Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25949

Flokëkuqe, sot është dita juaj! 9 fakte mbi flokët e kuqe

$
0
0

Keni flokë të kuqe? 5 nëntori është dita juaj për të festuar. Sot është Dita Ndërkombëtare e Flokëve të Kuqe. Kjo festë ka filluar nga dy motra me flokë të kuqe të cilat donin që të gjithë të ndiheshin mirë me flokët e tyre të veçanta. Ju sjellim 9 fakte për flokëkuqet:

1.Numri i njerëzve me flokë të kuqe është më i lartë në Skoci (13%) dhe në vend të dytë Irlanda (10%). Në të gjithë botën vetëm 2% e popullsisë ka flokë të kuqe. 

2.Njerëzit me flokë të kuqe janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Kjo ndodh për shkak të mutacionit gjenetik (MC1R) i cili është arsyeja pse jeni me flokë të kuqe. Ky gjen lidhet edhe me receptorët e dhimbjes. Gjithashtu kjo do të thotë se zakonisht njerëzit me flokë të kuqe kanë më shumë nevojë për anestezi tek dentisti apo mjeku.

3.Të kesh flokë të kuqe nuk të bën thjesht unik. Disa prej njerëzve me flokë të kuqe shkruajnë me dorën e majtë. Të dyja karakteristikat vijnë nga gjenet reçesive. 

4.Njerëzit me flokë të kuqe nuk thinjen. Kjo ndodh sepse pigmenti zbehet me kohën dhe mund të kalojë në bjonde ose edhe e bardhë por kurrë ngjyrë gri.

5.Disa thonë se Hitleri i kishte ndaluar martesat midis dy njerëzve me flokë të kuqe. Mesa duket ai mendonte se kjo gjë do sillte “pasardhës të devijuar”.

6.Përgjithësit njerëzit me flokë të kuqe kanë sy kaf. Rrallë ndodh të kenë sy blu. 

7.Është provuar shkencërisht se bletët janë më të tërhequra nga flokët e kuqe.

8.Një studim i publikuar nga Gazeta britanike për kancerin sugjeroi se burrat me flokë të kuqe kanë 54% mundësi më pak për të pasur kancer në prostatë. 

9.Njerëzit me flokë të kuqe kanë më pak flokë se njerëzit e tjerë. Por flokët e kuqe janë më të trashë dhe duken më shumë.

Të famshëm me flokë të kuqe janë:

screenshot_1

Ed Sheeran

screenshot_2

Julianne Moore

screenshot_3

Rupert Grint

screenshot_5

Emma Stone

screenshot_6

Princ Harry

screenshot_8

Isla Fisher

screenshot_10

Lindsay Lohan

screenshot_12

Seth Green

dd28145cc2133207b575526f8949cb1b

Bella Thorne


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25949

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>