Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all 25704 articles
Browse latest View live

FOTOT/ Nuk është kthyer ende në “Klan”, Gent Zenelaj vazhdon pushimet me familjen

$
0
0

Me “sozinë” e tij të vogël, drejtuesi i “Stop” në “TV Klan” Gentian Zenelaj, duket se rikthimin në punë e ka lënë për në shtator. Pasditen e djeshme ai ka përshëndetur miqtë në Instagram, përmes një poze me të birin, që i ngjan aq shumë. Siç shihet ata vazhdojnë të jenë me pushime e po shijojnë ditët më të mira të gushtit, ku pasditet janë të ngrohta e mbrëmjet të freskëta. Gentin e pret një tjetër sezon i gjatë krah Sajmirit në programin investigativ ku denoncohen shqetësimet e shqiptarëve, emision që pa batutat e tij me shumë gjasë do të ishte shumë gri./ revistawho.com


FOTOT/ Pamjet e para, martohet aktori i njohur i “Portokalli”

$
0
0

Irgen Çela është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. E kemi parë për herë të parë si shoku Çimit dhe më pas në disa role të tjera karizmatike gjatë edicioneve të “Portokalli”. Të gjithë e njohim si Xhoda por ama emri i vërtetë është Irgen dhe sot i ka dhënë fund beqarisë për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij. “Olti Curri fanpage” ka siguruar dy foto të çiftit ku shfaqen pak minuta para fillimit të ceremonisë. Irgeni është vërtet një djalë me fat pasi nusja qenka një yll i vërtetë. Të dy janë gati të ecin drejt altarit ku më në fund do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit, tashmë si bashkëshortë. Urime dhe me trashëgime!/revistawho.com

 

Dyshimet mbi vdekjen e Michael Jackson u sqaruan, ja çfarë ka ndodhur në të vërtetë me trupin e këngëtarit

$
0
0

Michael Jackson ishte dhe mbetet një legjendë e muzikës pop. Vdekja e tij ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë adhuruesit e tij kudo në botë. Ndonëse kanë kaluar 8 vite, akoma dyshimet kanë sjellë spekulime lidhur me vdekjen e tij. Sipas disa thashethemeve supozohet që pas hapjes së varrit nuk është gjetur trupi i këngëtarit. Sipas “RadarOnline” trupi i këngëtarit është djegur me kërkesë të nënës së tij, prandaj eventualisht varri është bosh. Kërkesa e nënës së Jackson lidhet me faktin se ajo kishte frikë se dikush mund të vidhte eshtrat e të birit. Ky vendim nuk ka qenë i lehtë për familjarët e tjerë por pas disa konflikteve të vazhdueshme disa-mujore, u mor një vendim i përbashkët. 

 

FOTO/ Kampioni në zi, humbet njeriun e zemrës

$
0
0

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj sapo ka humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij. Me anë të një statusi në “Facebook” ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të të atit. Më tej kampioni shqiptar shkruan: “Baba më la pas kujtime të vyera ! Një jetë me babën ishte terapi shpirti e qetësi e madhe shpirtërore ku mbështetja tij ishte e madhe në çdo ditë e në çdo rast ! Përcjellja për në banesën e fundit është nesër në orën 13:00 miqtë e mi !” Nga fjalët e Erkandit kuptojmë që i ati ka qenë mbështetja më e madhe që ai të ishte kampioni që është sot. Kujtojmë që Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe si dhe është nderuar nga Presidenti me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”./revistawho.com

FOTO/ Makaronat që bën Anxhelina Hadërgjonaj nuk i gjeni në asnjë restorant të Amerikës

$
0
0

Anxhelina Hadërgjonaj është një nga vajzat më seksi shqiptare. Këtë nuk e themi vetëm ne, por e thonë dhe të huajt. Ata janë të mahnitur nga linjat perfekte të saj. Ajo që nuk dini është se Anxhelina është “Gocë për shpi”. Në një foto të postuar në “Instagram” bukuroshja ka hedhur një pjatë me makarona ku shkruan: “Nuk di asnjë restorant në LA që të gatuajë makarona më të mira se të miat.” E bukur, seksi dhe që di të gatuajë. Çfarë kërkojnë më nga jeta djemtë?/revistawho.com

