Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all 25704 articles
Browse latest View live

Katerina: Unë nuk do ta bëja dasmën. Danjeli: Po të mos kishte ardhur motra, do dilja sot

$
0
0

Katerina i tregon Fotinisë për letrën e familjarëve të Danjelit për martesën mes tyre. Ajo i thotë se familjarët nuk e kundërshtonin vendimin e tyre, por u kërkonin që të mos nxitoheshin dhe të prisnin sa të dilnin jashtë. Më pas, Katerina vendos veten e vet në situatën e çiftit të sapomartuar.

“Të më kishin thënë familjarët kështu, s’e kisha marrë kurrë atë vendim. Është me tipe dhe ju jeni të fortë. Unë si Katerina nuk e merrja dot atë vendim, kështu e kam si tip”, thotë ajo. Danjeli thotë më pas se nëse nuk do t’i kishte ardhur e motra mbrëmë, sot do të kishte dalë nga shtëpia. “Po mos të vinte Suela unë do të dilja nga shtëpia sot”, i thotë ai Katerinës.


Fundjava ‘fshatçe’ e Fjodora Fjorës, i biri mbledh qershitë për mamin

$
0
0

Kjo fundjavë e ka gjetur në fshat prezantuesen e njohur Fjodora Fjora. Përmes një fotoje të publikuar në ‘instagram’, Fjora na tregon të birin që ka mbledhur qershitë 100% bio për vete dhe për mamin… Alteo tashmë i rritur kujdeset çdo ditë për lumturinë e mami Fjodorës, duke i falur asaj plot momente gëzimi. / revistawho.com

I mblodhem dhe qershite

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf) on

Publikohen pamjet e fundit të kamikazit të Manchesterit para se të kryente sulmin

$
0
0

Policia britanike publikoi pamjet e fundit të Salman Abedi, të regjistruara nga kamerat e sigurisë, mbrëmjen kur vrau 22 persona në fund të koncertit të Ariana Grande, në “Manchester Arena”. Rregullimet e fundit të brezit eksploziv që mbante në trup, Abedi mësohet t’i ketë bërë në apartamentin e tij, në qendër të qytetit. Tashmë që një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, policia britanike zbulon detaje mbi hetimet. Mësohet se, identiteti i tij u bë i njohur për policinë dy orë pas sulmit. Gjatë këtyre ditëve janë bastisur 14 prona dhe janë arrestuar 13 persona të dyshuar për terrorizëm. Me arrestimin e tyre, autoritetet britanike ulin edhe nivelin e alarmit për sulme, i cili ishte ngritur në pikën maksimale që prej hënës. Ushtria që doli në rrugë për të mbështetur policinë do të tërhiqet të dielën. Sipas kryeministres May, veprimet policore në fundjavë bënë të mundur reduktimin e rrezikut./Top Channel

Flori Mumajesi tregon arsyet pse u shpërngul në Kosovë dhe flet për vajzat…

$
0
0

Prej disa muajsh, kantautori i njohur Flori Mumajesi ka qenë kryefjala e mediave pas “ndarjes” artistike me Elvana Gjatën. Menjëherë pas projektit të fundit me të “Lejla”, këngëtarja fluturoi në Amerikë për të synuar tregun muzikor ndërkombëtar, ndërsa Flori vendosi të transferohet në Kosovë.

Mediat shkruan se Flori, prej disa muajsh ka nisur bashkëjetesën me moderatoren e njohur të Klan Kosova, Liberta Spahiu, por askush prej dy personazheve nuk ka konfirmuar asgjë për këtë lidhje. Flori, për herë të parë pas zhvendosjes në Kosovë, ka treguar pse e mori këtë vendim të papritur.

I ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, në “E diela shqiptare”, së bashku me Eni Ҫobanin dhe Arbi Maznikun, gjatë drekës, Flori konfirmoi transferimin në Kosovë: “Po, jam transferuar në Kosovë”,- tha ai pas pyetjes së nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Mazniku. Por dietologia Blerina Bombaj nuk e la me kaq informacionin e Florit dhe e pyeti se cila ishte arsyeja e vërtetë e largimit të tij në Kosovë: “Po ja, bëj ndonjë ҫikë muzikë…” – ia ktheu ai me të qeshur, përgjigje e cila sërish nuk e kënaqi Blerinën, kështu që e bëri Florin të shtonte edhe se “po mësoj edhe dialektet e ndryshme, po shijoj ushqime të tjera” – vijoi ai si për t’iu shmangur ngacmimeve: “Po jo vetëm për këto. Në Kosovë ka edhe vajza shumë të bukura….” – e ngacmoi edhe një herë tjetër Blerina. Duke konfirmuar, Flori tha se është e vërtetë që në Kosovë ka vajza shumë të bukura. Ndryshe nga vajzat e Shqipërisë, ku ka gjithashtu vajza shumë të bukura, në Kosovë “janë më shtatlarta, kanë tipare më të theksuara, mollëza e vetulla më të theksuara…”

Nëse përballë do ishin dy vajza, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova, shtatlartësia e vajzave të Kosovës do të binte në sy, thekson Flori më tej. Mos ishte duke bërë përshkrimin e ndonjë personazhi konkret? E njihni ju? / Class

Humbi në artet marciale, e ëma e godet pas ndeshjes

$
0
0

Artet marciale janë sporte të rënda dhe shpesh prindërit e sportistëve nuk i shohin fare ndeshjet e fëmijëve të tyre, por e kundërta ndodh me Anna Azovskaya. Ajo është bërë protagoniste në ndeshjen e djalit të saj pak ditë më parë. Anna është trajnere, menaxhere dhe nëna e sportistit të MMA Viktor Kichigin. Në ndeshjen e fundit të djalit të saj, ajo ka qenë tepër aktive duke i dhënë udhëzime, teksa qëndronte jashtë ringut. Por pavarësisht mbështetjes së madhe të nënës së tij, ky sportist pësoi një humbje të rëndë. Megjithë ndëshkimit që i kishte dhënë kundërshtari, duke i shkaktuar disa plagë në fytyrë, ai duhet të jeptë menjëherë sqarime të nëna e tij, e cila i lëshoi edhe një shuplakë. /top-channel.tv

Panik në linjën ajrore australiane, pitoni 3 metra i gjatë në krahët e avionit

$
0
0

Që kishte diçka të çuditshme në krahët avionit, disa pasagjerë që udhëtonin për në Guinenë e Re e kishin vënë re. Në fillim dukej e ngjashme me gjarpërin, por të vërtetën ata e zbuluan vetëm pasi avioni bëri uljen, ku u konstatuan se bëhej fjalë për një piton të gjatë 3 metra i cili kishte ngordhur i kapur pas krahëve të avionit. Kjo ngjarje ndodhi përgjatë udhëtimit në një linjë australiane e cila po udhëtonte drejt Guinesë së Re.

TRAJTIMET / Nga maskat mijëra dollarëshe tek sakrificat e tmerrshme, ja çfarë bëjnë yjet e Hollywood për t’u dukur më të rinj

$
0
0

Të qenit përjetësisht i bukur, duket se është dëshira me e madhe e njerëzimit sot. Përgjatë gjithë kohës e kudo dëgjojmë të flasim për trajtime të ndryshme që premtojnë bukuri të përjetshme. Por deri ku mbërrijnë sakrificat e yjeve të Hollivudit për t’u dukur sa më të rinj?

Terapia më e preferuar e momentit quhet ‘krioterapi’ dhe në Francë ka hyrë vërtetë në modë. Një fanse e çmendur e kësaj terapie është edhe ish Zonja e Parë e vendit Carla Bruni. Kështu bukuroshes i duhet të futet në një dhomë me azot ku temperaturat arrijnë deri në minus 150 gradë celcius. Por ajo nuk është e vetmja që bën gjithçka kundër plakjes.

Trajtimi që e mban të freskët Victoria Beckham është pikërisht placenta e deles e përzierë me flori.

Ndër masazhet më të forta është ai i Eva Longorias me çokollatë të nxhehtë. Sipas saj ky trajtim e ndihmon të shkarkojë stresin dhe neutralizojë metabolizmin.

Lady Gaga mendon se sekreti i bukurisë janë masazhet në këmbë dhe duar ndaj ajo nuk heq dorë prej tyre as kur ndodhet në set.

Gwyneth Paltrow përdor një skrab me qeliza staminale të marrë nga një mollë zviceriane organike. Por jo vetëm make up i saj i shkëlqyeshem është falë jonit aktiv të argjentit që gjendet në të.

