Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all 25698 articles
Browse latest View live

FOTOT/ Djali i Invës dhe Pirros mahnit plazhin me të dashurën superseksi

$
0
0

Vitet e tjera mund të ketë qenë duke pushuar në Dhërmi, por nuk rënë në sy si këtë verë, ku shfaqet i burrëruar, gjithë muskuj e tatuazhe. Anthony, djali 22-vjeçar i çiftit tashmë të divorcuar të artistëve Inva Mula e Pirro Çako, është fotografuar këto ditë të nxehta në plazhin më të preferuar nga personazhet e njohur të showbiz-it.

Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony është stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde superelegante dhe e veçantë. Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, plot konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata janë njohur në Paris, ndërkohë që ia shprehin në çdo moment dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.IMG_1231

Anthony, i cili ka lindur në Paris (Francë), flitet se i ka lënë studimet në Londër, ku ndiqte shkollën në degën e muzikës, profesioni i dy prindërve të njohur. Por kjo gjë mbetet një thashethem, përderisa nuk e ka rrëfyer vetë ai.

Në fakt këtë ndryshim e paralajmëroi nëna e tij, Inva, gjatë intervistës së gjatë dhënë për emisionin “Kontrata” të Sonila Meços, pra disa vitesh. Ajo çfarë bën përshtypje është transformimi i Anthonyt, nga një djalë klasik në një rebel me muskuj e tatuazhe./ Panoramaan2ngj
IMG_1340


Italinë e habiti me këngën “Ancora” nga Mina, ja si po e habit Shqipërinë Rigersa nga Shkodra

$
0
0

Ka pak shenja nga vajza romantike që habiti italianët me zërin e saj emocionues në balada romantike, në videon dhe këngën e saj të fundit R&B “Jeto” nga shkodrania e bukur Rigersa Zefi e datëlindjes 2002. Talenti nuk është fat por përpjekje. Filloi të këndojë në moshën 6 vjecare në “ Bilbilat e vegjël” në Shkodër ku debutoi për herë të parë në festivalin e 50 të femijëve me këngën “Pranvera”. Në moshën 10-vjeçare arriti në gjysmëfinalen e edicionit te 5-të “Gjeniu i vogël”.
Aktivitete te shumta ne teatrin “Migjeni” Shkodër si këngëtare dhe aktore derisa u be pjesë në disa evente audicione në “Io canto”, spektakli i talenteve të rinj italiane. Vajza shqiptare i mahniti te gjithë me këngën “Ancora- Mina”.
Në vitin 2016 uragani Rigersa përfshiu qytetin e lindjes ku si rrallëherë (publiku kujton recitalin e Mira Konçit vetëm 18 vjeç në 1988) ajo zhvilloi një koncert recital në teatrin “Migjeni” ku ishin të ftuar muzikantë dhe këngëtarë me emër si Iliard Shaba, Ervin Gonxhi, Irma dhe Eranda Libohova, Stine, Endri dhe Stefi Prifti të cilët pranuan të ishin pjese e spektaklit pasi dëgjuan në çfare nivelesh këndonte Rigersa.


Tani të rinjtë po klikojnë në Youtube punën e fundit të saj me titull “Jeto”. Një këngë që i përshtatet moshave të reja dhe adoleshente siç edhe Rigersa dëshironte që të transmetonte atë çfarë ajo ndjen tek bashkemoshatarët e saj. Pjesë e projektit është dhe violinisti i njohur Ervin Gonxhi.

FOTOT/ Brenda shtëpisë luksoze të Suada Sherifit, shikoni ku jeton bukuroshja

$
0
0

Suada Sherifi përgjatë gjithë kësaj vere na ka mbajtur të informuar rreth pushimeve të saj, e vendeve që ka vizituar. Ajo është një nga personazhet më të përfshirë në rrjetet sociale, duke përcjellë rregullisht për ndjekësit momente nga përditshmëria. Sot na ka treguar shtëpinë, në fakt një copëz të saj. Suada është shfaqur në disa foto në Instastory, në dhomën e saj të ndenjes ulur mbi dysheme. Ajo dhe vogëlushja e saj bukuroshe Deizi, po hapin disa lodra. Nga fotot shikohet se holli i shtëpisë së Suadës është i arreduar me shumë shije e luks./ revistawho.com