Fjorentina e “Big Brother 9”: “Mendimet e tepërta të plakin shpejt”, replika e Olsit do t’ju shkrijë së qeshuri

$
0
0

Tashmë ata kanë deklaruar ndarjen, por detajet na bëjnë të dyshojmë. Bëhet fjalë për dyshen simpatike të këtij edicioni të “Big Brother”, Fjorentina dhe Olsi. Ndonëse qe pikërisht Fjorentina ajo që deklaroi ndarjen, mesa duket ata nuk i rezistojnë dot tundimit për të folur me njëri-tjetrin. Edhe pse Olsi është përfolur për një lidhje të re, “liket” dhe “komentet” nën fotot e Fjorentinës,na bëjnë paksa të dyshojmë. Ajo ka postuar një foto në “Instagram” ku shkruan: “Mendimet e tepërta të plakin shpejt.” Nuk ka vonuar dhe komenti i Olsit i cili me shaka i ka thënë ish- të dashurës: “Kur dalin thinjat, del në pension”, koment që nuk është pritur mjaft mirë nga ajo ku me ironi i ka thënë “Si puna jote që je thinjur shpejt apo jo?” Vallë po këtyre të dyve si do i vejë halli?!/revistawho.com

Fitoi 8 mijë euro për dhjetë ditë, kjo është modelja më e paguar në Shqipëri

$
0
0

Mesa duket është klishe të thuash që profesioni i modeles në Shqipëri nuk korr sukses dhe të ardhura dhe këtë fakt na e ka konfirmuar Endrit Meritiri për #thuajemepepsi.
Fotografi i talentuar ka treguar se për të qenë një modele e kërkuar apo e famshme nuk do të thotë të kesh vetëm një fytyrë të bukur apo gjymtyrët në porpocionin e duhur. Ajo çfarë vërtetë vlen është puna dhe përkushtimi i duhur që të çon drejt suksesit. Endriti është shprehur se një nga modelet më të famshme në Shqipëri ka arritur të fitojë 8 mijë dollarë në dy muaj punë. Kjo shumë marramendëse është fituar nga Alesia Noka e cila është një ndër modelet më të kërkuara si brenda edhe jashtë kufijve shqiptar.
Në vetëm dy muaj, ka thënë Endriti, Alesia mund të ketë punuar intensivisht vetëm 10 ditë, nga mëngjesi e deri në darkë dhe mund të ketë ndryshuar veshjet e saj rreth 80 herë. Sipas tij ky lloj përkushtimi dhe sakrifice është e domosdoshme për të krijuar famë dhe para në fushën e modelingut./sovrani.info

Xhensila dhe Besi martohen nesër dhe na e mbajtën të fshehtë

$
0
0

Prej disa kohësh dasma e Xhensilës dhe Besit ka qenë kryefjala e mediave rozë. Fustani, ftesat, të ftuarit kanë qenë detajet që kanë kuriozuar publikun deri më tani. Pak ditë më parë u zbulua që çifti do martohen më datë 1 shtator. Megjithatë burime të Tabloid.al bëjnë me dije se dasma do të mbahet nesër. Dasma e nesërme do të mbledhë familjarët e të afërmit e tyre. Ndërsa në dasmën e 1 shtatorit janë të ftuar vetëm personazhet VIP./Tabloid.al

 


Përvjetori i martesës, Andrra dedikim prekës kushtuar Sinanit: “Të dashuroj në çdo buzëqeshje”