Angelina Jolie preferon maskat me haviar, të cilat kanë një efekt rigjenerues dhe japin një efekt kompakt për lëkurën. Por ajo është edhe një adhuruese e masazheve me diamant, një luks i shfrenuar që i përket vetëm një kategorie njerëzish duke qenë se kushton plot 25 mijë dollarë seanca.

Kate Moss është e fiksuar pas helmit të nëpërkës, një antirudhë e mrekullueshme e cila paralizon muskujt, eleminon rrudhat dhe lë një efekt të mëndafshtë.

‘Vija e engjëllit’ në dorë, zbuloni edhe ju nëse e keni

$
0
0

Mendohet se njerëzit të cilët kanë ‘vijën e ëngjëllit’ në dorë konsiderohen si njerëz me fat. Thuhet se ata kanë gjithmonë pas vetes një ëngjëll që i mbron në situata të vështira. Bëhet fjalë për linjën paralele me vijën e jetës në dorë. Ajo quhet ‘vija e ëngjëllit’ dhe mendohet se për njerëzit që e kanë i ndihmon të kalojnë me lehtësi problemet dhe kanë më shumë fat në dashuri dhe jetë. Ndërkohë supozohet se personat që i kanë të dyja vijat konsiderohen si njerëz me shumë fat. Ata konsiderohen si njerëz që e duan shumë energjinë pozitive dhe preferojnë të jenë të qetë.

 


FOTOT/ Kur Luiz Ejlli doli për herë të parë në publik, si dhëndri i Jozefina Topallit

$
0
0

Luiz Ejlli, në publik me vajzën e Topallit

Është folur shumë për ta, një kuriozitet i madh për lidhjen dhe marrëdhënien mes tyre ku asnjëherë nuk janë parë bashkë, paçka informacioneve të mësuara nga burime të ndryshme dhe ja më në fund ku u kapën mat. Prej katër vitesh në një lidhje romantike, asgjë nuk është mësuar për marrëdhënien mes këngëtarit nga Shkodra Luiz Ejlli dhe vajzës së kryeparlamentares, Jozefina Topalli përveç asaj që vetë Luizi ka deklaruar  pak kohë më parë në një intervistë. ‘Jam shumë i dashuruar, s’kam qenë ndonjëherë kaq shumë’- do të shprehej këngëtari ndërsa theksonte se po jetonte një histori shumë të bukur prej disa vitesh me një vajzë që e kupton, e bën të ndihet mirë, të plotësuar dhe të lumtur. E natyrisht emrin e saj nuk e ka bërë të ditur apo atë ç’ka mamaja e vajzës përfaqësonte për Shqipërinë. Tashmë nuk kanë më pse të fshihen për sytë e publikut ndërsa paparaci ynë i ka kapur ata bashkë, në shumë harmoni me njëri-tjetrin.


Fotot
Ditën e inagurimit të rrugës Durrës-Kukës, bashkë me kryeministrin drejt Rëshenit u nisën edhe gjithë ministrat e kabinetit qeveritar po kështu edhe vetë kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Bashkë me Topallin ka qenë edhe e bija, Megi, që në fakt është shkëputur për të ndenjur pranë të dashurit të saj të zemrës Luizit. Ky i fundit ndodhej pranë furgonit të këngëtarëve të fushatës së Partisë Socialiste, si pjesë e këtij grupi dhe Megi ka qëndruar gjatë gjithë kohës me të, si para ashtu edhe pas daljes në skenë të Luizit. Këngëtari nga Shkodra ka patur kështu një tjetër një fanse speciale që e ndiqte nga afër dhe kjo ka bërë që të këndojë edhe më me zemër përpara publikut. Sikurse e ndiqni edhe nga fotot, Luizi është shumë i përkushtuar ndaj Megit, i vendos asaj herë pas here dorën në qafë, flet e bisedon me dashuri me të duke këmbyer në këtë mënyrë edhe ndonjë përkëdheli të vogël. Tashmë duket se nuk fshihen më, përderisa pranë tyre qëndrojnë të gjithë artistët, ndërsa dhe vetë në podium bashkë me Berishën dhe ministrat e kabinetit qeveritar, ishte dhe zonja Topalli. Natyrisht Megi nuk e ka ndjekur Luizin në të gjithë koncertet përreth Shqipërisë, por dita e përurimit të rrugës, ishte një mundësi e mirë ku mund të qëndronte pak më shumë me të.

