Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25973

Lu: Amerikanët votuan ndryshimin, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk ndryshojnë

$
0
0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në fjalimin e parë nga “Mëngjesi amerikan”, pas zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, u shpreh se amerikanët votuan për ndryshim. Lu deklaroi se kalimi i administratës nga demokratët te republikanët nuk do ndikojë raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sipas marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë të shkëlqyera.

Fjalimi i Lu-së:
Unë kam disa versione të fjalimit tim sot këtu dhe mendoj që kjo është një gjë e mrekullueshme për demokracinë. Sepse ajo është e paparashikueshme, entuziazmuese që Shqipëria dhe amerikane e bashkëndajnë. Dhe nëse do hidhni sytë rreth e qark do të shihni që kemi ftuar shumë të rinj që të ishin pjesë e kësaj kampanje presidenciale. Dhe përsa u kërkuam të rinjve? Sepse ju jeni me të vërtetë e ardhmja e kësaj demokracie. Demokracia është një gjë që na lidh sëbashku si amerikanë dhe si shqiptarë. Ajo është e rrëmujshme dhe shpesh me polemika. Por në fund demokracia na garanton liritë që i vlerësojmë shumë. SHBA ka zgjedhur presidentin e 45-ë, Donald Trump. Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA. Por nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. SHBA dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie të ngushta si me republikanët ashtu edhe me demokratët. Jemi aleatë të NATO-s, partnerë në Afganistan, kemi qëndruar sëbashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe pro pavarësisë së Kosovës. Këtë mëngjes dëgjuat nga President i zgjedhur Trump, se cili është përkufizimi i drejtë i demokracisë, “një kalim paqësor i pushtetit dhe vazhdimi i punës”. Ndërsa SHBA doli nga zgjedhjet, Shqipëria po hyn në fushatë. Shqiptarët do të nisin një debat të gjatë që do kulmojë në zgjedhjet e qershorit. Populli shqiptar do të bëjë zgjedhje të mençura, ai do të debatojë mbi çështjet e pasojave dhe se ai do të vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin Shqipërinë me Europën dhe SHBA-te.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25973

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>