Të gjithë mblidhen për ritualin. Sham dhe Anxhali ndodhen para Kushit dhe Lavanjës. Kushi mundohet të shohë bashkëshortin e Anxhalisë. Sham i bie telefoni dhe largohet. Anxhali niset për tek ai por Kushi i thotë se po shkon ajo ta thërrasë. Kushi shkon në tarracë ku ndodhet Sham ndërsa ai është duke folur në telefon. Sham kthehet dhe habitet kur Sheh Kushin. Kushi afrohet drejt tij duke kujtuar të gjitha gjërat. Ajo i gjuan në shpullë Shamit. Sham nuk ka nga t’ja mbajë. Kushi largohet dhe përballet me Arnavin. Ajo nuk i thotë atij për Shamin pasi e di sesa shumë e do Anxhali atë. Kushi është shumë e mërzitur dhe Arnav e sheh këtë. Ai e pyet ku po shkon. Po ashtu Anxhali i thotë Kushit të flasë shkruan revistawho. Sham i thotë Anxhalisë të bëjë shpejt ritualin pasi i duhet të ikë. Sham largohet me Kushin. Ai i vë dorën në shpatull ndërsa Kushi i thotë mos ta prekë. Sham fillon t’i shpjegohet por Kushi i thotë se nuk do të dëgjojë asgjë. Dikush i bie borisë dhe kur Kushi kthen kokën sheh Shamin para në mes të rrugës ndërsa një kamion po vjen me shpejtësi./revistawho.com
SI TA QUAJ KËTË DASHURI/ Sham demaskohet nga Kushi, ai tenton vetëvrasjen, ja ç’do ndodhë nesër
Një ndarje e mundshme e çiftit të “Big Brother 9”? Reagon Dona
Dona dhe Musa ishin një nga çiftet që u lidhën në “Big Brother 9”. Madje ai është shprehur disa herë që Dona ishte femra që i mësoi çfarë është dashuria. Postimet e Donës e ditës së djeshme ku shfaqeshin disa nga format se si një mashkull mund të manipulojë një femër, sollën disa spekulime që lidhja e tyre mund të kishte marrë fund. Largimi i Musës jashtë shtetit mendohej të ishte arsyeja kryesore, pasi largësia mund të jetë pika kyçe e ftohjes së marrëdhënieve. Mirëpo reagimi i saj vjen menjëherë ku ndër të tjera shkruan: “Çfarë kam publikuar dje, nuk kanë lidhje me mua dhe Musain. Thjesht një shaka me disa shoqe të mia. Sa për sqarim.” Kjo tregon që ata të dy vazhdojnë akoma bashkë dhe më të lumtur se kurrë.
FOTO/ Rita Ora, një divë e vërtetë në eventin e “Cartier”
Rita Ora është një divë e vërtetë dhe këtë e vërtetoi më së miri në paraqitjen e saj në tapetin e kuq. Marka e njohur e stolive, Cartier ka organizuar një event ku Ora ka qenë e ftuar, duke u shfaqur më e bukur se kurrë. Ajo ishte veshur me një fustan të kuq që i theksonte akoma dhe më shumë linjat e saj perfekte. Në duar mbante disa bizhuteri të po asaj marke që i shtonin dhe më shumë hijeshinë. Të hënën, në mbrëmje u lansua prodhimi i orës “Panthere” e cila ka 14 vjet që nuk është prodhuar, që në 1983. Një eveniment ku këngëtarja shqiptar u duk si një ikonë mode!
Këngëtarja e njohur “kapet” mat, njihuni me të dashurin e saj të ri
Hilary Duff po përjeton një lidhje të bukur dashurie. Sipas Daily Mail, këngëtares së njohur i ka “vjedhur” zemrën, biznesmeni Ely Sandvik. Destinacioni i çiftit janë plazhet e Malibu-së ku ata janë parë duke shkëmbyer momente romantike me njëri-tjetrin. Hilary mesa duket ka gjetur dashurinë e vërtetë, pasi gjatë gjithë kohës shfaqet e buzëqeshur dhe lumturia dallohet lehtë në sytë e saj. Po t’i hidhni një sy fotove, do të kuptoni që dashuria është një ndjenjë që të jep jetë.