Lidhja
Për Luizin, Megi nuk është thjesht vajza që dashuron por është dhe shoqja më e mirë. Po përjetojnë diçka shumë të bukur që mesa duket duan ta ndajnë vetëm për vete, paçka syrit kurioz që i bën të mos shihen si njerëz të thjeshtë por shumë më tepër se kaq. Dy të rinjtë shkodranë, nisën të frekuentoheshin me njëri-tjetrin kur Luizi porsa kishte fituar famën dhe suksesin në publik, ndërsa ishte bërë shumë i njohur nga pjesëmarrja e tij në programin ‘Ethet e së premtes’ e më pas triumfues me disa çmime.
Dashuria e tyre nuk ka vend për dyshime ku lehtësisht tek këto foto shihet mënyra sesi Luizi e vëzhgon të dashurën e tij dhe sa ajo ia ka fituar zemrën. Familjet e të dyja palëve janë në dijeni për këtë lidhje, e cila për hir të së vërtetës po lulëzon e po pasurohet me dashuri gjithmonë e më tepër.

Ky shkrim u botua më 13 Qershor 2009 në “Gazeta Shqiptare”

 

VIDEO/ Elsamedi: Këngët e mia janë bërë hit, kam bashkëpunuar me…

$
0
0

Elsamedi flet shpesh për karrierën e tij si këngëtar brenda shtëpisë së Big Brother. Ai u tregon banorëve të tjerë se ka pasur bashkëpunim me shumë këngëtar të njohur, si Marseli apo Shpat Kasapi dhe Barbara Dini.

Ndërsa bisedon me Donaldin ai i thotë se këngët që ai ka bërë janë kthyer të gjitha në hit.

“Unë kam bërë 2-3 këngë në vit. Çdo këngë është bërë hit. Më mirë pak dhe saktë. Kam bërë këngë me Marselin, pastaj me Shpat Kasapin dhe Barbana Dinin”, it regon ai Donaldit, teksa shton se ka bërë edhe një këngë vetëm “5 shtatat”./ BB

 

FOTOT/ Ndryshoi mendim për martesën me Fotininë, motra e Danjelit i bën një dhuratë

$
0
0

Të shtunën Danjeli dhe Fotinia i thanë “Po” njëri-tjetrit në altarin e martesës, duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre para kryebashkiakut Erjon Veliaj, i cili i shpalli “Burrë e Grua”.

Por ndërsa familjarët e të dyja familjeve ishin fillimisht kundër martesës së tyre, familjarët e Danjelit ndryshuan mendje pas këmbënguljes së këtij të fundit për të vijuar martesën.

Duke parë ndjenjat që Danjeli e Fotinia kishin për njëri-tjetrin, motra e Danjelit, bashkë me fansat kishte përgatitur edhe një fotoalbum me momentet e tyre më të mira brenda shtëpisë së Big Brother.

Këtë fotoalbum, pasi ndryshoi mendim për martesën e të vëllait, ajo vendosi që t’ua bëjë dhuratë në rastin më të veçantë të çiftit.? Panorama

1-13-1456781022220

Adelina Tahiri flet për jetën e luksit: Njerëzve ju vjen për të qarë kur dikush jeton mirë

$
0
0

Këtë muaj Adelina Tahiri ka blerë një shtëpi të re, në një nga lagjet më luksoze të Shkupit. Vetë Adelina ka publikuar një video në Intsagram me mbishkrimin: “Mirësevini në banesën time të re”. Por në një intervistë për “Prive”, ajo ka thënë që nuk është e vetmja që gëzon një standard të tillë.

“Nuk jam vetëm unë që kam shtëpi të mirë. Por kur është fjala për femra gjithmonë bëhet temë diskutimi. Të gjithë çuditen dhe iu vjen të qajnë kur shohin dikë me kushte kaq të mira. Nuk pajtohen kur dikush jeton mirë prandaj merren më shumë me punët e të tjerëve”, ka thënë ndër të tjera Adelina duke shtuar se ka qenë gjithmonë e përkëdhelur nga familja dhe ata ia kanë siguruar gjithë këtë luks.