$
0
0

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani kurorëzuan para dy vitesh dashurinë e tyre dhe tashmë janë bekuar me ardhjen në jetë të një djali të vogël të quajtur, Ansi. Sinani sapo ka publikuar hitin e tij më të fundit “Shoqnia” e cila në pak kohë ka arritur një numër të konsiderueshëm klikimesh. Sot bashkëshortja e tij ka vendosur t’i kushtojë disa vargje ku ndër të tjera shkruan: “Të dashuroj në çdo takim, në çdo fjalë, në çdo buzëqeshje, në çdo moment që jetoj me ty.” Ky dedikim është pasur nga dhjetëra komente ku shumë ndjekës urojnë çiftin që lumturia të jetë gjithmonë pjesë e tyre. Eh, ku ka më bukur se dashuria!/revistawho.com

VIDEO/ Një zgjim i “këndshëm” për Danjelin, vetëm të shihni çfarë i bën Fotinia në pikë të mëngjesit

$
0
0

Ata ishin çifti triumfues i këtij edicioni të “Big Brother” duke çuar në shtëpi jo vetëm çmimin e madh por dhe një dashuri të bukur që lindi brenda dyerve të shtëpisë.Tashmë Danjeli dhe Fotini sapo janë kthyer nga pushimet dhe nuk ngurrojnë që çdo ditë të ndajnë me fansat momente gazmore nga jeta e tyre e përditshme . E fundit ishte thjesht epike. Ndërkohë që Danjeli flinte gjumë, Fotinia kishte në duar disa ngjitëse që shërbejnë për depilim. Vetëm të shihni reagimin e tij kur Fotinia e tërhoqi ngjitësen. Kushedi sa e dhimbshme duhet të ketë qenë sidomos për atë që ishte në gjumë. Ky veprim është shoqëruar jo vetëm me të qeshura por dhe me komente negative nga fansat./revistawho.com

🛇😇

A post shared by Danjel Fotini Dedndreaj (@la_fo_da) on

 

FOTOT/ E dalloni barkun e rrumbullakosur të Zaiminës? Këngëtarja e njohur po shijon më së miri pushimet në plazhet e jugut

$
0
0

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare. Bëhet fjalë për Zaimina Vasjarin. Ajo është tërhequr përkohësisht nga muzika për t’ju përkushtuar bebes së vogël që pritet të vijë në jetë. Mbas përhapjes së lajmit të shtatzanisë, Zaimina u largua nga Shqipëria. Ndonëse lajmi u konfirmua, akoma nuk kemi pasur ndonjë foto nga ajo ku tregohet barku i rrumbullakosur. Prive.al ka publikuar dy foto ku ish-misi shfaqet në plazhet e jugut duke pushuar dhe e gjithë vëmendja është te barku i saj. Në foto nuk dallohet mjaft mirë, por sipas dëshmitarëve “live” ishte më se e qartë, edhe pse Zai herë pas herë mundohej ta fshihte. Këngëtarja është në një lidhje dashurie me partnerin e saj Klodi pothuajse prej një dekade.

A janë femrat të dhëna pas meshkujve të pasjellshëm?

$
0
0

Nëse gjithmonë keni menduar se meshkujt e pasjellshëm përfundojnë me femrat më të bukura, atëherë nuk e keni gabim. Një hulumtim i ri austriak konfirmon se gratë janë më të interesuara në meshkujt që kanë trajta narcisiste të personalitetit. Por, është vetëbesimi – jo narcisismi – i cili i tërheq më së shumti gratë, sugjeron studimi. Hulumtuesit kanë anketuar shumë njerëz për të vendosur trajtat e tyre të personalitetit, e pastaj i kanë dërguar në disa takime të shpejta. Pas çdo takimi, gratë kishin zgjedhur nëse dëshironin të dilnin prapë me mashkullin apo jo. Gratë kishin qenë më të prira të dalin me meshkuj të cilët kishin pasur trajta narcisiste të personalitetit, si të qenit i kotë dhe meshkujt që dëshironin të ishin në qendër të vëmendjes, sesa me meshkujt që nuk i kishin pasur këto trajta. Por, kur hulumtuesit i kishin kontrolluar trajtat tjera të personalitetit, si vetëbesimi apo të qenit i sigurt, kjo lidhje ishte zhdukur. Kjo do të thotë se tërheqja e grave nga narcisistët mund të shpjegohet nga gatishmëria e meshkujve – jo nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes, thonë hulumtuesit. Narcisistët zakonisht lënë përshtypje të mirë të parë sepse aktrojnë si persona me vetëbesim, p.sh., ata e udhëheqin bisedën dhe përpiqen t’i impresionojnë të tjerët për të marrë vëmendje. Por, mos u brengosni: Një studim tjetër gjerman sugjeron se narcisistët bëhen më pak tërheqës ndaj njerëzve posa të jenë në lidhje afatgjatë. P.sh., përgjatë kohës ata bëhen më pak të etur për të qenë në qendër të vëmendjes dhe i heqin karakteristikat e këqija. Prandaj, harrojeni idenë se aktrimi si një vagabond do t’i fitojë të gjitha gratë dhe synoni të jeni me vetëbesim dhe të përkushtuar, thotë autori i këtij studimi Emanuel Jauk./intv.al

