Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

Paditet Ed Sheeran (FOTO)

$
0
0

1465472641ed

Është një prej kantautorëve të rinj më të dashur të momentit, por polemikave nuk i ka shpëtuar as i talentuari Ed Sheeran. Dy muzikantë e kanë hedhur në gjyq dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh, me pretendimin se balada e tij “Photograph” ka një strukturë mjaft të ngjashme me këngën e tyre, “Amazing”.

Martin Harrington dhe Thomas Leonard shohin të njëjtën përbërje muzikore me pjesën e inteprertuar nga fituesi i “X Factor”-it të vitit 2010 në Britani, Matt Cardle.

“Amazing”, sipas tyre, u kompozua në vitin 2009. Harrington dhe Leonard këmbëngulin se “Photograph” i Sheeranit ka 39 nota të ngjashme me të. Nga sa tregojnë dokumentet e paraqitura në gjykatë, në mbarë botën janë shitur mbi 3.5 milionë kopje të baladës së Sheeranit, e cila është përdorur gjerësisht edhe në dramën e re hollivudiane, “Me Before You”.

Të tilla episode nuk janë të pazakonta në botën e “show bizz”-it, ndërsa vitin që shkoi, pas një procesi të lodhshëm disamuajor, Robin Thicke dhe Pharrell Williams u urdhëruan t’i paguanin Marvin Gaye-it plot 7.3 milionë dollarë për shkak të ngjashmërise së madhe mes “Blurred Lines” dhe këngës së tij “Got To Give It Up”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>