FOTOT NE BRENDESI/ Një zëdhënëse me bikini, Erla Mëhilli në versionin seksi

$
0
0

Zëdhënësja besnike e ish-Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, është absolutisht një nga më të bukurat e fushës. Erla Mëhilli gjithnjë është përfolur për pamjen e saj, por edhe për thjeshtësinë e madhe që e karakterizon. Duhet ta keni vënë re se ajo nuk ekzagjeron kurrë, as në veshje, as në grim e as në pozim. Ama gjithnjë duket bukur. Ndaj kjo pozë e saj me bikini, sigurisht që do të na tërhiqte vëmendjen. Ndonëse nënë e një djali të vogël, Mëhilli shfaq forma të shkëlqyera./ revistawho.com

 

FOTOT/ Jo vetëm këngëtare, Greta Koçi tashmë edhe fotomodele

$
0
0

Greta Koçi është prezantuar me publikun shqiptar si këngëtare, shumë e talentuar e sot një nga zërat më të dashur. Por profesioni i këngëtares nuk e ka penguar kurrë Gretën që ajo të impenjohet seriozisht edhe në pasione të tjera. Kujtojmë se për një periudhë jo të shkurtër kohe, zonjusha Koçi u angazhua në strukturat e Partisë Demokratike ku pati edhe postin e numrit 2 të forumit rinor FRPD. Sakaq së fundmi Greta po shijon suksesin e një tjetër pasioni, atij për modelingun. Prej kohësh artistja na përshëndet në rrjetet sociale me poza profesionale, ndërsa tani po shndërrohet në imazhin e disa markave, kozmetike apo veshjeje. Në setin e ri fotografik Greta shfaqet krejt ndryshe, me flokë të kuqe e me baluke. Ne na pëlqen. Po ju?/ revistawho.com

DALIN PAMJET/ Si u vra në hotel ylli turk nga ish-e dashura, 1 ditë më parë mësoi se do të bëhej baba

$
0
0

Mbrëmjen e djeshme Stambolli është tronditur nga një krim i rëndë ku mbetë të vrarë dy persona të cilët janë gjetur në hotelin me 5 yje, Conrad. Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se Vatan Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT” është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine, shkruan “panorama”.

Afër tij  është pajetë e qëlluar me një plumb në kokë, ish-modelja Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.

Vatan Sasmaz, 43-vjeç ishte i martuar prej vitit 2015 me Yasemin Adali, ndërsa ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e e tij. Media ka publikuar edhe disa foto të dy viktimave së bashku.

Dyshohet se çifti është grindur me njëri-tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë pas shpine.

Mediat turke bejne me dije se nje dite para se te vritej, aktori kishte mesuar se do te behej baba.

Më poshtë shihet momenti kur aktori dhe modelja hyjnë në të njëjtën dhomë hoteli.

Ngacmoi seksualisht Rita Orën, stjuardesën e heqin nga puna

$
0
0

Një ngjarje e pazakontë e ka përndjekur Rita Orën gjatë një udhëtimi nga Londra në Los Angeles. Këngëtarja me origjinë shqiptare është ngacmuar seksualisht nga një stjuardesë biseksuale 25-vjeçare që i shërbente në avion, shkruan “TAR”. Stjuardesa e cila quhet Charlotte Whittingham u ka treguar miqve të saj në Facebook se i ka shërbyer Rita Orës dhe se ajo duket si një pikturë e bukur vaji me një pamje të mrekullueshme.

Menjëherë më pas ajo është kontaktuar nga kompania ajrore “Virgin Air” ku i është kërkuar të japë dorëheqjen ose për ndryshe do të pushohej nga puna për shkeljen e kodit të mbrojtjes së udhëtarëve.

Komente të tilla nuk janë të lejueshme dhe aspakt të tolerueshme pasi punonjësve të kompanive ajrore nuk mund të japin përshtypjet e tyre mbi klientët aq më pak t’i shfaqin ato hapur në rrejtet sociale.

Gjashtë gabimet seksuale që nuk duhet t’i bëjnë femrat

$
0
0

Kur jeta seksuale bëhet e mërzitshme, femrat e kanë më të lehtë të nxjerrin një listë me dobësitë e partnerit të tyre, por harrojnë se kanë edhe ato gabimet e tyre në shtrat. Nëse dëshironi të keni seks me epsh, keni kujdes të mos i bëni gabimet e më poshtme që i bëjnë shumica e femrave:

1. Ju mungon iniciativa

Shpesh herë femrat marrin pozicion pasiv në seks dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vet iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.

2. Ju shqetëson pamja juaj fizike

Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim, shkruan “Telegrafi”. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten në plan të dytë.