FOTO PAPARACI/ Raul Bova pushime luksi, e dashura kapet mat “topples”

$
0
0

Vera akoma nuk ka nisur zyrtarisht por sezoni i daljes “topples” ka filluar. Inagurimin e ka bërë Rocio Munoz Morales, e dashura seksi e aktorit bukurosh Raul Bova. E përjavshmja italiane “Chi”, e ka kapur mat çiftin teksa relaksoheshin. Ata po pushojnë në një resort luksi në Ibiza./ revistawho.com

Gabimi i rëndë që mund të penalizojë Fiorentinën nga Big Brother… Dy video që e nxjerrin zbuluar!

$
0
0

Një shprehje e përdorur nga Fiorentina brenda shtëpisë së Big Brother, duket se nuk është pritur mirë nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër diskriminimit si dhe komuniteti Egjiptian në vendin tonë.

Fiorentina është ‘kapur mat’ dy herë duke përdorur të njëjtën shprehje. Bëhet fjalë pikërisht për një shprehje që në fakt përdoret pothuajse nga të gjithë dhe që nuk perceptohet si një e gabuar apo diskriminuese.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi doli me një vendim diskriminimi kundër reality Show “Big Brother” në Top-Channel. Vendimi i detyronte që të kërkonin falje publike ndaj komunitetit egjiptian. Kjo nuk ndodhi, por një tjetër video diskriminuese u transmetua nga ky televizion”, thuhet në reagimin e komunitetit Egjiptian./ Express

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav e tepron me këtë veprim ndaj Kushit, ja çfarë do ndodhë nesër

$
0
0

Kushi ja mbyll telefonin Arnavit. Arnav nxehet. Kushi i kthen paratë Shamit. Lavanja shkon tek puna e Arnavit dhe i çon ushqim. Kolegët mendojnë se ata janë të martuar dhe e urojnë. Lavanja u thotë se ata nuk janë martuar por do të martohen së shpejti. Arnav nxehet dhe i thotë Lavanjës të largohet. Shashi është shumë i mërzitur që s’mund të bëjë asgjë për gjendjen financiare. Kushi e qetëson dhe i thotë se familja është gjithçka për të. Ditën tjetër Kushi shkon në shtëpinë Raizada. Teksa ndodhet në kuzhinë me Lavanjën për një moment kjo e fundit largohet. Arnav vjen dhe i thotë Kushit pse ja mbylli telefonin. Kushi hedh kutinë e miellit dhe Arnav bëhet gjithë miell. Në këtë moment vjen Manorama dhe Kushi shpëton. Lavanja ndodhet në dhomë me Kushin por i fiket drita e abazhurit. Kushi shkon të marrë një poç. Arnav sheh Kushin dhe e ndalon atë duke mos e lënë të kalojë. Kushi bën sikur i bie të fikët dhe Arnav shkon të marrë ujë. Kur vjen Arnav nxehet pasi nuk e gjen Kushin. Ai e kupton që Kushi u tall me të dhe hedh gotën me nerva. Lavanja i thotë Arnavit se duhet të shkojë për të çuar një document. Ndërkohë Manorama shkon në parukeri dhe as gjyshja me Anxhalinë nuk ndodhen në shtëpi. Kushi sheh makinën e Arnav që po largohet dhe gëzohet sepse mendon që është Arnav por në fakt është Lavanja me makinën e tij. Arnav i thotë Kushit se Lavanja ka ikur. Kushi trembet pasi është vetëm me Arnavin në shtëpi. Kushi i thotë se ka një muhabet me Manoramën dhe shkon në dhomën e saj. Manorama nuk është dhe Arnav shkon pas Kushit dhe mbyll derën. Ai nuk e lë Kushin të kalojë. Arnav i bërtet Kushit por edhe ajo i kthen përgjigje. Lavanja vjen dhe gjen Kushin duke qarë. Ajo pyet çfarë ndodhi. Kushi nuk i kthen përgjigje dhe Lavanja e kupton që Arnav i ka bërtitur shkruan revistawho.com. Arnav është duke punuar në laptop. Ai kujton dasmën e Anxhalisë dhe mamanë. Anxhali vjen dhe e qetëson atë. Ajo thotë se në këtë datë atij i mungojnë gjithmonë mami e babi./revistawho.com


