Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all 25693 articles
Browse latest View live

Si reagon Eli Fara kur shikon lajmet për Marinën: Media të ligësive…

$
0
0

Marina Fara është një emër familjar për publikun, por jo një personazh publik. Të gjithë e njohin si vajzën e këngëtares Eli Fara, por e njohin edhe nga setet e fotove provokuese në rrjetet sociale. Vëmendja e madhe mediatike që Marina ka marrë kohët e fundit është fokusuar kryesisht në statusin e saj privat. Pak muaj më parë, u mësua se Marina shpalli fejesën me një biznesmen të njohur në Tiranë dhe vetëm pak ditë më parë, mediat postuan lajmin se ajo i ka dhënë fund fejesës dhe tashmë ka krijuar një lidhje të re.

Të gjitha këto aludime mediatike për Marinën, natyrisht i kanë rënë në vesh edhe këngëtares së njohur, Eli Fara, e cila, si ҫdo prind, nuk ndihet mirë për ato që thuhen e shkruhen për të bijën, aq më tepër kur Marina nuk është person publik dhe jeta e saj private nuk ka pse të komentohet.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri “Mbolla një bahҫe”, Eli Fara është përballuar edhe me disa pyetje nga publiku, ndër to edhe ato për vajzën, pikët e dobët të këngëtares.

E ngacmuar edhe nga moderatorja për komentet dhe shkrimet për Marinën dhe jetën e saj private, Eli thotë se përpiqet që të mos u japë rëndësi, por, natyrisht, si ҫdo prind, edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale: “Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët…” – thotë Eli duke iu referuar lajmeve të fundit për Marinën.

Ndërsa mediat që merren me lajme të tilla, Eli i quan “media të ligësive, që ҫorodisin shoqërinë… dhe nuk është mirë.”

Marina ka mbaruar studimet për drejtësi dhe punon si juriste. Per Elin, fakti që ajo nuk ka lidhje me artin është fat, sepse njerëzit që kanë një punë tjetër jashtë artit, tregon këngëtarja, e kanë jetën më të qetë dhe janë më afër familjes./Class


FOTO/ Jo më hakmarrje mes Elifit dhe Behlulit, dyshja përfundon në ‘martesë’

$
0
0

Ka përfunduar xhirimet seriali ‘Cesur ve Guzel’, ku protagonistët e të cilit janë dy emra shumë të dashur për shqiptarët. Kivanc Tatlitug, i njohur si ‘Behlul’ dhe Tuba Buyukustun, e njohur si ‘Elif’, kanë përfunduar me sukses serialin, i cili do të transmetohet në 22 qershor në Turqi e me siguri edhe në vendin tonë pas disa kohësh. Fundi i telenovelës është i lumtur. Pas shumë kohësh hakmarrje, më në fund çifti ka përfunduar në martesë. Më poshtë keni pamjet nga telenovela më e re turke.

