Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25971

Princesha Charlene plot glamur në natën verore në Monaco

$
0
0

Edhe këtë vit, Monaco është veshur plot glamur për të festuar vallëzimin e tyre tradicional të Kryqit të kuq në club Sporting të Monte Carlo. Në Salle des Etoiles , parakaluan plot klas personalitete të ndryshme të shoqërisë së lartë. Pjesë e kësaj nate solidariteti ishin edhe çifti Alberto dhe Charlene, princa të Monacos.

charlene4-z
Dhe siç e donte dhe zakoni, Alberto dhe bashkëshortja u bënë përgjegjësit e Galas.
Kujtimi i masakrës së Mynihut, që i mori jetën 9 personave, ishte i pranishëm në këtë festë. Përpara darkës salla mbajti një minutë heshtje për viktimat. Madje çifti princëror kishte vendosur shirita të zinj në veshjet e tyre, si shenjë respekti dhe zie për të vdekurit dhe familjarët e tyre.

charlene1-z
Por përveç kësaj, në event nuk munguan edhe veshjet plot glamur të pjesëmarrësve. Charlene, princesha e Monacos ishte thjesht rrezatuese. Ajo kishte veshur një dizenjo më ton të purpurt dhe me një dekolde elegante. Ajo i kishte kombinuar me një palë sandale platini, e me një kuletë plot shkëlqim, të cilat kombinoheshin me vathët dhe byrzylikun e saj.

charlene7-z

monaco3-a


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25971

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>