Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25780

Të dobësohesh sipas ngjyrave të ushqimeve, shpikja më e re e shkencëtarëve

$
0
0

Rënia në peshë është një nga problemet më të mëdha, në të gjithë botën. Amerika është në krye të listës! Metodat për dobësimet e shpejta e të ngadalta janë nga më të ndryshmet. Më i fundit është ai sipas ngjyrave të ushqimeve që hamë sepse, sipas shkencëtarëve, ngjyrat ndikojnë. Ata kanë bërë një menu ushqimore ku ndajnë çdo ushqim në tre kategori; jeshile, portokalli, të kuqe, njësoj si ngjyrat e semaforit.
Kuptohet që në ngjyrën jeshile u kategorizuan ushqimet me kalori më të ulëta që shkonin nga 140-400. Portokallia përmbante 400-550 dhe e kuqja përfshinte ushqimet me 550-950 kalori.
E gjithë kjo u testua dhe u vu re se vetëm duke parë etiketat ku ishin shkruar kaloritë, blerësit konsumonin mesatarisht 10% më pak kalori ditore. Duke i krahasuar ushqimet njëra me tjetrën ata llogarisnin kaloritë që u duheshin dhe blinin ushqimet e përshtatshme./syri.net


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25780


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>