Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all 25698 articles
Browse latest View live

Refuzoi dy herë rolin kryesor, Ertugrul zbulon arsyen

$
0
0

Aktori i njohur turk, Engin Altan Duzyatan, i cili luan rolin e personazhit kryesor në serialin “Ertugrul” që po thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë, tha se fillimisht e kishte refuzuar dy herë rolin që po i jep jetë prej tre vitesh.

Duke folur para studentëve në një festival filmi në Universitetin Hasan Kalyoncu, Duzyatan tha se ishte shumë i interesuar pas historisë turke dhe asaj të botës, por megjithëkëtë ai kishte refuzuar dy herë të pranonte rolin e Ertugrulit pasi kishte lexuar skenarin.

Fillimisht e refuzova rolin dy herë sepse kisha frikë se projekti nuk do të realizohej.”

Ai tha se nëse nuk punoni me një ekip vërtetë profesionist, megjithëse përpiqeni të realizoni diçka të madhe mund të bëheni qesharakë. Sipas tij, të tilla gjëra kanë ndodhur më parë në Turqi, kur ekipe të ndryshme ishin bërë qesharakë teksa përpiqeshin të realizon seriale historike.

Për këtë arsye edhe refuzova. Më pas mu drejtuan sërish. Skenari ishte vërtetë shumë i mirë, besova se do të realizohej dhe pranova.

Ertugrul  transmetohet suksesshëm në shumë vende të botës që prej vitit 2014, ndërsa aktori 37-vjeçar luan rolin kryesor në serial. Të gjithë e kanë shumë të vështirë ta imagjinojnë serialin pa Duzyatanin.

Duzyatan tha se për këtë serial kishin nisur të punonin tre muaj e gjysmë para se të niste transmetimi në televizion i serisë së parë, një kohë e madhe po të kesh parasysh se shumë seriale xhirohen gjatë javës për tu transmetuar në televizion javën tjetër.

Kemi marrë trajnime për kalërimin dhe përdorimin e shpatave, gjuajtje shigjete etj”, tha Duzyatan. /tvklan.al

 


Aurela Hoxha tregon për shpenzimet e Kanës, blogerja: Në shtator rikthehem në ekran

$
0
0

Mes shumë personazheve pjesëmarrës nga Shqipëria në eventin e përvitshëm në Kanë, për Festivalin e Filmit, ka qenë edhe modelja e njohur Aurela Hoxha. Për të dytin vit radhazi, qëllimi i Aurelës për të marrë pjesë në një event kaq të rëndishëm ka qenë mbrëmja gala AmFar, një prej eventeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë për mbledhjen e të ardhura për bamirësi.

Por si u gjend modelja shqiptare në një event kaq të rëndësishëm dhe, për më tepër, për të dytin vit me radhë?

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Aurela tregon se prej vitesh tashmë, ajo është e ftuar në evente shumë të rëndësishme të modës, në vende të ndryshme të botës, prej të cilave ka krijuar shumë kontakte, por në AmFar në Kanë merr pjesë për të dytën herë: “AmFar është një nga organizimet më të veҫanta, ka edhe të tillë të ngjashëm, por ky i Kanës është më i rëndësishmi i vitit…”

Tregues për këtë, shton Aurela, është edhe fakti që ditën kur mbahet festa gala, rreth zonës ku zhvillohet eventi, rruga është 7 km e bllokuar me makina edhe për shkak të njerëzve të famshëm që vijnë nga të katër anët e globit…

Këtë vit, Aurela e ka shijuar më shumë se vitin e parë, edhe sepse ishte me një farë plani në kokë. Nëse në vitet e para kur merrte pjesë qëllimi ishin fotografitë me të famshmit, tashmë ka ndryshuar. Nga këto pjesëmarrje, ajo dëshiron të krijojë sa më shumë kontakte me njerëz të njohur duke qenë se ka ambicie që karrierën e saj ta zhvillojë edhe jashtë Shqipërisë. E pyetur ҫfarë përfiton ajo nga të tilla evente, Aurela tregon se përfitimi varet nga festa në të cilën ajo merr pjesë: “Për mua është shumë e rëndësishme kjo pjesëmarrje. Vitin e kaluar, p.sh, pas këtij eventi mora një ofertë për të qenë pjesë e një filmi. Përveҫ kënaqësisë, këto evente më ndihmojnë për të krijuar kontakte. Është një derë e hapur që të jep një mundësi, nëse do të përfshihesh në tregun ndërkombëtar të modës, televizionit…”