Rob Kardashian dhe Blac Chyna arrijnë një marrëveshje mbi kujdestarinë e Dream
Fëmija zbut dhe konfliktet më të rënda. Edhe për Rob Kardashian dhe Blac Chyna, pika e tyre e dobët mbetet vajza e tyre 8 muajshe Dream. Pas skandalit, ku Rob publikoi disa foto intime të nënës së vajzës së tij, menduam që ata do t’i drejtoheshin dyerve të gjykatës, për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi. Por mesa duket jo! Kujdestaria për vajzën e tyre është ndarë në mënyrë të barabartë dhe pa ndikim formal, që do të thotë që marrëveshja ka qenë mes tyre pa ndonjë shkresë zyrtare. Burimet kanë thënë për TMZ që ata janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim kur bëhet fjalë për Dream. Dashuria e prindit për fëmijën mbetet mbi gjithçka!
Bebe Rexha kritikohet nga fansat, poston një “veprim” të turpshëm
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha shpesh lakohet në media për sukseset apo veprimet e saj. Sepse kjo vajzë nuk ndalet së qenuri në qendër të vëmendjes. Dhe së fundmi është kritikuar nga vetë fansat për një veprim të turpshëm që ajo postoi në “Instagram”. Në foto, Bebe shfaqet duke i puthur të pasmet një gruaje statujë, veprim që ka shkaktuar mjaft polemika te ndjekësit e saj. Edhe pse këngëtarja mund të ketë qenë duke bërë shaka, kur je një personazh publik duhet të jesh më e kujdesshme për detajet që vendos të ndash nga përditshmëria.
Modelja rrëfen: “Jam penduar për operacionet plastike që kam bërë”
Modelja e njohur, Jessica Shears ka deklaruar hapur që është bërë pishman për ndërhyrjet kirurgjikale, pasi është ndjerë e detyruar ta bëjë vetëm nga komentet negative të njerëzve. Si një konkurrente e “Love Island” ajo u bë e njohur për përmasat e saj bombastike që i linin pak vend imagjinatës. Ajo ka bërë një impiant të gjirit në moshën 24- vjecare, por sipas saj i ka shkaktuar pasiguri në trup dhe një farë “urrejtjeje”. “Unë nuk është dashur që të bëja operacione plastike në moshë aq të re”, ka rrëfyer Jessica. Kjo deklaratë shkaktoi mjaft polemika, por mbi të gjitha mori një mbështetje globale, si një nismë dedikuar femrës.
Flokë të thatë? Provoni maskën me vezë
Vezët janë një burim i pasur i proteinave që ndihmojnë në forcimin e folikulave të flokëve dhe parandalojnë këputjen e tyre.
Maskë në kushte shtëpie me vezë:
1.Hidhni 2 vezë në një tas.
2.Rriheni atë tërësisht për ta bërë më të butë.
3.Lagini pak flokët me ujë.
4.Aplikoni masën e vezëve në flokë.
5.Mbështillni flokët në një peshqir dhe lëreni për 30 minuta deri në një orë.
6.Shpëlajeni tërësisht me ujë të ftohtë dhe më pas lajini me shampo.
7.Përsëriteni këtë procedurë 2 deri 3 herë në javë.
Daniel dhe Fotini falenderojnë çiftin e verbër: “Ndihemi me fat…”
Daniel dhe Fotini, brenda shtëpisë së “Big Brother 9” gjetën një histori përallash. Aty lindi ndjenja, u lidhën, u martuan dhe në fund shkuan në shtëpi si fitues të 100 milion lekëve. Pas daljes nga “BB9”, marrëdhënia e tyre nuk u venit aspak, por qëndroi e fortë pa u lëkundur. Ditën e sotme ata kanë ndarë me fansat një foto familjare ku pranë Danielit dhe Fotinisë janë ulur një çift i verbër. Sado e pabesueshme ju duket, pavarësisht që nuk kanë pasur mundësi të shohin fizikisht, ata kanë ndjekur 24 orë në 24 dyshen fituese. Një gjest i tillë nuk ka kaluar pa u përmendur, ku ndaj tyre u shpreh një mirënjohje e thellë për gjestin dhe kohën e kushtuar. Fundja, kush nuk do të donte të kishte fansa të tillë!