“Si ta quaj këtë dashuri”, Lavanja nuse, Arnav bën namin, ja ç’do ndodhë nesër

$
0
0

Arnav përplaset me shërbëtorin i cili i derdh kafenë në këmishë. Për çudi të të gjithëve Arnav nuk i bërtet por i thotë t’i sjellë një kafe tjetër. Babai i Kushit pyet një avokat për Shamin. Ai thotë se Sham është avokat i mirë dhe ka ndihmuar shumë njerëz të varfër të gjejnë drejtësinë. Kushi shkon në punë. Ajo përballet me Arnavin. Kushi i buzëqesh atij kurse Arnav e shikon me nerva. Teksa kalon pranë Arnavit shalli i saj ngec në laptopin e tij. Arnav i jep shallin dhe habitet kur sheh njollën që i ka lënë Kushit në krahë. Ai i kërkon përsëri faljë Kushit. Kushi gëzohet që ai i kërkoi falje. Arnav largohet. Pajal merr në telefon tek shtëpia Raizada për të folur me Kushin. Telefonin e kap Akash. Ata flasin me njëri tjetrin. Manorma pyet Akashin nëse ka ndonjë të dashur dhe i thotë se ka për t’u martuar me vajzën që ka zgjedhur ajo. Akash i thotë se nuk ka për t’u martuar pa u martuar Arnav. Kushi e vesh Lavanjën si nuse. Në këtë kohë vjen Arnav. Kushi fshihet në tualet. Arnav sheh Lavanjën të veshur si nuse dhe i bërtet. Arnav sheh Kushin që është në tualet dhe e nxjerr prej aty. Ai kërcënon Kushin dhe i thotë të dalë nga dhoma. Kushi largohet. Lavanja i thotë Arnavit se do që t’i japë kuptim lidhjes së tyre por ai i bërtet aq shumë sa e dëgjojnë edhe Anxhali dhe gjyshja. Ato pyesin Kushin pse Arnav po i bërtet Lavanjës. Lavanja i thotë Arnavit se nuk mund të jetojë me të si e dashura e tij dhe se do të largohet nga shtëpia. Arnav nuk e ndalon. Arnav shkon tek Kushi dhe i thotë se është faji i saj për gjithçka. Ai i thotë se Lavanja do largohet nga shtëpia kështu që Kushi s’ka nevojë të vijë më. Gjyshja gëzohet që Lavanja do largohet. Kushi flet në telefon me Lavanjën dhe i thotë t’i kërkojë falje Arnavit. Lavanja thotë se nuk do i kërkojë falje pasi ajo nuk ka asnjë gabim dhe Arnav as nuk u përpoq ta ndalojë kur ajo tha se do largohet./revistawho.com

NGA REVISTAWHO.COM / Aksidenti i Fifit, flet këngëtarja: Ja çfarë më ndodhi

$
0
0

Lajmi se këngëtarja e dashur Fifi është aksidentuar, bëri sot xhiron e të gjithë web-eve. Sipas asaj që u shkruajt në media, këngëtarja u pa në gjendje jo të mirë në Spitalin e Elbasanit. “RevistaWho.Com” mundi të kontaktojë me Fifin e cila thotë se tani është shëndoshë e mirë. “Isha duke xhiruar klipin e ri dhe një aksident i vogël më kushtoi një të çarë në këmbë. Në fillim u tremba pak, por tani jam shumë mirë, në shtëpi”, – ka thënë këngëtarja, e cila me siguri do ta mbajë mend gjatë klipin që pritet të lançojë së shpejti, duke qenë se buja e tij nisi ende pa u publikuar. Ne mezi po e presim këngën e re dhe shpresojmë që të jetë po aq e bukur dhe profesionale sa të gjithë projektet e Fifit. / revistawho.com

Capital T mes luksit, i fiksuar pas ksaj firme të shtrenjtë

$
0
0

Një nga reperët më të talentuar, por njëkohësisht edhe më të paguar. Capital T, edhe pse i ri në moshë, ia ka dalë të jetë ndër më të kërkuarit në jetën e natës. Dhe me siguri ai fiton mirë me profesionin e tij, aq sa mundet të rrethohet dhe nga luksi. Sëe fundmi ai ka bërë disa blerje të shtrenjta të firmës së famshme ‘Gucci’. Në foton e fundit ai shihet me disa qese në dorë dhe shkruarn ‘I fiksuar’./revistawho.com

FOTOT/ Të bukura edhe me ndihmën e grimit, shikojini këngëtaret tona ujë e sapun

$
0
0

Në skenë ato janë perfekte, sigurisht pasi kanë bukuri natyrale por patjetër edhe me ndihmën e grimit. Por këngëtaret tona janë të zakonshme si të gjithë ne në jetën e tyre të përditshme pa grim, shkruan “Express”.

