Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25956

Botuan lajmin se ka qenë eskortë, Melania Trump padit Daily Mail-in dhe kërkon 150 milionë dëmshpërblim

$
0
0
Zonja e parë e SHBA­së ka paditur gazetën britanike “Daily Mail” pas një artikulli të botuar pak ditë më parë, ku shkruhej se Melania Trump kishte punuar si eskortë në vitet e para të karrierës së saj si modele.
Shkrimi i “Daily Mail” bazohej në një artikull të botuar në një revistë Sllovene, në të cilën shkruhej se në vitin 1990, Melania punonte në një agjenci mode në New Yorkru, e cila shërbente gjithashtu edhe për shërbime seksuale për të pasurit. Por bashkëshortja e Presidentit i ka mohuar këto akuza duke shtuar se “Daily Mail’ i ka prishur imazhin dhe i ka ulur reputacionin që do të kishte ne statusin e ri që sapo ka marrë. Edhe pse gazeta britanike e hoqi shkrimin duke kërkuar edhe ndjesë dhe duke theksuar se ky shkrim i referohej revistës sllovene, Melania nuk e ka tërhequr akuzën. Ajo ka kërkuar një dëmshpërblim prej 150 milion dollarësh.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 25956

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>