SI TA QUAJ KËTË DASHURI/ Kushi i thotë se do i tregojë Anxhalisë, Sham e kërcënon, ja ç’do ndodhë nesër
Arnav shqetësohet edhe më shumë kur merr vesh që Kushi nuk është në shtëpi. Ai telefonon Kushin por ajo e ka telefonin e fikur. Kushi shkon në tempull. Arnav i telefonon dhe Kushi e hap. Arnav i thotë mos tja mbyllë më telefonin i shqetësuar. Kushi habitet dhe i thotë se duhet të flasë me të. Lavanja dëgjon bisedën e Arnavit dhe habitet që ai u bë merak për Kushin. Kushi kthehet në shtëpi. Ajo gjen Shamin atje i cili i thotë se i tregoi të vërtetën familjes. Kushi i thotë se do t’i tregojë gjithçka Anxhalisë. Sham i thotë se para se të bëjë diçka duhet të mendojë për lidhjen e Akashit dhe Pajalit. Ai kërcënon Kushin se do e prishë lidhjen e Akashit dhe Pajalit nëse ajo i tregon Anxhalisë. Arnav kujton momentin kur Kushi po qante ndërsa Lavanja i thotë për fejesën. Ai i thërret Lavanjës me emrin e Kushit. Lavanja largohet e mërzitur. Kushi vjen në shtëpinë Raizada. Anxhalisë i bie mangalsutra varësja që personifikon martesën por Kushi arrin ta kapë para se të bie në tokë. Anxhali mërzitet pasi rënia e varëses nënkupton se martesa e saj me Sham do marrë fund ose ai vdes. Ajo shkon lutet për Shamin./revistawho.com
Çfarë po ndodh me Era Istrefin?
Era Istrefi momentalisht po shijon suksesin e saj ndërkombëtar. Edhe pse ajo nuk ka dhënë detaje për jetën e saj private, mediat kanë “gërmuar” duke hedhur dritë për një marrëdhënie të mundshme me Faton Shoshin. Gjithmonë i shmangen pyetjeve lidhur me statusin e tyre saqë na bën të dyshojmë a janë apo jo në një lidhje. Megjithatë Era kësaj here e paska ndarë mendjen të na tregojë disa detaje më shumë. Postimi i saj më i fundit mban mbishkrimin: “Mos bie në dashuri”. Mos vallë marrëdhënia e tyre ka marrë fund apo kurrë nuk ka ekzistuar një e tillë?
Këngëtarja vendos të thotë dy fjalë : “Më puthni të pasmet…”
Jessica Simpson mbetet një nga këngëtaret më të preferuara të momentit për publikun amerikan. Përvecse zotëron një zë potent, njihet gjithashtu dhe për linjat e saj perfekte. Ajo e ka deklaruar hapur që palestra është çelësi për një fizik të rregullt dhe në formë. Mund t’ju duket e pabesueshme por Jessica sot mbush 37 vjeç. Një foto e postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet nudo pranë pishinës, mbante një mbishkrim me urimin më të çuditshëm. “Më puthni të pasmet e mia 36- vjeçare.” Këngëtarja simpatike ka zgjedhur të urojë veten në këtë mënyrë për një vit tjetër që po lë pas. Thjesht e paparë!
Shton disa kile, aktorja e njohur bie në depresion
Aktorja me famë botërore, Charlize Theron njihet si një nga femrat më të bukura në botë. Por ajo pamja perfekte që i karakterizon ndonjëherë zhgënjen. Pas xhirimeve të filimit “Tully”, ajo ka thënë në një intervistë që shtimin në peshë e ka përjetuar shumë keq. “Ishte e tmerrshme në të gjitha aspektet. E ndjeva me të vërtetë shumë. Sheqeri më futi në depresion. Më vinte për të vjellë gjatë gjithë kohës, nuk humbja dot më peshë. I thoja doktorit tim se isha duke vdekur”- rrëfen ajo. Eh vipa janë, po halle si ne të gjithë kanë.
9 vite lidhje, ish- banorja e “Big Brother” rikthehet përsëri me DJ italian
Rike Roci edhe këtë vit është “arratisur” për pushime drejt Ibiza-s, por jo pa qëllim. Ish-banorja e “Big Brother” jo vetëm që ka rrëmbyer vëmendjen me format e saj joshëse por që më në fund zbuloi një sekret të vogël për jetën e saj private. Lind pyetja: Me kë mendoni ju se po pushon Rike? Edhe pse kanë rreth 2 vite që janë ndarë, ndjenjat për njëri-tjetrin nuk janë shuar. Kot nuk thonë: “Ku ka pasur zjarr, ka mbetur hi”. Pas një lidhjeje 9 vjeçare ajo rikthehet me DJ italian, Luca Binatti. Ishte vetë Rike që ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, momentet nga një drekë me familjarët e Luca-s. Ku ka më bukur se dashuria!
