Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25971

Horoskopi, 1 shtator

$
0
0

Dashi

Sot duhet të sqaroni njëherë e mirë disa mosmarrëveshje me dikë, që jeni zënë prej kohësh.

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota.

Binjakët

Është kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë” në shenjën tuaj ai që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja.

Gaforrja

Dita e sotme duket e qetë, por do të ketë edhe momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë.

Luani

Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik. Shfrytëzojeni si duhet këtë moment,

Virgjëresha

Janë vullneti i fortë dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale.

Peshorja

Sot ju këshillohet të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju.

Shigjetari

Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi

Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori

Sot në veçanti do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25971

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>