Ato padyshim që janë të bukura, por që dukja në ekran në krahasim me jetën e përditshme janë shumë larg njëra-tjetrës. Shikoni si duken ato…

DAFINA ZEQIRI

VESA LUMA

GENTA ISMAJLI

SONI MALAJ

BLEONA QERETI

TUNA

RONELA HAJATI

NORA ISTREFI

MIRIAM CANI

Këngëtarja shqiptare në faqet e ‘New York Times’, e cilësojnë si zërin perfekt

$
0
0

Tashmë është i njohur për të gjithë talenti i saj. Dua Lipa, këngëatarja shqiptare e famshme në botë, po bëhet shumë shpejt një nga më të preferuarat e të rinjve. Por ajo nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave prestigjoze. ‘Neë York Times’ është revista e radhës që shkruan për Duan, duke e cilësuar atë si një zë të madh e perfekt për kategorinë ‘Pop Bangers’. Ashtu si kënëgtarja, të gjithë shqiptarët pa dyshim janë krenarë për arritjet e saj./revistawho.com

Kylie Jenner tërheq vëmendjen e të gjithëve, skena intime në rrugë me të dashurin

$
0
0

Prej disa muajsh Kylie Jenner është në një lidhje me reperin Travis Scott. Së fundmi ajo është fotografuar nga paparacët teksa ka qenë në rrugë me të dashurin në momente intime. Çifti ka qenë duke shkëmbyer puthje dhe Travis nuk ka rezistuar dot pa i prekur të pasmet Kylie-t./revistawho.com


“Si ta quaj këtë dashuri”, Sham përballë me Kushin, ja ç’do ndodhë të hënën

$
0
0

Kushi i jep Arnavit një letër nga Lavanja. Ai e gris dhe ja hedh Kushit në fytyrë. Kushi largohet. Ndërkohë Sham po vjen për në shtëpinë Raizada i lumtur që Kushi nuk do punojë më aty. Kushi hap derën për të ikur dhe përballë i del Shami. Sham habitet ndërsa Kushi e pyet çfarë do aty.Sham mbyll derën dhe i thotë Kushit se ka ardhur ta marrë për në shtëpi. Kushi e beson atë që ai thotë dhe niset për në shtëpi. Sham i thotë se do vijë pak më vonë se ka punë dhe hyn në shtëpinë Raizada. Kushi shkon të takojë Lavanjën. Ajo i thotë se Arnav ishte shumë i mërzitur pa të. Lavanja ka vendosur të shkojë në Londër. Ajo i jep një dhuratë Kushit për shoqërinë e mirë që krijuan. Sham dhe Anxhali mundohen të bindin Arnavin të martohet por ai nuk ndryshon mendje. Sham kthehet në shtëpinë e Kushit. Babai i Kushit ja merr telefonin dhe shënon numrin e Mbretëreshës. Sham e gjen atë me telefon në dorë por babai i Kushit gjen një justifikim. Kushi shkon me nxitim në shtëpinë Raizada dhe kërkon Arnavin. Shërbëtori i thotë se ai ndodhet në zyrë. Kushi shkon atje dhe hyn në mes të mbledhjes. Ajo fillon t’i thotë për Lavanjën. Arnav e merr në zyrën e tij. Kushi i thotë se Lavanja po largohet përgjithmonë. Arnav i thotë se mes tij dhe Lavanjës ka mbaruar. Ata debatojnë me njëri tjetrin dhe Arnav e mërzit përsëri Kushin. Teksa largohet asaj i vjen një ide. Babai i Kushit merr në telefon Mbretëreshën. Atij i del një grua e cila i thotë që Arnav është një avokat shumë i mirë. Sham e ka ndërruar numrin e Anxhalisë pasi e ka kuptuar çfarë do të bëjë. Arnav shkon në zyrë dhe e gjen të zbukuruar me lule. Të gjithë këtë e ka bërë Kushi. Ajo i ka lënë edhe një letër sikur është Lavanja. “ASR Të dua aq shumë sa këto lule. Më fal… Të lutem më ndalo përndryshe do hidhem nga ndonjë mal”, -shkruan Kushi në emër të Lavanjës. Arnav i kujtohen fjalët e Kushit dhe lotët në sytë e saj. Ai nuk e kupton pse lotët e Kushit e bëjnë të vuajë. Kushi i thotë Lavanjës se Arnav ka për të ardhur. Arnav vjen në shtëpinë e Lavanjës. Lavanja e përqafon. Kushi përlotet kur sheh Arnavin me Lavanjën dhe nuk e kupton pse po qan. Lavanja kthehet në shtëpinë Raizada shkruan revistawho.com. Familja bën ritualin. Kushi është në shtëpinë e saj duke bërë ritualin dhe duke kujtuar momentin kur Arnav po përqafonte Lavanjën. Arnav nga ana tjetër kujton Kushin. Kushi nuk e kupton që po bie në dashuri me Arnavin. Ajo i tregon Pajalit për një shoqe por në fakt e ka fjalën për vete. Sham i thotë Kushit t’i thotë shoqes që të masë rrahjet e zemrës kur sheh atë person. Ai mendon se Kushi e ka fjalën për të./revistawho.com

