Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25949

Pallati i Kongreseve bosh, dështon koncerti i Al Bano Carrisi-t

$
0
0

Mundet të ketë qenë për shkak të motit, mundet të ketë qenë për shkak të zhvendosjes së vendit. Koncerti i këngëtarit italian Al Bano Carrisi u lajmërua se do të ishte në sheshin “Nënë Tereza”, por për shkak të shiut që parashikohej të binte që një ditë më parë u zhvendos në Pallatin e Kongreseve. Këtë herë, nuk ndodhi siç ndodh zakonisht në rrjetet sociale prej nga të gjithë të pranishmit shpërndajnë fotografitë e eventeve! U kuptua menjëherë që Pallati i Kongreseve nuk ishte mbushur, por nuk pritej as të ishte i boshatisur, shkruan “Panorama”. Disa fotografi të nostalgjikëve, nga salla, treguan më vonë se fansa të Al Bano-s nuk kishte. Mbase po të kishte qenë me Rominën, atmosfera do të ishte më entuziaste. Kujtojmë që ardhjet e koncertet e këngëtarit në Tiranë kanë qenë të shpeshta dhe sigurisht që nuk pritej të ishte më atmosfera e vitit 1989 kur dha koncertin e tij të parë, dhe as që të gjithë të këndonin “Felicita”!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25949

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>