Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

Tërmeti i fuqishëm në Gjirokastër, shemben dy shtëpi

$
0
0

Tërmeti i cili është regjistruar në orën 22:15 minuta në rajonin e Gjirokastrës, është ndier në të gjithë zonën jugore.

Si pasojë e lëkundjeve që kanë zgjatur më shumë se 4 sekonda, janë shembur dy objekte të braktisura prej kohësh në Tepelenë.

Bëhet fjalë për banesa që kanë mbi 10 vjet të pabanuara në fshatin Xhaxhaj dhe Rabije në rrethin e Tepelenës.

Objektet përdhese, fatmirësisht nuk kanë qenë të banuara ndërkohë që shtëpitë e tjera të këtyre dy fshatrave malore në rrethin e Tepelenës, nuk kanë pasur probleme serioze, përveçse disa krisjeve të lehta në mure.

Banesat e braktisura i përkasin Hasan Velajt dhe Et’hem Ballaxhias të cilët ndodhen në emigrim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>