Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25956

5 mënyra se si të bëni fytyrën tuaj të duket më e hollë

$
0
0

1. Zmadhoni vetullat

Vetullat e plota bëjnë që fytyra të ngjajë më e hollë pasi, ato ndihmojnë të ndjanë hapsirat e fytyrës ( balli, faqet). Pasi të mbushni vetullat tuaja me laps, makeup artist rekomandon që pjesa fundore të zgjatet paksa për të krijuar efektin e hollimit të fytyrës.

2. Modeli i flokëve

Kërkojni parukierit tuaj që të synojë gjithmonë në modelet të cilat konsistojnë në flokë të drejta dhe modele të rregullta, bëjnë që fytyra të ngjajë më e hollë.

3. Lyeni sytë si mace

Duke vizatuar cepat e jashtëm të syve me një penel, te cilat më pas i sfumojmë me pluhur të errët sysh, kjo bën që pjesa e poshtme e fytyrës të bjeri me pak në sy, duke i dhën përparësi asaj të sipërmes.

4. Konturmi i fytyrës

Konturimi është një nga pjesët më delikate të makeup-it, pasi ai duhet të duket sa më natyral. Ky proces nis me aplikimin e një pudre me ngjyrë të hapur në ato zona ku do të konturohet fytyra në mënyrë që ato të dalin sa më pah. Tonalitet e errëta nisin nga tëmthat dhe vazhdojnë në pjesën poshtë mollëzave. Përsa i përket tonatiletve më të hapuar se vetë ngjyra e lëkurës, aplikohen në pjesë si: hunda, qendra e ballit, dhe mjekra.

5. Theksojmë pjesën qëndrore të fytyreës

Për ta evidentuar sa më shumë pjesën qëndrore, rekomandohet aplikimi i highlight, i cili vendoset mbi mollëza duke larguar vëmendjen  nga pjesët më të gjera të fytyrës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25956


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>