Ndryshe nga vjet, këtë vit Aurela i ka shijuar më shumë 5 ditët e këtij udhëtimi, shkruan “Class”. Arsyet për këtë ishin disa, vizita në vende të ndryshme të qytetit, koha mjaft e mirë, si dhe takimi me njerëz shumë të rëndësishëm të botës së modës, me të cilët modelja edhe ka pozuar. Por në fotot e saj në Instagram, u ra në sy të gjithëve sidomos fustani i shndritshëm nga Class Events, me të cilin Aurela ishte një princeshë e vërtetë: “Kur zgjodha këtë fustan, hezitova pak, sepse dukej shumë madhështor. Në Shqipëri mendova se ishte madhështor, por kur shkova atje, e kuptova se ishte i duhuri, më shkonte dhe shkëlqeva vërtet me të, ndoshta edhe për shkak të flokëve të reja.”

5 ditë në Kanë nuk janë pak, aq më tepër kur je atje në raste kur është e gjithë bota e filmit dhe VIP-at më në zë të botës. Sa e kushtueshmë është jeta gjatë atyre ditëve, sa e përballueshme? Aurela tregon se Kana në këtë kohë është e kushtueshme dhe e vështirë për t’u përballuar: “Të qëndrosh 5 ditë në Kanë dhe me shpenzimet e tua, është e vështirë. Kjo, për shumë arsye dhe përsa i kemi ne mundësitë për të qenë kaq të zhvilluar. Unë jam ndier me fat që kam qenë pjesë e këtij eventi. Kana është e shtrenjtë në këtë kohë, por ka edhe mundësi zgjedhjeje. Nuk është e thënë të flesh në hotel me 5 yje, mund të zgjedhës edhe më lirë se kaq. Është e kushtueshme, por jo diҫka e jashtëzakonshme, mund ta përballosh, aq më tepër kur bëhet fjalë që kjo është ëndrra ime dhe profesioni im.”

Pas Kanës, vijë pushimet (prapë pushime?) dhe pas tyre, sezoni i ri do ta gjejë Aurelën në ekran me një projekt të ri, të cilin, siҫ thotë ajo, di ta bëjë shumë mirë: “Është gjë që do vijë në shtator, do jem në televizion me një gjë që besoj e bëj shumë mirë”

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav pendohet pasi merr vesh diçka për Kushin, ja ç’do ndodhë nesër

$
0
0

Babai i Kushit nuk e pëlqen fare Shamin dhe as propozimi që i thotë halla. Kushi shkon me prindërit në tempull. Gjithashtu Arnav shkon atje si rrallëherë. Ai merr priftin dhe teksa drejtohen për tek makina Arnav sheh një vajzë të vogël duke qarë. Ai e pyet çfarë ka dhe vajza i thotë se e ka babain në spital. Ajo i thotë se ka dëgjuar që nëse bën një pëllumb të fluturojë të gjitha shqetësimet largohen. Ndërkohë Kushi e cila nuk e ka parë Arnavin shkon të blejë një pëllumb por shitësi i thotë se dikush i bleu të gjithë. Kushi thotë me vete se personi që i ka blerë duhet të jetë ndonjë egoist që do çdo gjë për vete. Ajo kthehet dhe sheh Arnavin me vajzën e vogël duke parë pëllumbat teksa fluturojnë. Kushi habitet që Arnav po sillet kaq mirë. Ajo shkon në punë dhe gjen një shami të qendisur me shkronjën “S” të cilën ja jep Anxhalisë. Anxhali i thotë se është shamia e burrit të saj dhe ai quhet Sham. Kushi i thotë se edhe ajo njeh një përson që jeton në shtëpinë e saj dhe e ka emrin Sham. Prifti vjen për ritualin. Kushi habitet që edhe Arnav do marrë pjesë në ritual. Ajo merr vesh që rituali bëhet për përkujtimin e vdekjes së prindërve të Arnavit dhe Anxhalisë. Arnav i bërtet Kushit dhe i thotë se për të sot është ditë e rëndësishme prandaj nuk do që t’ja shohë fytyrën. Kushi bëhet gati të largohet me lot në sy por Anxhali e thërret. Në shtëpinë e Kushit babait të saj i bie infarkt. Të gjithë shqetësohen. Sham shkon të thërrasë doktorin. Anxhali pyet Kushin nëse po qan sepse ju kujtuan prindërit e vetë. Kushi i thotë se ata që largohen nuk kthehen edhe sikur t’i thërrasim. Ne vetëm mund t’i kujtojmë thotë ajo. Arnav e dëgjon këtë dhe habitet që edhe Kushi nuk i ka prindërit. Ai pendohet që i foli ashpër Kushit dhe pasi ajo largohet nga Anxhali ai fillon ta kërkojë shkruan revistawho.com. Doktori viziton babain e Kushit dhe i jep disa ilaçe. Shamin e telefonon Anxhali. Pajal i thotë Shamit se po e telefonon një Mbretëresha. Shami e merr telefonin nxitimthi dhe babai i Kushit e kupton që ai fsheh diçka. Kur bie dera Sham shkon ta hapë ndërsa babai i Kushit jam merr telefonin dhe lexon numrin e Mbretëreshës që është Anxhali. Kushi vjen në shtëpi e shqetësuar për babain. Sham shkon për tek shtëpia Raizada. Anxhali është e mërzitur që Sham nuk po vjen për ritualin./revistawho.com

