Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25966

Përlotet Gerta Heta: I jam lutur Zotit mos të dilja duarbosh nga spitali

$
0
0

Gerta Heta ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Matea. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur një vit më parë përjetoi kënaqësinë e një shtatzënie të dytë duke pritur dy vajza binjake, vetëm njëra prej tyre arriti të mbijetonte.

E ftuar në programin “Pasdite në Top Channel”, këngëtarja ka rrëfyer dhimbjen që ka përjetuar një vit më parë dhe arsyen se pse vendosi që ditëlindjen e parë të së voglës së saj ta festonte me mjekët dhe infermierët, të cilët i qëndruan pranë asaj dhe Mateas.

“Ka qenë periudha më e zezë e jetës sime. Përtej dhimbjes që kam pasur, planifikova ditëlindjen e vajzës sime ku herë qaja dhe herë qeshja. Iu gëzova jetës dhe në shenjë mirënjohje vendosëm ta festonim ditëlindjen e Mateas me mjekët që më qëndruan pranë. M’u bë qejfi që më erdhën të gjithë, ndërsa ata që nuk mundën dot të ishin prezentë më dërguan urimet e tyre për Matean”,- ka thënë Heta e përlotur.
Moderatorja Gerta ka qenë e ftuar në studio sëbashku me vajzën e saj të madhe Luna dhe të dyja kanë uruar që vogëlushja Matea të rritet e lumtur dhe pse jo, sipas Lunës të bëhet edhe një pianiste shumë e mirë në të ardhmen./Blitz.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25966


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>