“Kur ishim të njomë”, Kozeta Kurti nxjerr nga arkiva Ledionin e Xhemin e shumë viteve më parë

$
0
0

“Ishim t’njomë”, i përgjigjet Kozeta Kurti prezantuesit Ledion Liço, i cili e pyet “Ç’e deshe” për një foto që të gjithëve na pëlqeu shumë. Na ktheu pas në kohë, atëherë kur vërtetë Ledioni ishte një nga çunat më “trendy” të ekranit, Xhemi Shehu vajza më e bukur në televizion e Kozeta ajo më e shkathëta. Të rinj, me “look”-un më “trendy” të momentit, pikërisht në faqet e revistës me të njëjtin emër, asokohe një risi në tregun shqiptar. Ledioni dhe Xhemi vazhdojnë punën e tyre në “Top Channel” po aq të suksesshëm (ndoshta edhe më shumë), ndërsa Kozeta ka pak kohë që është shkëputur nga ekrani por asnjëherë nga media. Në këtë foto tani pritet vetëm komenti pikant i Xhemit./ revistawho.com

@xhemi.shehu @kurtikozeta çe deshe…🙈

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

 

FOTOT/ Tërbohet futbollisti shqiptar, shikoni çfarë bën në Las Vegas

$
0
0

Ka çuditur jo pak futbollisti bukurosh shqiptar, me imazhet që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale. Djaloshi nga Shqipëria Jurgen Gjasula, i cili ende nuk ka pasur fatin të luajë me kombëtaren vitet e fundit, këto ditë po shijon një udhëtim në Las Vegas. Diell, pishina, muzikë, njerëz… Deri këtu gjithçka në rregull, por ajo që na la me gojë hapur ishte diçka tjetër. Teksa merrte rreze, Gjasula është shfaqur pranë një vajze që bënte “twerk” pranë tij në mes të ditës. Një imazh që nuk na rastis ta shohim shpesh, apo jo?/ revistawho.com

FOTO NGA PLAZHI/ Big Mama e lumtur me trupin e ri, këngëtarja shfaqet me bikini

$
0
0

Ajo ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme, por sot gëzon shëndet të plotë e më në fund edhe forma të bukura. Imazhi i Big Mamës mbipeshë, tani ka mbetur në të kaluarën. Sot këngëtarja shqiptare ka një trup të bukur e duket qartazi se është shumë rehat. Madje së fundmi ajo është shfaqur me bikini dhe sipas mediave kosovare ndodhet për të pushuar në qytetin e Sarandës. Ajo ç’ka nuk dihet është kush e shoqëron artisten…/ revistawho.com

FOTOT/ E bija e një Miss-i, ju prezantojmë vajzën e Irsa Demnerit

$
0
0

Është tërhequr në jetën e saj private, pas krijimit të familjes dhe për Irsa Demnerin dimë shumë pak. Kanë mbetur vetëm fotot e viteve kur ajo ishte aktive, që ngjallin edhe më shumë dëshirën për të parë sesi është sot, kur është bërë nënë e dy fëmijëve me partnerin e saj, një jurist pak vite më i madh sesa Irsa.