Çfarë po ndodh me çiftin e martuar në BB? Fiorentina i ndihmon por nuk ia del dot

$
0
0

Fiorentina diskuton me Elisonën për çiftin e të martuarve Danjel dhe Fotini.

vlcsnap-2017-05-30-15h52m05-970x400

Fiorentina thotë se Fotinia po e vuan shumë faktin që në dasmën e bërë të shtunën nuk i erdhi asnjë familjar dhe thotë se po mundohet ta ngushëllojë për këtë.

Ajo thotë e quan të gabuar që nga Elsamedi iu përmend ajo çfarë i tha mamaja Fotinisë në lidhjen me martesën.

“Jam dakort me situatat dhe debatet që kanë ndodhur dhe ndodhin, por mos u kap me pjesën e martesës. Mos i kujto që të tha mami kështu dhe të tha mami ashtu”, thotë Fiorentina.

Ajo shton më pas se Fotinia po i vuan shumë këto fjalë që i janë thënë.

“Ajo e vuan se ajo ne na ka këtu. Unë mbështetjen time ja dhashë dhe e ka akoma mbështetjen time me aq sa mund të bëj. Më shumë nuk bëj dot se unë nuk jam mami i asaj”, shton ajo.

Danjeli: Po na shmangen

Kur Danjeli me Fotininë dalin në oborr, aty ku ndodheshin banorët e tjerë të shtëpisë, kishte mbetur vetëm Fiorentina.

vlcsnap-2017-05-30-16h14m06-970x400

Danjeli pyet Fiorentinë se çfarë ka ndodhur dhe ajo i shpjegon shkurtimisht se po diskutonin në lidhje me lojën e Elsamedit që hyri në shtëpi me vrull dhe tani është qetësuar.

Duke parë përballë Elsamedin, Musën, Donaldin, Lupçen dhe Elisonën, të distancuar nga ata, Danjeli i thotë Fotinisë se ata po bëjnë sikur po u shmangen.

“Ashtu më duket”, thotë Fotinia.

“Ndoshta thonë që t’u lëmë kohë bashkë. S’ka problem, ne do të mbajmë lojën e tyre”, thotë Danjeli.

“Ça loje t’i mbash Donaldit me Elisonën aman”, thotë Fotinia.

Më pas mes çiftit të të martuarve plasin batutat.

Danjeli: Nuse!

Fotinia: Hë mo dhëndër!

Danjeli: U bëra me nuse unë!

Fotinia: Për të ngrënë e hëngri tjetërkush po hë!

Danjeli: Unë kam bërë atë që kam dashur, okej?!