Këngëtarja e njohur i jep lamtumirën Tiranës: “Mirupafshim vendi im i bukur ku u linda, u rrita, u shkollova dhe u dashurova”

$
0
0

Para pak javësh ajo i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Edgar. Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike, Ertila Koka. Ajo numëron një sërë projektesh muzikore ku përmendim: “Ajo që ke”, “Prap” si dhe një bashkëpunim me 2TON “Beb” etj. Sot Ertila ka publikuar një status “lamtumire” ku ndër të tjera shkruan: “Mirupafshim Tiranë- Mirupafshim vendi im i bukur ku u linda, u rrita, u shkollova dhe u dashurova. Erdhi koha të largohem drejt një të ardhme totalisht të re për mua(Itali-Milano). Do më marrë malli, e di pafund. Në vecanti për familjen time dhe 3 motrat e mia Aldorën, Danjën dhe Onën që nuk jam ndarë njëherë të vetme nga ato. Ju dua pafund motrat e mia të bukura, pasuria më e madhe në jetën time. Faleminderit të gjithë ju miqtë e mi për miqësinë tuaj, ju dua shumë. Të gjithë ju miq dhe bashkëudhëtarë në karrierën time që keni dhënë ndihmesën tuaj të madhe. Faleminderit ju fansa nga zemra për gjithë dashurinë tuaj që më keni dhënë ndër vite. Ju premtoj pas një periudhe pak pause që bëra nga dasma do të vij me projekte të reja, këtë vit e në vazhdim. Nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Do të shihemi së shpejti. Me shumë dashuri, Ertila Koka.”/revistawho.com 