3. Ju mendoni se seksi për partnerin është me i rëndësishëm se vet marrëdhëniet tuaja

Nëse ju jeni në një marrëdhënie serioze, e keni gabim të mendoni kështu, pasi mashkulli nuk shikon vetëm anën tuaj seksuale, por e vlerëson marrëdhënien që keni. Përndryshe ju nuk do të ishit bashkë nëse nuk do të ishte dëshira e të dyve.

4. Ju mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për seks

Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv seksual se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat. Prandaj mos e konsideroni partnerin tuaj si makinë seksi.

5. Ju nuk flisni me partnerin për seksin

Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni seksin siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrëdhëniet tuaja.

6. Ju mërziteni kur partneri kërkon diçka të re në seks

Nëse ju keni vite bashkë, është normale që të kërkoni diçka të re edhe në seks. Prandaj, nëse partneri ju kërkon një pozicion të ri apo një vend të ri për seks, mos u mërzisni dhe surprizoni, por mbështeteni partnerin tuaj, në mënyrë që seksi juaj të jetë sa më pasionant.


Shqipëria “përmbytet” pas stuhisë së kësaj pasditeje: Meterologët: Më keq në vijim

$
0
0

Dita e sotme solli reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit. Situata duket të jetë mjaft kritike në kryeqytet, ku uji ka vërshuar në çdo lagje dhe sigurisht, mungesa e kanalizimeve ka bërë që rrugët të përmbyten. Në redaksinë e portalit JOQ.al kanë mbërritur foto të shumta dhe nga qytete të tjera. Shiu shoqërohet me bubullima dhe një erë të fortë. Ndërkohë, meteorologët paralajmërojnë mot akoma më të vështirë në orët në vijim.

VIDEO/ Dhëndri shqiptar gati serialin e ri, përkrah ka një bukuroshe turke

$
0
0

Bashkëshorti i modeles dhe aktores shqiptare Almeda Abazi, Tolgahan Sayizman ka nisur xhirimet për serialin e ri.
Një superproduksion i kompanisë “Gold”, seriali “Perla e Zezë” do të sjellë sëbashku aktorë të njohur si Tolgahan Sayışman, Hande Erçel, Berk Hakman dhe Melis Sezen. Xhirimet për serialin e ri ka në nisur në muajin gusht ndërsa
seria e tij e parë do të transmetohet në televizion në muajin shtator.
Në serialin e ri, një ndër projektet më ambiciozë të sezonit, Hande Erçel do të luajë rolin e Hazalit, ndërsa Tolgahan
Sayışman rolin e Kenanit. Seriali i ri flet për dy të rinj që i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit për të mos u ndarë kurrë, por jeta e tyre do të ndryshojë kur një i tretë vjen në qytetin e tyre dhe bën gjithçka për të marrë në dorë bukuroshen Hazal./tvklan.al

FOTOT/ 2 velina të reja në “Fiks Fare”, ja si zhvillohet konkursi në “Top Channel”

$
0
0

Në sezonin e ardhshëm të programit investigativ “Fiks Fare”, do të kërcejnë dy velina të reja. Audicionet kanë nisur prej kohësh dhe aktualisht janë në fazën finale, ku kanë shkuar rreth 8 vajza. Këtë na e bën të ditur përmes disa fotove e videove të publikuara në Instastory, prezantuesja e “Top”-it Rudina Demneri e njohur nga të gjithë si Paloma. Ajo ka xhiruar momentet e përzgjedhjes, teksa vajzat kërcejnë në studiot e “Top Channel”. Mezi presim të shohim dyshen fituese. Kujtojmë se shumë prej bukurosheve që kanë sot pozicione të rëndësishme në ekranet shqiptare, e nisën pikërisht kështu, si velina. Ndaj aty mund të jenë vërtetë prezantuesest tona të së ardhmes./ revistawho.com

FOTOT NE BRENDESI/ Mbesa e Inis dhe Ingrit Gjonit ndryshon “look”, tani një brune seksi

$
0
0

Ana Lika, është bërë e njohur për publikun shqiptar, si vajza e talentuar e programit “Pa Limit” në “Top Channel” që drejtohej nga Luana Vjollca. Siç dihet kjo hapësirë televizive nuk do të jetë më sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk ka ende njoftime të qarta se cili do të jetë fati i aktorëve apo prezantueses. E në pritje të sezonit të ri, bukuroshja Anais, mbesë e motrave të famshme Inis dhe Ingrit Gjoni ka bërë një ndryshim rrënjësor në pamje. Ajo është bërë brune e duket shumë seksi./ revistawho.com

