Një grup ekspertësh në Universitetin e Harvardit dolën në konkluzion se jo të gjithë filmat vizatimor janë të përshtatshëm për fëmijë, sidomos ky që do t’ju tregojmë tani. Edhe pse ky film vizatimor ka patur shumë sukses dhe ndiqet nga të gjithë fëmijët në botë, pyetja që ngritën psikologët ishte: A duhet ta shohin fëmijët këtë? Përgjigja ishte jo. Bëhet fjalë për filmin vizatimor “Peppa Pig”. Sipas tyre ky film shkakton autizëm tek fëmijët. Madje sjelljet e personazhit Peppa Pig kanë bërë që fëmijët të sillen pa respekt me prindërit e tyre. Peppa është e pasjellshme dhe nuk ndëshkohet nga gabimet që bën. Është një episod ku Peppa dhe vëllai i saj refuzojnë të pastrojnë dhomën e tyre, por pasi prindërit i ndihmojnë të pastrojnë dhomën, në fund ata e bëjnë rrëmujë prapë duke qeshur me arrogancë. Disa prindër janë ankuar se fëmijët e tyre kopjojnë sjelljet e Peppa-s, madje ata kanë ndaluar shikimin e këtij filmi në shtëpi.
↧