Jashtë çdo imagjinate, ja si do të jetë ftesa e dasmës së Marinës dhe Getit

$
0
0

Detaji i parë që takon me të ftuarit – ai që rrëfen edhe karakteristikat e dasmës e të bën të mendosh si do të jetë njëra prej ngjarjeve më të përfolura të botës së showbiz-it shqiptar, tashmë është gati. Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga ceremonia e betimit para Zotit, është zbuluar i pari element nga martesa e Getit dhe Marinës, që nuk mund të ishte tjetër veçse një unifikim i të dyve. Megjithëse janë kujdesur që të ruajnë për vete çdo element specifik dhe janë angazhuar maksimalisht që hollësitë t’i kenë surprizë, ftesat nuk mund të jenë të tilla. Bashkimi i dy emrave të njohur në një ftesë elegante, tashmë ka nisur të takohet me mysafirët dhe në këtë prezantim të parë me të ftuarit, disa detaje bien lehtësisht në sy. Është jashtë çdo lloj imagjinate, nuk është formale, as aq intime sa mund të keni menduar… është origjinale, e personalizuar dhe e kuruar me kujdes në çdo element. Sa klasike, aq edhe romantike (si ajo), sa e guximshme, aq moderne e ekstravagante (si ai). Skuadra e Class Events ka kristalizuar deri në detajet më të imta idenë e propozuar nga reperi i njohur i skenës – duke sjellë një ftesë unike që personifikon natyrën e Marinës dhe Getit. E prezantuar me një dizajn shumë elegant, ftesa ka si motiv petalet e luleve natyrale që përmban zarfi transparent (material plex) mbi të cilin është vendosur teksti. Formati i një kutie transparente, të mbushur me lule, të çon menjëherë te një ceremoni ëndërrimtare, e cila, më shumë se gjithçka tjetër do të jetë kryekëput romantike. E menduar si prezantimi i parë me të ftuarit, kjo mënyrë e të ftuarit, pa dyshim do të kishte brenda pak nga të dy. Ngjyra e zezë, si klasike e përjetshme, fillon e prek së jashtmi artin e fortë e dominues të çdo kohe. Në pamje të parë, e zeza klasike të çon menjeherë te dominimi dhe forca e tij, MMV, por sapo hap kutinë, “ashpërsia” e përshtypjes së parë dhe dominanca thyhet për t’ia lënë vendin butësisë së mëndafshtë të copës e ëmbëlsisë se luleve natyrale, vjen natyrshëm një prekje e ëmbël, e butë, mëndafsh… si ajo. Secila nga ftesat është e ndryshme nga tjetra. Për çdo të ftuar, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifikon më së miri natyrat e tyre. Secila nga ftesat është e ndryshme nga tjetra. Për çdo të ftuar, ka vetëm një format ftese dhe vetëm një nuancë. Ashtu siç kishin kërkuar, Geti dhe Marina arritën të kishin diçka të veçantë që identifikon më së miri natyrat e tyre. Dhe ky është vetëm elementi i parë që dëshmon se dasma ka për të qenë e kuruar dhe e personalizuar deri në detaje. Të paktën, nga ky prezantim i parë, është lehtësisht e kuptueshme se pas dy javësh, emocionet e të ftuarëve do t’i kalojnë pritshmëritë…As dhëndri dhe as nusja nuk duan të rrëfejnë më shumë. Në fund të fundit, betimin para Zotit e kanë të shenjtë e duan ta ndajnë vetëm me të ftuarit e zgjedhur.

Marre nga Class.al

 

FOTOT/ Turi na tregon “prapaskenat” e fotove të Orindës, “Real life vs Insta”

$
0
0

Turi dhe Orinda padyshim janë një nga çiftet më të preferuara të publikut shqiptar. Dasma e tyre ishte përtej çdo parashikimi, një organizim madhështor që u kombinua në perfeksion me harmoninë që mbizotëronte. Tashmë ata gjenden në Tajlandë ku po shijojnë disa ditë relaksi dhe qetësie. Por ne femrat jemi paksa të fiksuara me fotot. Këtë “hall” e ka zënë dhe Turin i cili mundohet t’i realizojë bashkëshortes së tij, fotot perfekte. Por si është një “Real life vs Insta” e Orindës? Këtë na e tregon më së miri Turi në fotot e mëposhtme./revistawho.com


FOTO/ Vetëm 17 vjeç por fejohet Rashel Kolaneci?

$
0
0

Në vetëm shumë pak kohë, Rasheli është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media. Format bombastike dhe fotot provokuese e kanë vënë shpesh në qendër të vëmendjes Rashelin. Mirëpo sa i përket jetës private, bukuroshja ka preferuar të mos flasë kurrë dhe deri më tani nuk dihet nëse Rasheli ka një mashkull në krah. Por një foto e fundit e saj hedh dyshime se Rasheli është fejuar. Modelja shfaqet duke bërë një foto para pasqyrës me Ermal Mamaqin, por ne pikasëm unazën që Rasheli mban në gisht. Nëse është Rasheli është fejuar këtë nuk e dimë, por nga ana tjetër kjo unazë mund të ketë ndonjë kuptim të veçantë për të, prandaj presim që Rasheli ta zbulojë vetë./Tabloid.al