Dhe dëshira është plotësuar, papritur. Për 1 qershor, Irsa është fotografuar me vajzën e saj, fëmijën e parë, e cila tani duhet të jetë 5 vjeç. E veshur me një fustan princeshash, vajza e Miss-it e tregon hapur këtë fakt me fytyrën e saj të bukur. Ka të njëjtat flokë si e ëma dhe po ata sy blu.

Kur e sheh pranë Irsës, e cila nuk ka ndryshuar aspak, madje edhe në trup shfaq linjat e holla të kohës kur fitoi Miss Shqipëria, e kupton pse është kaq e bukur kjo vajzë./ Class

VIDEO/ “Ta tregoj unë mikrofonin ty”! Fiorentina e xhindosur nga xhelozia, Olsi futet poshtë shezlongut

$
0
0

Ditën e sotme një skenë humori është regjistruar në “Big Brother”. Pas rënies së gongut, Olsi direkt tentoi të fshihej ndërsa Firorentina u nis e xhindosur drejt tij. Ai u fut poshtë shezlongut po nuk i shpëtoi dot të dashurës. Përtej humorit duket qartazi se Fiorentina po vuan nga xhelozia ndaj Olsit e shpesh situata i del jashtë kontrollit. Për më shumë shihni videon e mëposhtme.

 

FOTO/ Shfaqet për herë të parë imazhi i bebes, kujt i ngjan djali i Adelina Ismailit?

$
0
0

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili u bë nënë për herë të parë në muajin prill. Prej lindjes këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Vali u treguan të kujdesshëm duke mos e shfaqur imazhin e Uliksit të vogël në publik. Por siç duket ata nuk i kanë rezistuar kësaj poze të adhurueshme të tij në krahët e mamit, ku gjithsesi ia kanë mbuluar sytë. Si mendoni, kujt i ngjan Uliksi? / revistawho.com


“S’do të marrë askush për grua”, si i tejkaloi Fatmira Breçani paragjykimet e para

$
0
0

Fatmira Breçani e lindur dhe e rritur në Tropojë është një nga këngëtaret më të njohura të atyre trevave, edhe pse prej vitesh jeton në Tiranë dhe madje, sado e paimagjinueshme të duket, këndon në festa të ndryshme edhe këngë të Shqipërisë së Mesme apo të Jugut.

Megjithatë pak dimë për jetën private të Fatmirës me 6 albume dhe me më shumë sesa 60 këngë në një karrierë 40 vjeçare. Ajo sot në programin Rudina ka treguar për fillimet kur ishte 16 vjeç dhe kur nuk ishte shumë e thjeshtë që një vajzë të bëhej këngëtare.

“Më shumë ka qenë problem nga vëllezërit që unë të vija në Tiranë dhe të merrja pjesë nëpër koncerte. Thoshin “nuk do të marrë kush”, sikur të ishe këngëtare të ishte turp, kur është diçka shumë e bukur, për atë që këndon, por edhe për publikun”, ka thënë ajo.

Megjithatë pasioni dhe talenti i veçantë i Fatmirës ishin më të fortë sesa paragjykimet dhe ajo arriti të shihet me sy shumë të mirë dhe të fitojë dashurinë dhe respektin e të gjithë Tropojës dhe Shqipërisë. Madje shumica e njerëzve e thërrasin me një emërtim që tregon respekt, “Dada”.

Sa për shqetësimin e vëllezërve që do të mbetej e pamartuar, edhe ai ishte i kotë, shkruan “Class”

Ajo është prej 27 vitesh e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, vajzës Drenicës 23 vjeçe dhe djalit, një vit më të vogël. Fatmira e ka njohur bashkëshortin e saj që kur ishte 19 vjeç, megjithatë ata për shumë vite ishin të dashur derisa ajo u martua kur ishte 30 vjeçe.