VIDEO/ Bashkë në festën që mblodhi VIP-at, Klevi mban përqafuar Soni Malajn

$
0
0

Sot festoi diltëlindjen pronari i “Arkiva Shqip” Aldor Nini. Në gëzimin e tij ishin të ftuar tri çifte shumë të famshme shqiptare, Sinan Hoxha me bashkëshorten Andrra, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti si dhe Soni Malaj me të fejuarin e saj Klevi. Ata i kënduan “shumë urime” mikut të tyre. Ajo që na ra në sy është se çifti më i ri i grupit, Soni me Klevin dukeshin edhe më të dashuruarit. Djaloshi nuk ia hoqi duart këngëtares për asnjë çast, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, duke e mbajtur gjithë kohën përqafuar./ revistawho.com

Un post condiviso da Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) in data:

FOTOT/ 18 vite më vonë, mblidhen sërish gazetarët e “kursit 95-99”

$
0
0

Sot ata janë të suksesshëm në jetët e punët e tyre, e disa edhe shumë të njohur në profesionin e gazetarit. 18 vite më parë ishin një grup të rinjsh, që ëndërronin të “pushtonin” Shqipërinë me raportimet, lajmet e investigimet e tyre. Ata u rritën bashkë me gazetarinë, duke punuar në profesionin e reporterit në vitet e transforimimit të madh të medias shqiptare. Ama njëri-tjetrin kurrë se harruan, madje mblidhen, qeshin e ëndërrojnë sot njësoj si atëherë. Gazetarja e suksesshme Anila Basha ka përcjellë në Facebook-un e saj momente nga ribashkimi i “kursit ’95-’99” të gazetarisë, duke na treguar edhe se si ishin 18 vite më parë. Shikojini me vëmendje, se me siguri do të njihni shumë prej tyre./ revistawho.com

Braktis “In Tv” për “Top Channel”, ja programi që do të drejtojë Kelvi Kadilli

$
0
0

Në vazhdën e ndryshimeve të mëdha në ekranet shqiptare për sezonin e ri, këto dy ditë është zbuluar një tjetër lëvizje. Gazetari i emisioneve rinore Kelvi Kadilli, ka braktisur ekranin që i dha famën, “In Tv”, për t’u shfaqur prej shtatorit në “Top Channel”. Kadilli do të mbetet në profilin e prezantuesit për adoleshentët. Ai do të drejtoje emisionin “Top Select”, i cili deri më tani është prezantuar nga disa djem e vajza. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë i vetëm apo me bashkëprezantues./ revistawho.com


Zbulimi i “Maral”: Kam probleme me peshën për shkak të sëmundjes, vuaj nga…

$
0
0

Aktorja turke Hazal Kaya e njohur ndryshe si “Maral” në një intervistë të dhënë për “Milliyet” ka treguar se ka një sëmundje të rëndë. Shumë shpejt Hazal do publikojë projektin e ri, por kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të renë. “Jam diabetike dhe shpesh ndihem e dobët fizikisht. Duhet të hiqja disa kilogramë për këtë rol por është thuajse e pamundur për shkak të sëmundjes”, është shprehur ajo, shkruan “joq”. “Kritikat kanë qenë të shumta por kjo ndodh kryesisht me aktoret, nuk diskutohet pesha kur bëhet fjalë për një aktor. Mendoj se kjo nuk është e drejtë. Nuk ka rëndësi kaq shumë pamja. Duhet të lexoni më shumë libra, të dëgjoni më shumë muzikë, të shihni shumë filma, për të kuptuar se nuk qëndron gjithçka tek aparenca”, përfundoi Hazal.

 

FOTOT/ Nuk përmbahen më, Ambra dhe trajneri i Juventusit puthje plot pasion në qiell të hapur

$
0
0

Puthje, përkëdhelje dhe relaks… Për Ambra Angiolinin dhe Massimiliano Allegrin pasioni nuk fshihet më. Ata janë kapur mat nga e përjavshmja “Chi” gjatë një arratisjeje të shkurtër dashurie në mal. Trajneri i Juvenusit dhe aktorja e prezantuesja e dikurshme e “Non e la Rai”, janë puthur mbi bar si dy gjimnazistë.
Po pavarësisht se Italia “zien” prej muajsh për historinë e tyre, dy protagonistët kanë zgjedhur heshtjen duke mos dhënë asnjë deklaratë, intervistë apo foto bashkë në rrjetet sociale. Megjithatë s’ka shumë nevojë, se gjestet flasin vetë./ revistawho.com