Fotinia: Okej./ BB

Xhensila Myrtezaj dedikim Monika Kryemadhit, e quan…

$
0
0

Fotoja e nënkryetares së LSI me këngëtaren Xhensila Myrtezaj bëri sot xhiron e rrjeteve, por pas fjalëve të Monikës, këtë pasdite ishte bukuroshja e skenës ajo që i dedikoi një postim Kryemadhit. “Me një zonjë kaq vitale dhe me zemër të madhe, që përçon vetëm pozitivitet. Që shpirtin e ka aq rinor dhe ku forca më e madhe e saj është mbështetja dhe energjia që jep dhe merr nga të rinjtë. Unike”, – shkruan Xhensila në foton e publikuar në ‘instagram’. Dihet tashmë që Besart Kallaku, partneri i Xhensilës, është i angazhuar në fushatën e LSI në këto zgjedhje. / revistawho.com

Amarda Toska shkëlqen me fustanin ‘Swarovski’, zbulohet emri i stilistit shqiptar që e realizoi…

$
0
0

Mbrëmja e djeshme, shënoi 10-vjetorin e krijimit të “Ami Event” në një festë madhështore me më shumë se 500 të ftuar. Por në morinë e dhjetëra personazheve të ftuar, ajo që shkëlqente më shumë ishte e zonja e shtëpisë, Amarda Toska. Fustani me elementë ‘swarovski’ stiluar nga Ardi Asllani, bëri që të gjithë sytë të ktheheshin nga Ami. Ka qenë vetë moderatorja e dashur, ajo që e ka zbuluar emrin e stilistit duke i bërë një falenderim publik atij. “Që prej fillimit të projektimit të 10-vjetorit “Ami Event” nuk mendova asnjëherë të blija diçka të gatshme… e doja te stiluar. Ardi Asllani, je artist dhe duarartë! Të falenderoj për përkushtimin gjatë gjithë këtyre ditëve dhe që më dhurove këtë krijim kaq të bukur. Për mua do mbetet shumë i shtrenjtë gjithmonë në sirtarin tim për simbolikën që mbart në mbrëmjen e djeshme. Të kam shumë xhan! P.S: Meqë fotot e di që nuk i ke shumë qejf po nxjerr këtë vetëm, ndërkohë që të kisha përballë duke më qeshur”, – ka shkruar Ami. / revistawho.com

Bebet nuk qajnë pa arsye, dallojnë njeriun e mirë dhe të keq… Ja se si

$
0
0

Bebet dinë të njohin fytyrat, por mbase edhe më shumë se kaq! Një hulumtim sugjeron që bebet mund të bëjnë dallimin ndërmjet personave të mirë dhe të këqinj. Një eksperiment i bërë në universitetin Yale ka treguar që bebet më shumë i duan personat të cilët janë të sjellshëm, ndërkaq përfundimet e tyre për njerëzit, i marrin në bazë të mikrosinjaleve.

Në eksperimentin tjetër bebeve u janë treguar dy kukulla: e mira, të cilën ka ndihmuar që të hapej kutia, dhe e keqja, të cilën e ka shqelmuar, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 80 për qind e bebeve kanë zgjedhur kukullën e mirë, gjë që tregon që bebet vërtet dinë të gjykojnë se kush është i mirë e kush i keq. “Njerëzit vijnë në këtë botë me moralitetin e lindur”, ka treguar Paul Bloom, autor i librit “Vetëm bebet: prejardhja e së mirës dhe e së keqes”.

Duke u rritur fëmijët, janë gjithnjë e më të mirë në bazë të linjave dhe mimikave të karakterit. Trevjeçarët janë në gjendje të vlerësojnë besnikërinë e dikujt vetëm në bazë të fytyrës së personit të panjohur.

Herën tjetër kur bebja juaj tregon padurueshmëri ndaj personit të ri, mos e kuptoni këtë vetëm si tekë. Provoni së paku të merrni në shqyrtim gjykimin e bebes kur vlerësoni miqtë tuaj.

Kim Kardashian ha ÇDO DITË të njëjtën sallatë! Mësoni përbërjen dhe çmimin

$
0
0

Kim Kardashian ka pranuar se ka shumë vite që çdo ditë ha të njëjtën sallatë. Në një intervistë në Watch What Happens Live me Andy Cohen, 36-vjeçarja është pyetur për shprehitë e saj ushqyese. Ajo ka pranuar se çdo ditë porosit të njëjtën sallatë pule kineze nga i njëjti restorant në Calabasas të Kalifornisë.

“Ccdo ditë, kryesisht nga i njëjti vend. Nga Health Nut”, ka thënë ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, shkruan “Telegrafi”. Sallata e gjelbër e Kimit është e përbërë nga gjoksi i copëtuar i pulës, petë paste, xhenxhefil, karrota, salcë të susamit dhe kushton 9.5 euro.

