Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

10 rregullat e arta që të bëjnë milioner

$
0
0

Këto janë 10 rregullat e artë që mund t’ju bëjnë milionerë:

Kurse për të investuar

Duhen para që të bësh para. Në vend që të shpenzoni kursimet tuaja në udhëtimin e ëndrrave ose një makinë të re, përdori ato para për të nisur një biznes apo një projekt të ri.

Kërko për mënyrën më të mirë që t’i investosh paratë

Si dhe ku i investoni paratë është një vendim i rëndësishëm. Investime të suksesshme janë një çelës për të arritur qëllime afatgjata. Shumëfishim Kurrë mos vini bast vetëm për një gjë!

Shpenzoni para për investime të ndryshme ndërkohë që mbani punën bazë teksa arrini qëllimet e tjera. Mos pretendoni të jeni personi që në të vërtetë nuk jeni “Shtriji këmbët sa ke jorganin” i thonë një shprehje.

Mos shpenzoni më shumë nga ç’përballoni. Në vend që të dilni nëpër darka dhe restorante luksoze, organizoni takime dhe mbledhje në shtëpinë tuaj dhe hiqni mënjanë paratë që nuk shpenzuat kot.

Vetëedukimi është kryesor

 Nëse doni të arrini sukses në botën e biznesit, duhet të jeni të gatshëm t’i kushtoni kohë vetëedukimit. Ndiqni kurse të ndryshme, blini libra ose lexoni informacione në internet. Një njeri i suksesshmëm mund të flasë në mënyrë inteligjente për shumë tema të ndryshme. Ndryshoni mendimin që keni mbi paratë Ndaloni së menduari se paraja është dicka e pamundur për t’u arritur ose se jeni mirë me aq sa keni. Filloni të pranoni se të kesh para nuk është keq sa kohë që është fituar në mënyrë të ligjshme dhe pa i hyrë tjetërkujt në hak.

Vendosni qëllimet dhe pikësynimet që keni

Kjo do t’ju ndihmojë të ecni në një rrugë të drejtë dhe të dini se ku do të arrini.

Mbani rreth vetes njerëz të suksesshëm

Të kesh pranë njerëz më të zgjuar, më të pasur dhe më të suksesshëm se ju ndihmon të mësoni prej tyre. Projektojeni veten të pasur Është si të ndjellësh energji pozitive. Nëse mendoni se do të jeni të pasur, e arrini më shpejt.

Mosha është thjesht një numër

Për fat të keq, në disa shtete, është e vështirë që njerëz të disa moshave të caktuara të gjejnë një punë të mirë, pavarësisht eksperiencës së tyre. Por mbani mend se nëse doni të bëheni të pasur, mund ta bëni në cdo moshë./Panorama


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

Trending Articles