Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25949

KERCENIMI/ La nusen 2 ditë pas martese se nuk e gjeti të virgjër, familjarët e ish-gruas: Do të të ndajmë në 14 copa

$
0
0

Ditën e djeshme Avni Allmeta nga Burreli me historinë e martesës së tij tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut, kur tha se ndjehej i kërcënuar nga familja e ish-­bashkëshortes, të cilën e kishte kthyer pasi nuk e gjeti të virgjër. 24 orë nga ky rrëfim në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, 36-­vjeçari ndjehet më shumë i kërcënuar dhe kërkon ndihmën e policisë.  Siç raporton “Balkan web”, mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, 82-­vjeçari Sami Allmeta tregon se ka marrë një telefonatë nga vëllai i ish­bashkëshortes së djalit, i cili i ka thënë se i kishin një gjak borxh. “Jemi në gjak, djalin që ka dalë në TV do ta vras, do ta bëj 14 copa”,­ tha i moshuari, ndërsa shtoi se ka lajmëruar djalin për gjithçka. I pyetur në lidhje me marrëdhënien që djali kishte me ish­-nusen, Samiu thotë: “Mua mu duk se shkonin mirë, ne e mbanim nusen shumë afër. Gjatë 3 muajve e kisha pyetur nëse djali ushtronte dhunë dhe gjithmonë më thoshte që shkonim mirë”,­ tha ai. Në bazë të thënieve të djalit për mungesën e virgjërisë, Samiu thotë se, duhet ta kishte nxjerrë jashtë shtëpisë më herët. Avni Allmeta u kthye sot në mëngjes në banesën e tij në Durrës, pasi mbrëmë pas rrëfimit në TV kishte fjetur tek motra në Tiranë. Po sot ai u përball me kërcënimin e ri që kish mbërritur në telefonin e të atit Avniu është njëri nga djemtë e familjes Allmeta me 7 fëmijë, të cilët kanë lëvizur 10 vite më parë nga Klosi për një jetë më të mirë në Durrës. Për momentin është i papunë, dhe deklaron sërish se nëse ishgruaja do t’i kërkojë falje për mungesën e ndershmërisë, është i gatshëm të kthehet me të.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25949

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>