Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

Horoskopi, 2 korrik

$
0
0

Dashi

Ka shumë gjasa që kjo të jetë një ditë irrituese për ju në orët e para të mëngjesit. Përpiquni të përballeni me problemet që ju lindin.

Demi

Natyra juaj afektive do të shpërthejë sot, ndaj njerëzit që ju rrethojnë duhet të ruhen prej jush dhe të bëhen gati të përballen me ju.

Binjakët

Duhet të kujdeseni më shumë për financat tuaja, sidomos për pagimin e faturave. Shpesh i lini detyrat pas dore, por ky nuk është aspak veprim i zgjuar.

Gaforrja

Truri juaj i majtë po punon shumë sot ndaj ushqejeni me fakte dhe informacion të vërtetë. Gjërat e ngatërruara nuk mund të zgjidhen sot.

Luani

Nëse sot keni ndonjë plan, ndiqeni. Nëse nuk keni asgjë në axhendën tuaj, atëherë pushoni.

Virgjëresha

Kjo është një ditë ideal për të përfunduar punët që deri më tani i kishit lënë pas dore.

Peshorja

Nëse keni planifikuar t’i shtoni pak shkëlqim ditëve tuaja, kjo është koha që po prisnit. Socializohuni dhe bëni miq të rinj.

Akrepi

Një informacion i ri, do t’ju bëjë t’i mendoni edhe një herë planet tuaja. Falë energjisë dhe mendjemprehtësisë do të dilni nga situata shumë lehtë.

Shigjetari

Do të keni edhe mosmarrëveshje me kolegë të mërzitshëm. Mos u shqetësoni, gjithçka do të rregullohet së shpejti.

 Bricjapi

Është një ditë e mirë për të komunikuar me njerëzit që janë larg jush. Mbajini pranë personat tuaj më të dashur dhe do të ndiheni më të plotësuar në jetë.

Ujori

Mos ndiqni rrugën e të tjerëve, por shkoni në rrugën tuaj. Përqendrohuni në planet që keni dhe bëjini ato realitet!

 Peshqit

Njerëzit do t’ju perceptojnë si shumë të ndjeshëm, por ju jeni në gjendjen tuaj më të mirë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>