Frojd: Pse njerëzve ‘u rri mendja’ gjithë ditën vetëm tek seksi…

$
0
0

Edhe pse babai i psikologjisë moderne na tregoi kaq shumë për jetën tonë të brendshme, ai ishte shumë i prekshëm dhe vetë. Sigmund Schlomo Freud lindi në një familje hebreje të klasës së mesme në vitin 1856, në atë që është tani Republika Çeke. Ai kishte një dashuri të thellë për nënën e tij, e cila e quante atë “Sigi i artë”, dhe një armiqësi po aq të thellë për babain e tij, i cili mund ta ketë kërcënuar se do t’ia priste penisin e vogël Sigit nëse nuk do të ndalonte së prekuri atë. Jeta e tij profesionale nuk ishte një sukses i menjëhershëm.

Si një student i ri i mjekësisë ai preu me qindra ngjala në një përpjekje të pa suksesshme për të gjetur organet e tyre riprodhuese, dhe përfundimisht nuk arriti të bënte ndonjë publikim mbi këtë temë.

Pastaj ai e ktheu vëmendjen nga një drogë e re anestezike emocionuese, dhe u bëri jehonë vetive të saj të mahnitshme. Por për fat të keq, kokaina doli të ishte e rrezikshme dhe shkaktonte varësi; dhe Frojdit iu desh të ndalonte avokimin e përdorimit të saj mjekësor.

Disa vite më vonë, ai më në fund filloi të përshkruante disiplinën që përfundimisht do t’i jepte emër atij: një mjekësi e re psikologjike që e quajti psikoanalizë.  Studimi që bëri histori ishte libri i tij i viti 1900 “Interpretimi i Ëndrrave” (“The interpretation of dreams”). Shumë të tjerë erdhën më pas, më të rëndësishmit “Psikopatologjia e jetes së përditshme”(“The psychopathology of everyday life”) (1901), “Principet e përtej kënaqësisë” (“Beyond the pleasure principle”) (1920) dhe Civilizimi dhe pakënaqësitë e tij (“Civilisation and its discontents”) (1930). Përveç suksesit të tij si doktor, autor, dhe ekspert psikologjik, ai shpesh ishte i palumtur. Ai ishte shumë i dhënë pas punës dhe në besim të plotë ishte shprehur një shoku, “Unë nuk mund ta imagjinoj jetën pa një punë të rehatshme.”

Gjatë një pjese të veçantë të hulumtimit të tij, ai regjistroi “Pacienti më kryesor me të cilin jam i preokupuar është vetja ime…” Ai mund të ishte shumë xheloz për kolegët e tij. Atij një herë i ra të fikët duke parë Carl Jung të jepte fjalim, dhe i ndaloi po thuajse të gjithë studentët që të ndiqnin Alfred Adlerin. Ai ishte i bindur se do të vdiste ndërmjet moshës 61 dhe 62 dhe i kishte fobi të tmerrshme për ato numra. Ai një herë u befasua gjatë një qëndrimi në Athinë kur dhoma e tij mbante numrin 31, gjysma e 62. Ai e qetësonte veten me cigaren e tij të dashur, por gjithashtu ishte shumë i vetëdijshëm për këtë, sepse mendonte se ishte një zëvendësim për zakonet e tij të mëparshme të masturbimit.

Frojd me disa nga kolegët e tij. Ai ishte veçanërisht xheloz për Carl Jung (në fund të djathtë)Sidoqoftë, dhimbjet dhe ankthet e tij private ishin në fakt pjesa me kontributin më të madh tek ai: investigimi i tij në pakënaqësinë e çuditshme të mendjes njerëzore.
Puna e tij na tregon në thelb se ndërgjegjja, pjesa racionale e mendjes, nuk është, me fjalët e tij, “zot në vetë shtëpinë e tij”. Në vend të kësaj, ne drejtohemi nga forca konkurruese, disa kalojnë përtej përceptimeve tona. Ne duhet ta ndjekim atë – sado të çuditshme, të pavendosura apo humoristike mund të duken disa nga teoritë e tij – sepse ai na jep një dëshmi të ndritur se përse të jesh njeri është me të vërtetë e vështirë.

Kënaqësia kundër Realitetit.

