Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all articles
Browse latest Browse all 25956

EKSKLUZIVE/ Ditëlindja e Çiljetës dhe Fernandos, festa me fëmijë dhe darka e të famshmëve. Nga dhuratat tek ‘harbimi’ majë tavolinave

$
0
0

IMG_2634

Ylli i skenës shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe djali i saj Fernando, prej tre vitesh tashmë festojnë njëherësh ditën e lindjes. Kështu ka ndodhur edhe këtë 5 shkurt, vetëm se në dallim nga vitet e tjerë këtë herë ishin dy festa. Fernando, tashmë 3 vjeç, ka shokët e tij dhe mami Çili i mblodhi ata në një ambient kushtuar të vegjëlve, në një festë të personalizuar për Fernandon. Krahas shokëve të Fernandos nga kopshti, nuk mungonin në këtë organizim edhe djali (Paridi) i mikeshës së saj të ngushtë Ingrit Gjoni, vajza (Coco Antonel) e Inis Gjonit, vajza (Anna) e Soni Malaj, etj. Festa e konceptuar si një takim mes superheronjsh, kulmoi me fryrjen e qirinjve, ku Fernando në krah të mami Çilit dhe familjarëve të tjerë gëzoi nën ritmet e “Happy Birthday”. Nuk munguan në këtë ditë për të voglin dhuratat, ndër të cilat mbizotëronin lodrat e veshjet.
Por festa nuk ka mbaruar, sepse pas Fernandos e kishte rradhën mami Çili të mblidhte miqtë e saj më të afërt në një darkë, ku të gjithë bën gëzuar për shëndetin e këngëtares. Prezentë në tavolinën festive ishin edhe personazhe të njohur si: Ingrit Gjoni, Inis Gjoni, Rozana Radi, Enca Haxhia, Altin Sulku, etj. Përgjatë gjithë darkës, ajo që ka mbajtur gjallë atmosferën ka qenë këngëtarja Ingrit Gjoni, e cila ka kujtuar momente të bukura e gazmore nga koncertet me Çiljetën, edhe duke e imituar atë.
Sa i takon dhuratave, surprizat nuk kishin të sosur edhe për 31-vjeçaren me sytë e shkruar, e cila sapo hyri në restorant gjeti mbi tavolinë një buqetë të madhe me trëndafila. Dhuratat ndërkaq ishin të shumta nga të gjithë të pranishmit, të tilla si: bizhuteri të shtrenjta, produkte kozmetike e veshje. Ndër to, ato ranë më shumë në sy ishin një pikturë e Çiljetës me Fernandon, një orë luksi (Ademars Piguet) dhe një unazë e punuar me diamantë…
Festa nuk përfundoi me kaq, sepse pas darkës të gjithë të ftuarit ju drejtuan një ambienti me muzikë ‘live’ ku dëfryen deri në orët e para të mëngjesit duke kërcyer edhe mbi tavolina.
Fotot: Altin Çelmeta

(116090)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 25956

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>