FOTOT EKSKLUZIVE / Në inagurimin e biznesit të Noizy-t, ja VIP-at që morën pjesë

$
0
0

Rigels Rajku inaguroi dje në praninë e të gjithëve miqve dhe kolegëve biznesin e tij më të ri “Rigels Shisha Lounge”. Me një arredim dhe koncept të ri, lounge që është në pronësi të Noizy-t pritet të kthehet shumë shpejt në një destinacion të preferuar për qytetarët e Durrësit. Në festën e inagurimit nuk munguan edhe disa nga fytyrat më të dashura të ekranit si: Çiljeta, Elgit Doda, Ilda Bejleri, Erik Fullani, Dorina Mema, Ervin Kurti, Sheila Haxhiraj, Altin Sulku, Sabiani, Edian Gjoni, etj, raporton revistawho.com. Pjesë e këtij organizimi kanë qenë edhe vajzat konkurrente të “Miss Universe Albania” si dhe shumë të ftuar të botës së biznesit. Pas këtij hapi, Noizy pritet që të çelë një tjetër biznes në Tiranë, që do të ketë në fokus sërish jetën e natës. Për më shumë foto shfleto galerinë më poshtë. / revistawho.com

BIG BROTHER/ Olsi flet për marrëdhënien me Fiorentinën: Nuk jam gati për t’u martuar

$
0
0

Olsi, Fiorentina dhe Danjeli flasim për marrëdhënien në çift. Olsi e vlerërson Danjelin për vendimin që ai mori për ta kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me Fotininë, por shprehet në anën tjetër se ai nuk do ta merrte këtë vendim me Fiorentinën.

“Nuk më duket fare e arsyeshme tani. Deri sa unë tani nuk jam në rregull për veten time nuk kam pse ta marë në qafë edhe Fiorentinën. Kemi shumë pak të lidhur me njëri-tjetrin”- shprehet Olsi.

Por Fiorentinës nuk i pëlqejnë aspak fjalët e Olsit. “Me këto që thua, më lë të nënkuptoj shumë gjëra”- i thotë e mërzitur Fiorentina, ndërsa Olsi reagon i nxehur ndaj saj duke i kërkuar të di se kush janë gjërat që mendon Fiorentina, por nuk merr përgjigje.

Ndërkohë, Danjeli shprehet se ishte para një risku shumë të madh. Ai thotë se ishte i frikësuar nga marrja e një përgjigjeje negative nga partnerja e tij, Fotinia.

Supermodelja dhe themeluesi i ‘Snapchat’ kurorëzohen në martesë, njihuni me detajet nga dasma

$
0
0

Miranda Kerr është martuar me miliarderin e rrjetit social, Evan Spiegel, në një ceremoni të vogël por luksoze.

Modelja 34-vjeçe dhe bashkëthemeluesi i aplikacionit “Snapchat” kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në shtëpinë e Spiegel, në Los Angles, raporoton revista “People”.

“Për një dasmë aq të vogël, kishin bërë një punë gjigante”- ka thënë një burim për gazetën.

“Dasma ishte shumë intime por shumë luksoze dhe klasike. Miranda ka qënë shumë e përfshirë në organizim. Ajo ka një shije të mrekullueshme dhe e dinte mirë se çfarë donte. Ajo po priste me padurim të martohej me Evan”- ka shtuar./topalbaniaradio

Kontroll i rezervuar nga duart e një gruaje

$
0
0

Një herë e një kohë numëroheshin me gishta, ndoshta dhe vetëm të njërës dorë, femrat që guxonin t’i jepnin vetë makinës. Pavarësisht unifikimit të gruas me burrin, në çdo fushë të jetës, timoni mbetej një punë e vështirë për to.

Për luks, komoditet apo për modë atëherë as që mund të çohej nëpër mend. Edhe nëse e bënin qëllimi ishte një dhe vetëm një: të punësoheshin si shofere taksie. Kjo ndodhte kryesisht në qytetin më të civilizuar brenda kornizave të kohës, pra në Tiranë.

