Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25767

Paris Hilton tregon arsyen pse nuk i kthehet televizionit: S’kam kohë, po ndërtoj perandorinë time

$
0
0

Në intervistën e saj të fundit për revistën “Plastik”, Paris Hilton tregoi edhe arsyen pse ajo po qëndron larg ekranit. “S’kam kohë”, – u përgjigj biznesmenia. “Stafi im merr telefonata çdo ditë për të marrë pjesë në emisione, por unë jam e zënë duke u marrë me perandorinë time kështu që nuk kam kohë. Ndihem sikur kam mbaruar punë me televizionin dhe nuk është më prioriteti im. Jam më e interesuar të jem biznesmene”, -tha Paris. Ajo ka 19 linja produktesh, 20 parfume dhe gjithashtu është DJ në Ibiza. Mesa duket nuk do e shohim më në ekran Paris me këngë të reja apo në ndonjë film. Fundja siç përmendi vetë ajo, po ndërton perandorinë./revistawho.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25767


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>