Tre veprimet që na plakin para kohe

$
0
0

Lista e gjërave që mund të na plakin është e pafundme. Ekspozimi i madh në diell, ëmbëlsirat dhe deri edhe pozicioni i gjumit mund të nxitin plakjen.
Kjo është arsyeja pse anti-aging, pra lufta kundër moshës, është bërë një prej temave më të nxehta në industrinë e bukurisë. Gjërat që në dukje na shpëtojnë nga rrudhat dhe nga fiksimi për të ruajtur sa më gjatë rininë, është vështirë të gjenden. Vitet e fundit, lufta ndaj rrudhave është bërë një shqetësim i madh i ditës, sidomos për femrat. Nëse do të dish një faktor shumë të rëndësishëm që ndikon në rini, atëherë mëso cilat janë gabimet që bën me gjumin.
Nuk fle mjaftueshëm
Sipas studimeve të fundit, të flesh më pak orë se sa rekomandohet, 7 – 8 orë gjumë, mund të përshpejtojë plakjen dhe krijimin e rrudhave më shpejt.
Fle përmbys
Të flesh përmbys do të thotë ta mbash fytyrën të shtypur në jastëk, gjë që shkakton vija të gjata që qëndrojnë gjatë dhe që më vonë formojnë rrudhat.
Fle në të njëjtën anë
Njëlloj si të flesh përmbys, edhe të flesh në një anë mund të krijojë rrudha, sidomos në faqe dhe në zonën e qafës. Ndaj, bëni kujdes!/botasot.info

VIDEO/ E dinit që Olsi i “Big Brother 9” dikur është bërë dhëndër?

$
0
0

Olsi Klosi paska qenë vërtet një djalë plot me të papritura. Ishte dhe mbetet një nga personazhet më interesantë të këtij edicioni të “Big Brother”. Karakteri i fortë që ka e dallonte nga të tjerët. Edhe pse nuk arritën të fitonin çmimin e madh, ai dhe Fjorentina patën një krisje të marrëdhënies së tyre para pak javëve. Lajmin e dha vetë Fjorentina edhe pse komentet që dyshja i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale, na bëjnë paksa të dyshojmë. Por e dinit që Olsi dikur është bërë dhëndër? Ai ka qenë pjesë e videoklipit të Valbona Halilit “Nuse ka e nuse s’ka”. Ndonëse kanë kaluar shumë vite mund të themi se Olsi paska qenë një dhëndër vërtet simpatik./revistawho.com

FOTO/ Ikën përfundimisht, Floriana Garo nis jetën e re në Gjenevë

$
0
0

Pasi shpalli fejesën, vendimin për t’u larguar nga televizoni dhe kaloi pushime të lumtura, Floriana Garo nisi jetën e re. Ditën e sotme e bukura e “Tv Klan” që për disa sezone drejtoi programin “Jo vetëm modë”, është transferuar përfundimisht në Gjenevë, qytet ku do të jetojë me të fejuarin e saj simpatik. Për Florianën ky është viti i ndryshimit të madh, në të cilin ajo vendosi t’i dedikohet plotësisht krijimit të një familjeje përkrah burrit që dashuron. Urojmë të dëgjojmë sa më shpejt për pritjen e ëmbël, ndonëse thashethemet kanë nisur prej kohësh. “Transferim në Gjenevë “, ka shënuar e bukura Garo pak më parë në Facebook. Mbarësi Florianës!/ revistawho.com

PO NDODH TANI/ Festë beqarie në jaht, ja ç’po bën Xhensila Myrtezaj para se të vendosë vellon (FOTOT)

$
0
0

Po pritet me padurim dasma e një prej çifteve më të famshëm në Shqipëri, ajo e Xhensila Myrtezajt dhe Besart Kallakut. Por siç është kthyer në traditë tanimë edhe këtu tek ne, përpara dasmës është festa e beqarisë, të cilën këngëtarja po e shijon pikërisht në këto momente. Një grup vajzash, mikesha të artistes bashkë me motrën e saj në krye, janë mbledhur për t’u “tërbuar” në një jaht. Të veshura njësoj, vajzat e kanë nisur me shampanjë e po e vazhdojnë me kërcim. Fotot nga festa e beqarisë në jahtin e zbukuruar me trëndafila e tollumbace, ua kemi sjellë më poshtë./ revistawho.com

 

Viewing all 25704 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>