Kujtojmë se pas lindjes së djalit, Kim arriti të heqë peshë të madhe trupore dhe tani peshon vetëm 54 kilogramë.


“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav kërkon për herë të parë të falur, ja ç’do ndodhë nesër

$
0
0

Në familjen Raizada nis rituali. Prifti pyet Anxhalinë ku është bashkëshorti i saj dhe Anxhali me lot në sy i thotë se ai nuk është. Në këtë moment vjen Sham. Anxhali është shumë e mërzitur me të. Pas ritualit Anxhali grindet me Shamin që ai nuk erdhi në kohë. Sham i kërkon falje Anxhalisë në sy të familjes. Arnav mendon për atë çfarë i tha Kushit. Ditën tjetër Arnav del para pasqyrës dhe përgatiti veten për t’i kërkuar falje Kushit por për të është e vështirë. Lavanja vjen dhe i thotë Arnavit për të shkuar në një festë. Arnav refuzon. Lavanja i thotë se do shkojë me Kushin. Kushi vjen në punë. Arnav e sheh atë dhe bëhet gati të shkojë t’i flasë por Lavanja thotë se janë vonë dhe të dyja largohen. Lavanja dhe Kushi shkojnë në festë. Kushi nuk ndihet rehat dhe pyet Lavanjën pse nuk i tha që do shkonin në festë. Lavanja futet brenda në festë kurse Kushi qëndron jashtë. Arnav shkon atje ku po bëhet festa. Ai gjen Kushin vetëm dhe i thotë se do të flasë me të. Kushi bën të largohet por Arnav nuk e lë të shkojë. Ai i thotë Kushit se do që të flasë me të. Kushi i thotë se ai nuk kërkon dot falje sepse ai është shefi ndërsa ajo shërbëtorja. Kushi i tregon Arnavit për aksidentin e prindërve të saj. Arnav mbush sytë me lot. Kushi largohet. Arnav e thërrët. Ai i kërkon të falur. Kushi largohet pa thënë asgjë./revistawho.com

BIG BROTHER/ Fiorentina bisedon me banorët, prek Olsin në vende intime

$
0
0

Olsi dhe Fiorentina janë një nga çiftet më të diskutuar brenda shtëpisë. Veprimet e tyre shpesh kanë lënë shije të hidhur tek publiku, të cilët në masë kërkojnë largimin e tyre. Së fundmi një veprim tjetër i Fiorentinës po bën xhiron e mediave. Teksa ka qenë duke folur me banorët, ajo ka prekur Olsin në vende intime. Një veprim që nuk është pritur shumë mirë.

Gjesti human i Eminem, mbledh 2 milionë euro në kohë rekord për viktimat e Manchester-it

$
0
0

Ai njihet si mistrec e provokator por gjithnjë merr flamurin kur është fjala për të bërë diçka të mirë. Eminem ka mbledhur në pak ditë dy milionë euro për t’ia dhënë familjeve të viktimave e të plagosurve në atentatin në Manchester. Reperi kishte hedhur një apel në rrjetet sociale “Bashkohuni me mua”, duke nisur mbledhjen e fondeve. Statusi i Eminem është shpërndarë 8 mijë herë e falë kësaj shifra prej 2 milionë eurosh u mblodh brenda pak ditëve. Ndërkohë edhe artistë të tjerë janë impenjuar. Të dielën në Manchester do të mbahet një koncert bamirësie ku do të këndojnë Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus, grupi “Take That”, grupi “Coldplay” etj./ revistawho.com

Ish-e dashura e Majk: Gjashtë fjalë për një histori dashurie….

$
0
0

Polemikat e kanë shoqëruar shumë marrëdhënien e reperit Majk me ish-të dashurën e tij, Majlinda. Ata u bënë prindër të një djali pak ditë më parë, edhe pse nuk janë më me njëri-tjetrin. Majlindën duket se e ka lodhur kjo histori dhe lajmet nëpër media të ndryshme për marrëdhënien e saj me Majk. Ajo ka reaguar me një fjali të vetme, duke treguar se historinë e saj të dashurisë e ka vetëm me djalin e saj. “Gjashtë fjalë për një histori dashurie. Ai është gjëja më e mirë e imja…Djali im”-shkruan Majlinda.

Aktorja dhe moderatorja shqiptare përfundon në spital, çfarë ka ndodhur me të?