Bashkëshorti, siç tregoi Fatmira, ka qenë mbështetja kryesore si financiare fillimisht për publikimin e albumeve dhe shpirtërore në karrierën e saj.

Engjëll apo djall?! E zbulon shenja juaj e horoskopit…

$
0
0

Je engjëll apo djall? Përgjigjja është në shenjën tënde të horoskopit:

Dashi- Sipas Astronomisë, Dashi është biri i Marsit. Andaj të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtësisht për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.

Demi- Kjo shenjë e Zodiakut përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë ëngjëllorë, plot sensualitet dhe harmoni.

Binjakët- Edhe kjo shenjë është padyshim një ëngjëll, e udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.

Gaforrja- Kjo shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë ëngjëj që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.

Luani- Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime. Nuk ka dyshim mbi faktin se të lindurit në këtë shenjë janë djaj.

Virgjëresha- Një ëngjëll, një person shumë altruist, i përqëndruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.

Peshorja- Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një ëngjëll. Të lindur në këtë shenjë janë të dominuarit kryesorë nga Venusi, që u dhuron sensin e ekuilibrit. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur, shkruan “Express”.

Akrepi- Bëhet fjalë për një shenjë djallëzore, të dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun e parë.

Shigjetari- Kjo shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Personi që i përket kësaj shenje është një djall. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.

Bricjapi- Kjo shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë imorale, e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një djall të vërtetë.

Ujori- Kemi të bëjmë me një ëngjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.

Peshqit- Të lindurit e shënjës së Peshqëve janë ëngjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.

 

 

 

Që nga Sadami e deri tek Mbretëresha Elizabeth, ja të famshmit që u martuan me kushërinjtë e tyre

$
0
0

Në të kaluarën martesa nuk ishte thjesht dashuri për personin që kishe në krah.

Vendimi për t’u martuar vinte për një sërë arsyesh. Martesa kishte të bënte me pronat, me transferimin e pasurisë, me statusin shoqëror dhe influencën politike.

Pra një çift më parë merrte parasysh disa gjëra përpara se të lidhte kurorë. Në fotot e mëposhtme mund të shikoni disa nga njerëzit më të famshëm në botë, të cilët janë martuar me kushërinjtë e tyre, shkruan “Class”.

Ish kryetari i New York-ut Rudy Guliani

Mbretëresha Elizabeth II

Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick

Albert Einstein

Presidenti Franklin D. Roosevelt

Saddam Hussein

Prej vitesh e dashuruar, Lori Hoxha flet për planet e martesës

$
0
0

Prej vitesh është në një lidhje dhe shumë e dashuruar me partnerin e saj, Vis Bajraktarin. Por a është në planet e Lori Hoxhës një martesë së shpejti? Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ është pyetur nga ‘Express Rozë’ për këtë gjë. “Nuk është fare në planet e mia”- është përgjigjur Lori. Por me siguri kur të ndodhë, duke patur parasysh shijen e Lorit, do jetë një nga dasmat më të bukura.

FOTO/ Jennifer Lopez nuk shkëlqen si gjithmonë, e zë paraliza në skenë

$
0
0

Jennifer Lopez është pa dyshim një nga divat e muzikës botërore. Edhe pse 47-vjeç, ajo njihet për energjinë e madhe që e karakterizon në skenë. Por duket se edhe kësaj i ka ardhur fundi. Në koncertin e fundit, teksa bënte një nga lëvizjet e saj, këngëtarja ka mbetur e paralizuar, duke mos mundur të çohej më. Është dashur ndërhyrja e balerinëve që ajo ta kalonte këtë incident. Vetëm disa minuta më vonë, ajo u rikthye në “Axis Theater” në Las Vegas dhe vazhdoi programin e shfaqjes prej tre orësh me këngë dhe vallëzime të ndryshme, sigurisht pa provuar më lëvizje të tilla.

Viewing all 25693 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>