FOTO/ Lori Hoxha, një yll në mes të detit
Lori Hoxha konsiderohet si një nga femrat më të bukura shqiptare. Gjithmonë e kuruar në paraqitjen e saj, pa harruar dhe stilin e pagabueshëm që ka në veshje. Sot ajo ka publikuar një foto në “Instagram” ku hijeshia e saj i lë pak vend imagjinatës. Përpos peisazhit të mrekullueshëm, nuk mund të anashkalohen dhe format perfekte trupore. Pushimet kanë nisur për bloggeren shqiptare dhe mund të themi se ajo duket më e bukur se kurrë.
Bleona Qereti shfaqet më sensuale se kurrë
Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kësaj here është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale me një deklaratë të fortë. Krahas fotos ka lënë mbishkrimin: “Vajza më e mirë që keni dashur ndonjëherë dhe përbindëshi më i frikshëm që nuk e keni ditur se keni nevojë…”- ka shkruar ajo. Bukuria e ndërthurur me format e saj joshëse i japin një vend më se të merituar, si një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Me një veshje dantellë të zezë, ajo i lë pak vend imagjinatës. Një bombë e vërtetë!
Ndahet nga jeta legjenda e jazz-it
Legjenda e jazz-it të Afrikës jugore, Ray Phiri ka ndërrruar jetë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin dhe nuk mundi t’ja dilte dot betejës me kancerin e mushkërive. Ai ariti kulmin e famës në vitin 1986 kur publikoi albumin “Graceland”, një sukses i padiskutueshëm. Ray u shtrua në spital para dy javëve dhe në orët e para të mëngjesit u dha lajmi për vdekjen e artistit. Një familjar bëri publike gjendjen në të cilën këngëtari ndodhej pasi nisi një nismë për mbledhjen e parave të nevojshme që duheshin për kurimin e tij. U preftë në paqe!
Recetë në kushte shtëpie për pikat e zeza
Pikat e zeza nuk do të jenë më një problem. Hidhini një sy recetës së përgatitur në kushte shtëpie dhe do të keni rezultate efektive që pas aplikimit të parë.
Recetë në kushte shtëpie për pikat e zeza
Përbërësit:
1 lugë gjellë sheqer kaf
1 lugë caji mjaltë
Aplikimi:
1.Në një tas të vogël, përzieni të gjithë përbërësit në mënyrë uniforme.
2.Aplikoni përzierjen në fytyrë me lëvizje rrethore, duke shmangur zonën rreth syve dhe gojës.
3.Fërkojeni lëkurën për dy deri në pesë minuta.
4.Kur të mbaroni, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
5.Thajeni me një peshqir të butë. Nëse fytyra juaj ndihet pak e thatë, aplikoni pak vaj ulliri.
Një vrimë e zezë më e madhe se Toka shfaqet në Diell, rrezikojmë stuhi magnetike
Në sipërfaqen e Diellit është shfaqur një vrimë e zezë me përmasa edhe më të mëdha krahasuar me planetin Tokë. Diametri i njollës mbi yll sipas dokumentimit nga NASA përmes një videoje, është më i madh se i Tokës me 120 mijë kilometra. Kjo mund të shkaktoje sipas ekspertëve, stuhi magnetike të rrezikshme për sistemin tonë të komunikacionit në hapësirë, duke interferuar tek satelitët në orbitë. Kjo ka shkaktuar edhe disa ndërpreje të energjisë elektrike për disa shërbime në Tokë. Vrima e zezë po monitorohet dhe ekziston 25% probabilitet rreziku për satelitët. Njolla është e dukshme qartësisht edhe nga planeti ynë./ revistawho.com
Këngëtarja shqiptare rikthehet te “dashuria e parë”
Poni është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Gjithmonë ka ditur të depërtojë në treg me zërin e ëmbël që e karakterizon. Kohët e fundit e kemi parë me një stil tjetër ku fokusi i saj ishte muzika ritmike, përmendim: “Americano” “Dale Dale” dhe një bashkëpunim me Altin Sulkun, “Kaçurrela”. Por kësaj here Poni na vjen ndryshe. Ajo rikthehet te “dashuria e parë”, siç e quan muzikën popullore. Disa foto nga klipi më i ri janë postuar sot në “Instagram-in” e këngëtares ku shfaqet më në formë se kurrë.