Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25966

Mësoni çfarë ka planifikuar 2017-ta për ju, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit…

$
0
0

Sipas astrologëve, 2017-ta do jetë viti i suksesit për shkak se Dielli afrohet me Plutonin dhe ndan Marsin me Neptunin. Me fjalë të thjeshta, 2017-ta do t’ju shkojë shumë mirë nëse i përmbaheni udhëzimeve për shenjën tuaj. 

Dashi – Sharmi do jetë çelësi i suksesit për ju gjatë 2017-ës. Këtë gjë keni kërkuar edhe gjatë këtij viti dhe do e arrini në vitin e ardhshëm. Në një kohë të shkurtër do filloni të shihni ndryshimet.

Demi – Viti 2017 do jetë i juaji. Suksesi do t’ju vijë kur të fokusoheni edhe tek shëndeti juaj të cilin e keni lënë pas dore. Duke u kujdesur për shëndetin do të keni një të ardhme më të stabilizuar. 

Binjakët – Në 2017-ën do keni ide të pafundme, por do jetë e vështirë t’i vini në punë. Flisni, bashkëpunoni, gjeni një partner dhe bashkëpunoni nëse mendoni se është gjëja e duhur.

Gaforrja – Viti 2017 do jetë një vit plot me arritje të mëdha dhe ndryshime për ju. Do bëni një ndryshim që do t’ju çojë në një vend më të mirë. 

Luani – Viti i ardhshëm do t’ju sjellë energji në punë, karrierë dhe në sektorin e kreativitetit. Por mos lini mënjanë emocionet, idealet dhe instiktet tuaja për shkak të punës.

Virgjëresha – Viti 2017 do ju sjellë aventura, do ndani realitetin nga iluzioni. Gjithashtu do të keni mundësira në karrierë. 

Peshorja – Lidhjet e ngushta, partnerët dhe miqtë janë çelësi për peshoret. Dashuria dhe lidhjet sociale do t’ju leverdisin më shumë.

Akrepi – Nuk e keni idenë sa me fat do jeni në vitin e ardhshëm. Do fokusoheni tek puna. Por shikoni edhe mundësitë që do t’ju vijnë.

Shigjetari – Do t’ju hapen shumë dyer në vitin 2017, projekte që nuk i kishit konsideruar më parë. 

Bricjapi – Viti 2017 do t’ju sjellë progrese dhe suksese të mëdha. Familja dhe shoqëria do t’ju mbështesin, por do të jetë dashuria ajo që do t’ju sjellë progres.

Ujori – Viti i ardhshëm do t’ju rrisë potencialisht dhe personalisht. Puna e palodhur dhe suksesi do të jenë aty për ju.

Peshqit – Në 2017-ën përdorni sharmin tuaj në vend që të magjepseni nga dikush tjetër. 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25966

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>