$
0
0

Aktorja shumë e dashur, njëkohësisht dhe moderatore, Rudina Dembacaj, ka përfunduar në spital ditën e sotme. Ajo ka postuar foto nga shtrati, ku shfaqet me serum. Urojmë që mos jet asgjë serioze dhe Rudina ta kalojë sa më shpejt këtë gjë./revistawho.com

‘Dorëzohet’ Poni, na prezanton me të birin bukurosh

$
0
0

Këngëtarja shumë e pëlqyer, Poni, ka qenë gjithmonë tepër e rezervuar për jetën e saj private. Ajo ndan shpesh momente me djalin e saj, por deri më sot nuk e kishim parë portretin e plotë të Frenkut 6-vjeçar. Sot Poni na ka prezantuar me të birin e duhet thënë se është një bukurosh i vërtetë. Madje komentuesit shprehen se është një kopje e Ponit. Ju si mendoni?/revistawho.c

Moti “ҫmendet” edhe në qershor, ja surprizat në ditët e para të muajit

$
0
0

Nuk është akoma koha për plazh. Të paktën, as për ditët e para të muajit qershor. Nga parashikimet e meteorologëve, mësohet se duke filluar që nga dita e enjte e deri në fundjavë, moti do të ketë kalime vranësirash, bubullima e shira lokalë. Sipas Meteoalb, 1 qershori në të gjithë vendin paraqitet me kthjellime deri në mesditë kur priten kalime vranësirash në veri dhe lindje duke i rrezikuar këto zona, nga shira të përkohshëm. Pasditja do vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ekstremi verior dhe zonat verlindore mbeten të rrezikuara nga shira të izoluar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstreme të ditës se enjte duke bërë që maksimumi në rang territori, të ngjitet në 31 gradë C.

Deri në fundjavë, moti do të vazhdojë të jetë i ngrohtë, por me vranësira dhe intervale me diell. Orët e pasdites priten më shumë zhvillime vranësirash, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima. Më të theksuara, reshjet dhe bubullimat do të jenë në fundjavë, të premten dhe të shtunën./Class


NË KOPERTINË / Elvis Pupa në një bisedë për gruan, rikthimin në Tiranë, verën dhe sezonin e ri në ekran

$
0
0

Nga RevistaWho.Com / Fotot: Pirro Beati / Video: Blerti Talelli / Make Up: Pranvera Metolli

Sivjet në ekranet shqiptare Elvis Pupa solli një frymë të re të të bërit humor, duke drejtuar një nga programet më të suksesshme të sezonit – “M’fal për shprehjen”. Sigurisht që shqiptarët i kishte marrë malli për Pupën e të gjithë karakteret simpatike që ai ka sjellë ndër vite. Por “larg syve, larg zemrës”, dilema nëse do të arrinte Pupa sërish të rifitonte zemrat e shqiptarëve ishte e madhe. Ai jo vetëm ia doli, por i tejkaloi pritshmëritë. E kush nuk ka qeshur me rubrikën e famshme “Burri-gruaja”?! Pikërisht për të gjitha këto e për të kuptuar më shumë për vazhdimësinë e këtij programi, ne vendosëm ta pyesnim vetë Visin. Nuk mund të mos i kërkonin edhe komente për “gratë”. Ai i thotë të gjitha në “revistawho.com“, duke na zbuluar edhe ku do te jetë këtë verë.

Sapo përfundove një nga programet më të suksesshme të sezonit. Kur bëre gati valixhet për të ardhur këtej e prisje këtë rezultat? Sa i trembeshe?

Më kishte marrë malli për publikun dhe shpresoja për anasjelltas. Nuk më ka trembur sepse e kam menduar gjithmonë si kënaqësi dhe mezi kam pritur të rikthehem.

A mendon dhe “Digitalb”-i njësoj si ne? Ta rinovuan kontratën?

Besoj që do rikthehemi në ekranin e platformës ‘Digitalb’ në tetor.

Ishte një kontratë me shumë zero ajo e jotja? Për sa para u ktheve nga SHBA?

‘Digitalb’ gjithmonë ka ditur të të vlerësojë dhe të të prezantojë shumë mirë profesionalisht. Nga ana tjetër, unë dal në skenë kur kam diçka për të dhënë dhe jo domosdoshmërisht kur më duhet diçka për të marrë.

Pse mendon që i bëre kaq shumë për vete shqiptarët, çfarë ke ti që të tjerët nuk e kanë?

