Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961

Ja shprehjet që prindërit nuk duhet t’ua thonë fëmijëve të tyre

$
0
0

3ab76d4a742d4e19938b6e51994324f2

Në momentet e nervozimit, lodhjes, ankthit apo inatit prindërit u thonë fëmijëve të tyre gjëra të cilat nuk i mendojnë. Disa nga ato mund ta bëjnë fëmijën të qeshë apo të nevozohet dhe ai, por disa të tjera mund ta lëndojnë, ta bëjënë të qajë dhe tii ulin vetëvlerësimin. Situata të tilla përkeqësojnë marrëdhenien prind-fëmijë. Ndaj dhe prindërit duhet të jenë më të përmbajtur përsa u përket këtyre frazave:

Lerë se e bëj vetë

Shumë prindër janë të gatshëm të ndihmojnë fëmijët me projektet shkollore, punët etj, por është më mirë t’i lenë ata të punojnë edhe vetë.

Mos qaj

Fëmijët duhet të jenë të lirë të shprehin ndjenjat e tyre. Duke i thënë fëmijës të mos qajë është sikur t’i thuash se është gabim të qash, ndërkohë që e qara është një gjë normale.

Boll hëngre

Ka mënyra të ndryshme për t’i folur fëmijëve për zakonet ushqimore. Fjalët që përdorni kur flisni për këtë temë duhet të jenë të zgjedhura me kujdes pasi luajnë rol të rëndësishëm në vetëvlerësimin e fëmijëve.

Pse nuk i ke ngjarë fare vëllait/motrës

Nuk ka gjë më të keqe për një fëmijë sesa ta krahasosh me një tjetër, aq më tepër më vllain apo motrën e tij. Prindërit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur veçantinë e çdo fëmije.

Të premtoj

Asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt nëse mund të plotësoni dshirat e fëmijëve. Ndaj është më mirë të thoni “Do mundohem”.

Nuk ke gjë

Për ju mund të jetë një gërvishtje e vogël, por për fëmijën merr përmasa të tjera. Ndaj putheni dhe përkëdheleni në të tilla raste pa i dhënë situatës përmasa të mëdha.

Shoku jot është budalla

Nëse nuk doni që fëmija juaj të përdorë fjalë ofenduese, duhet të kujdeseni me fjalorin tuaj. Përveç kësaj, duke i thënë fëmijës tuaj kështu ju e ulni atë sepse kritikoni përzgjedhjen e tij në shoqëri.

Ja të vijë babi dhe të shikosh ti

Ka dy gabime tek kjo frazë. E para, që fëmija do të ndëshkohet më vonë për diçka që bëri tani dhe e dyta që ju nuk mund ta kontrolloni gjendjen ndaj dhe prisni bashkëshortin, i cili automatikisht me këtë rast bëhet “i keqi”.

Sepse kështu dua unë

Këtë frazë klishe e thotë pothuajse çdo prind. Ndaj dhe duhet ta sqaroni fëmijën për vendimin tuaj, sepse në të kundërt ai nuk ka për të kuptuar kurrë si mendoni.

Uroj që fëmijët tënd të të bëjnë të njëjtën gjë që më bën ti mua

Për ju mund të jetë më shumë humoristike kjo shprehje, por fëmija mund të mendojë që nuk iu pëlqen që jeni prindi i tij.

Pusho!

Asnjëherë. Mos e përdorni asnjëherë. Është shprehje e keqe dhe e pahijshme. (2641)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25961


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>