Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

Ekskluzive/ Çiljeta i jep fund marrëdhënies me babanë e Fernandos

$
0
0

ciljeta

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me babain e Fernandos, Chris-in. E kontaktuar nga Who, këngëtarja e suksesshme e dhjetëra hiteve pohon se lidhja e saj nuk po funksiononte më, ndaj dhe i ka dhënë fund. “Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon”, – ka thënë ekskluzivisht Çiljeta. “Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”, – ka vazhduar ajo.

Këtë pohim ajo e ka bërë edhe live gjatë spektaklit “E Diell” në një bisedë telefonike me Eraldo Rexhon. Pyetjes sonë ‘nëse do ta vazhdojë apo jo Çili komunikimin me ish-partnerin, ajo i është përgjigjur: “Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”. Me këtë lajm do gëzohen shumë nga adhuruesit e Çiljetës, e cila më së fundi është sërish singëll. Aktualisht bomba e skenës shqiptare po punon për një projekt të ri, të cilin do ta sjellë shumë shpejt.

Historia e bukur e dashurisë mes Çiljetës dhe Chris nisi rreth 4 vjet më parë dhe është komentuar vazhdimisht në shtyp, ndonëse këngëtarja ka preferuar të mbajë atë larg vëmendjes mediatike. (86944)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>