Unë nuk kam asgjë që të tjerët nuk e kanë. Thjesht unë i përdor të gjitha aftësitë që kam në funksion të profesionit dhe gjërat që dua i bëj, nuk i lë thjesht në ide.

Sa je lodhur këto muaj?

Shuuuuuumë! Po ç’rëndësi ka kur pëlqehet puna dhe kur ke përpara stinën e verës për pushime.

Rubrika që shënoi rekord në audiencë ishte “Burri- Gruaja”, pse shqiptarët e deshën aq shumë?

Sepse ajo i flet çdo çifti. Janë situata të jetës në çift ku secili gjen veten. Në fund të fundit të gjitha gratë janë njëlloj. E njëjta gjë vlen dhe për burrat.

Sa ka tek Visi i Eglës nga vetë Elvis Pupa? Sa ka nga jeta jote bashkëshortore në ato skenare?

Si pjesë e të njëjtit realitet, ka goxha. Por, çdo përafërsi me persona dhe ngjarje reale është thjeshtë rastësi (qesh).

Martesën me Eglën do e përshkruanim me shprehjen tonë të urtë “Kush të rreh, të do”? A vlen kjo edhe për martesën tënde, atë të vërtetën?

Kush të do, të mirëkupton. Ai që të rreh, e bën këtë se është frikacak dhe trembet se do rrihet në qoftë se nuk e bën i pari.

Nëse do t’i përshkruaje gratë vetëm me 3 fjalë, cilat do të ishin ato?

Nuk dinë ç’duan!

A është gruaja jote fanse e çiftit Visi-Egla?

Ështe fanse dhe kritike e çdo vepre artistike timen.

Të jep ajo sugjerime? Të kritikon?

Gjithmonë. Me shumë sugjerime se kritika në fakt.

Ti dhe Egla jeni kombinimi perfekt për ato role, kaq e thjeshtë sa duket ishte që në fillim?

Unë dhe Egla njihemi që në Akademi dhe kemi performuar në shumë produksione teatrore bashkë. Ajo ështe shumë profesioniste dhe çdo gjë shkon perfekt në sheshin e xhirimit.

Tani që i interviston vetë VIP-at, na kupton ne? E shikon sa e vështirë është…

Shuuuuumë! Prandaj nuk kam ftuar VIP-a, por profesionistë. Ka shumë ndryshim.

Cilën prej atyre intervistave do të veçoje? Kush të ka impresionuar?

Nuk veçoj dot se të gjithë kanë qenë të veçantë, por më simpatikët kanë qenë Florjan Binaj dhe Sinan Hoxha.

Ke zgjedhur të bashkëpunosh me kolegët e vjetër, nuk të pëlqen të eksplorosh talente të rinj?

Në art nuk jemi aq me fat sa në politikë. Aty vërshojnë talentet.

Ermal Mamaqi ka një program pak a shumë të ngjashëm e një tjetër ka nisur edhe Romir Zalla. Nuk po shtoheni ca si shumë?

Edhe restorante ka shumë, por kur shefat gatuajnë menu të ndryshme dhe klientela seleksionohet.

Tani që presim sezonin e dytë, me çfarë merret Elvis Pupa? Do të riktheheni në Amerikë?

Tani merrem vetëm me familjen time të cilës i kam munguar gjatë sezonit. Patjetër që verën do e kaloj në Amerikë. E kam më të lehtë të krijoj në qetësi.

A e ka të vështirë gruaja jote të të ndjekë pas në punët e tua, pa pasur mundësi te ndjekë diçka të veten?

Ajo më ndjek mua dhe pasionin e saj. Duke qenë se është pedagoge edhe ajo e ka verën të lirë dhe koordinohemi në punë dhe pushime.

Tani për mbyllje do të të bëjmë një pyetje tipike shiptare, që kushedi sa shpesh e dëgjoni: Kur do të bëheni me fëmijë?

Pa merak. Kemi plotësuar formularët dhe po presim përgjigjen e aplikimit. / revistawho.com

Linda Rama shtron darkë për të ftuarit e “Global Woman” në Pallatin e Brigadave, ja detajet

$
0
0

“Global Woman”, nje organizatë e njohur tashmë në Londër dhe në gjithë botën e drejtuar nga shqiptarja Mirela Sula, sjell Samitin e Grave këtë herë në Shqipëri.