Ama nuk kanë munguar edhe rastet (e rralla) kur ndonjëra ka thyer çdo lloj paragjykimi për t’u bërë edhe shofere për transport mallrash, në rrugë të gjata, cep e më cep Shqipërisë. Ndryshe quheshin shofere kamioni, që punonin me ditë të tëra larg shtëpisë, me të njëjtat norma pune si kolegët e tyre, duke marrë kështu dashje pa dashje dijet, veset si dhe stilin e jetesës së tyre.

Ato e dinin shumë mirë si të kujdeseshin teknikisht për makinën e tyre, si duhej ndërruar filtri i ajrit apo vajit, si mund të ndërrohej një gomë që të bie në mes të rrugës,  e të tjera e të tjera shërbime si këto.

Sot çdo grua mund të jetë pa pikë problemi një shofere e mirë (edhe pse gjithë jetën do të shikohet shtrembër nga mashkulli që do t’i kalojë aty përkarshi), ama pjesa më e madhe e tyre, as që duan ta vrasin mendjen për këto çështjet teknike, e as që duan ta dinë se çfarë janë ferrotat, pistoni, dinamo, serbatori…

E fundja ç’ju duhet përderisa kompanitë që prodhojnë makinat kanë menduar sesi t’jua bëjnë gjithmonë e më të lehtë drejtimin e një timoni dhe servisin e makinës?!

Edhe nëse ngelen në pikë të hallit, në fund të fundit, çdonjëra prej tyre do ta ketë në mos një burrë, një vëlla apo shok të cilin mund ta marrë në çdo moment në telefon e t’iadorëzojë çelësat në dorë, duke ja bërë fakt (me ose pa sherr),  se të çosh makinën tek tekniku në fund të fundit është më shumë punë burrash.

Kjo mund të ndodhë në raste sporadike, të rralla, nëse makinës i prishet ndonjë vegël, por halli i përhershëm mbetet kontrolli teknik, i përvitshëm i makinës, ato radhët e gjata, në ditë të ftohta, shiu apo dhe vape përcëlluese, në mes të turmës ku pa diskutim dominon gjinia mashkullore.

Por ka një lajm të mirë tashmë për çdonjërën: për kontrollin teknik të makinës s’keni pse t’i luteni asnjërit, e s’keni më asnjë rrezik radhe e mundimi pritjeje.

Kompania SGS Albania, i ka lehtësuar procedurat për të shmangur të gjitha bezditë që të vinin nëpër mend sapo afronte koha e kolaudimit.

Është vënë në funksion të plotë një platformë e re e rezervimeve online si dhe një shërbim telefonik.

Mjafton një klik në faqen www.automotivealbania.sgs apo dhe një telefonatë në numrin e telefonit 04 4503503 dhe mund të zgjidhet fare lehtë dita dhe ora më e përshtatshme, në çdo pikë testimi e certifikimi, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Nëse dikur kolaudimi të jepte dhimbje koke, ose bëhej shkak për një debat më shumë, në mos me burrin, me vëllain apo shokun, që pasi ka kryer punë me të vetën, mund edhe të përtonte të shkonte prapë nëradhë, tashmë ky nuk është më aspak problem.

Çdonjëra mund të shkojë vetë, si zonjë, pranë pikës së SGS-së ku ka prenotuar e të kryejë punë sa hap e mbyllë sytë, sa të ketë pirë një kafe apo dhe sa të ketë kaluar edhe një herë furçat e tualetit mbi fytyrë. Sepse në fund të fundit, kontrolli teknik është tashmë edhe një çështje femrash. Timoni është vërtet i sigurt në duart e saj, sigurisht pasi ka kaluar nga SGS. / revistawho.com

Ndryshimi i madh i “Sulltaneshës Hyrrem”, del një foto para operacioneve

$
0
0

Aktorja turke Meryem Uzerli në Shqipëri u bë e njohur për rolin e saj si Hyrremi në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”. Pasi shpëtoi nga kilogramët e tepërt, Hyrremit i është dashur që të kryejë disa operacione plastike për t’i mbuluar disa deformime në fytyrën e saj.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në mediat turke thuhet se aktorja e bukur turke ka bërë ndërhyrje në nofull dhe buzë. Diçka që ka tërhequr vëmendjen është se Hyrremi ka fshirë foto në rrjetet sociale në të cilat ishte pa ndërhyrje

Viewing all 25704 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>