Kur të gjithë kanë uruar mësuesit e tyre në Ditën e 7 marsit, festën e mësuesit, Rozana Radi ka zgjedhur të bëj të kundërtën. Ja çfarë shkruan Rozi në rrjetet sociale:
“Meqenëse jemi në atmosferën e festës së 7-marsit, ditës së mësuesve, s’rri dot pa i kujtuar. Sidomos ata mësues që kurrë nuk i dhanë dorë talenteve. Sepse frikësoheshin se do të vinte një ditë dhe do t’u zinim vendin e punës. Atë që vinin gjithmonë në krye nxënësit u bëheshin urë. Ata që kur dëgjonin diku të flitej mirë për talentin tënd, hidhnin baltë për ty. Ju nuk meritoni të festoni 7 mars. Lirojeni atë vend, boll e mbajtët, të dashur mësues armiq.” (61636)