Në datat 3-4 qershor, Tirana do të presë rreth 200 delegatë ku një pjesë e mirë janë mysafirë që po vijnë nga mbarë bota. Ndërkohë Mirela Sula ka konfirmuar se folësit dhe shumë delegatë janë duke ardhur nga Amerika, Kina, Suedia, Anglia, Franca, Polonia, Zvicra, Hollanda, Serbia, India, Japonia, Peru dhe Kanada.

Zonja Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama do të hapë samitin ditën e shtunë dhe njëkohësisht ka ftuar në një darkë ekskluzive të gjithë mysafirët e ardhur nga jashtë ditën e premte në Pallatin e Brigadave, – raporton gsh.al.

Pjesë e kësaj darke dhe folëse në samit do të jetë edhe personazhi i njohur i filmit “Sekreti”, Marie Diamond, si dhe shumë të tjerë, burra dhe gra të suksesshëm në biznes dhe fusha të tjera të jetës.

Dy ditët e samitit do të jenë plot përmbajtje cilësore ku do të flitet për sekretet e suksesit, vetëzhvillimin dhe motivimin që njerëzit kanë nevojë të aplikojnë në mënyrë që të ndryshojnë jetën e tyre dhe të arrijnë cfarë dyan në jetë.

Folësit nga Shqipëria janë Ministrja e Urbanistikës dhe Zhvillimit zonja Eglantina Gjermeni, deputetja e PD Majlinda Bregu, si dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Anita Haradinaj. Pjesë e këtij samiti mund të jeni edhe ju duke blerë online biletën tuaj në http://www.globalwomansummit.com/ .

 

Aktori turk rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit: Ish-bashkëshortja s’më lejon ta takoj vajzën

$
0
0

Asnjëherë nuk e zbuloi arsyen e vërtetë pse ai braktisi karrierën e tij në aktrim. Që pas divorcit nga bashkëshortja e tij , aktori i njohur turk Arda Kural, nuk u pa më në asnjë serial televiziv, pavarësisht ofertave që ai kishte nga producent të njohur. Divorci me bashkëshorten duket se ka qenë një periudhe shumë e vështirë për aktorin 35 vjeçar, këtë e ka zbuluar vetë ai për herë të parë pak ditë më parë në emision televiziv ‘Duymayan Kalmas-n’. ‘Unë kam një vajzë nga martesa 7 vjeçare me ish bashkëshorten. Doja t’i isha pranë vajzës time, të ndaja kohën më të, si çdo prind më fëmijën e tij, por ish bashkëshortja nuk më ka lejuar ta takojë asnjëherë që pas ndarjes’, ka rrëfyer aktori. Kujtomë se aktori i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike si dhe terapive psikologjike, kjo për shkak të një aksidenti me makinë që aktori ka pësuar disa kohë më parë, transmeton syri.net. Aktori ka zbuluar gjithashtu se pas disa vitesh pauzë në kinematografi ka vendosur të rikthehet sërish më një interpretim ne një seria, xhirimet e të cilit do të nisin shumë shpejt.

Damiano i ‘Big Brother’ pranë këngëtares së njohur: Projekte të reja së shpejti

$
0
0

Damiano Agalliu, një nga banorët më të përfolur të ‘Big Brother’, duket se nuk qëndron dot larg televizionit. Pasi lajmëroi se do të ishte pjesë e një filmi me mikun e tij Drilon Hoxhën, ai është shfaqur pranë këngëtares së njohr Betarix Ramosaj. “Projekti është rrugës”-shkruan ai në foton me këngëtaren. Mbase Damiano është thjesht një fans i saj ose mbase dëshiron t’i futet dhe botës së muzikës. Mbetet të shohim në ditët në vazhdim çfarë do ndodhë./revistawho.com

Majk i revoltuar, ofendon e nxjerr gishtin e mesit. Çfarë po ndodh me reperin?

$
0
0

Majk ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ardhjes lindjes së Roan. Pak ditë më parë reperi u bë baba, edhe pse është munduar t’i qëndrojë larg lajmeve për djalin e tij. Por së fundmi diçka e ka revoltuar Majk. Në një foto në ‘Instagram’ reperi është shprehur i irrituar kundrejt njerëzve, duke shkruar me fjalor të rëndë dhe duke treguar gishtin e mesit. Nuk dihet çfarë e ka mërzitur atë kaq shumë./revistawho.com

Viewing all 25698 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>