Ndonëse pas hekurave, “mbreti i papracëve” Fabrizio Corona nuk ka harruar t’i shprehë dashurinë të fejuarës së tij Silvia Proveddi. Brunia bukuroshe e grupit të dy motrave “Le Donatella” ka marrë një buqetë të madhe trëndafilash, si dhuratë nga partneri i saj në burg, ditën e të dashuruarve. Më vonë vetë këngëtarja e ka ndarë gjestin e Fabrizios me të gjithë në Instagram: “Në këto ditë, shpesh nuk gjen fjalët e duhura për të shprehur gjithçka ke brenda. Eshtë gjithnjë rreziku se mund të dukesh patetik ose banal, krahasuar me atë që ndjen në të vërtetë. Por ajo që ka rëndësi është që duhet ndjekur gjithmonë zemra e duhet dashuruar vërtetë. Sepse dashuria e vërtetë nuk njeh pengesa e të bën të përballosh gjithçka… gjithmonë”./ revistawho.com
↧