Frojdi së pari paraqiti një teori për konfliktin e brendshëm në esenë e tij “Formulations on the two principles of mental functioning,” e shkruar në vitin 1911. Aty ai përshkruajti aty “parimin e kënaqësisë,” i cili na drejton drejt gjërave të pëlqyeshme si seksi dhe hamburgerët e djathit dhe larg nga gjërat e pakëndshme si lodhja dhe njerëzit e bezdisshëm. Jeta jonë fillon të qeveriset vetëm nga ky instinkt; ashtu si foshnjet ne sillemi pak a shumë sipas parimit të kënaqësisë.

Ndërsa rritemi, pandërgjegjshmëria jonë vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, sepse “pavetëdija është gjithmonë foshnjore.”

Fëmijët kryesisht ndjekin parimin e kënaqësisë dhe kërkojnë drejtpërdrejt kënaqësi duke shmangur dhimbjen.Problemi, tha Frojd, është se ndërsa bëhemi më të vjetër, ne nuk mundemi thjesht të ndjekim parimet e kënaqësisë, sepse do të na drejtonte për të bërë gjëra të çmendura si të flemë me anëtarë të familjes, të vjedhim hamburgerin e tjetrit, dhe të vrasim njerëzit që na besdisin. Ne duhet të marrim parasysh çfarë quajti ai “parimi i realitetit.” Në mënyrë ideale, ne i përshtatemi kërkesave të parimit të realitetit një një mënyrë të dobishme dhe produktive: “një kënaqësi momentale, e pasigurt në rezultatet e saj, tërhiqet, por vetëm me kushtin që të fitojë gjatë rrugës së re një kënaqësi të sigurt të kohës së mëvonshme.”

Ky është parimi themelor i fesë, arsimit dhe shkencës: ne mësojmë të kontrollojmë veten dhe të largojmë kënaqësinë afatshkurtër për të arritur më shumë (dhe zakonisht më shoqërisht- e pranueshme) kënaqësi afatgjatë.

Por Frojd vuri re se në praktikë, shumica prej nesh luftojnë me këtë. Ai besonte se kishte lloje më të mira dhe më të këqija të përshtatjeve ndaj realitetit; ai i quajti neurozat e vështira. Në rastet e neutozës, ne e lëmë menjanë – ose shtypim – impulsin e kënaqësisë, por me një kosto. Ne bëhemi të palumtur ose madje – në një kuptim – të çmendur, por nuk i kuptojmë simptomat.

Për shembull, ne mund të luftojmë për të shtypur tërheqjen tonë për njerëz që nuk janë partneri ynë. Megjithatë, kjo luftë është shumë e dhimbshme për ta përjetuar direkt gjatë gjithë kohës, kështu në mënyrë ta pavullnetshme ne do ta shtypim atë. Në vend të kësaj, ne do të përjetojmë mashtrime të xhelozisë për partnerin tonë, dhe do të bindemi se po na tradhton. Ky është një projeksion i ankthit tonë të vërtetë.

Frojdi mendoi se jeta ishte e mbushur me këto lloj neurozash, të sjella si rezultat i një konflikti ndërmjet “identitetit tonë”, të drejuar nga parimi i kënaqësisë, dhe “egoja”. Herë të tjera neurozat vijnë për shak të një lufte midis egos dhe superegos, e cila është ana jonë moraliste. Në mënyrë që të kuptojmë këto dinamika, ne zakonisht do të duhet të mendojmë për kohën gjatë jetës tonë që gjeneron neurozat më të shumta:

FËMIJËRIA
Fëmijëria është me të vërtetë koha kur mësojmë të përshtatemi në mënyra të ndryshme ndaj realitetit, për të mirë ose (shpesh) për të keq. Si foshnje, dalim plot dëshira të papërpunuara. Ndërsa rritemi, gjithsesi ne “civilizohemi” dhe kështu sillemi përballë realitetit shoqëror.

Nëse ne nuk përshtatemi mirë, do të na shkaktohen probleme. Së pari në historinë tonë psikologjike vjen ajo që Frejt e quajti “faza orale” ku ne kemi të bëjmë me të ngrënit. Ne jemi të lindur që dëshirojmë të pimë nga gjiri i nënës sa herë që duam. Megjithatë, me kalimin e kohës, duhet që ta lëmë. Kjo është shumë e vështirë për ne. Nëse prindërit tanë nuk janë të kujdesshëm (ose më keq, nëse janë pak sadistë) mund të marrim të gjitha llojet e neurozave: vetë-mohim të brendshëm, përdorim të ushqimit për të qetësuar veten ose armiqësinë ndaj gjirit.

Mbi të gjitha, ne luftojmë me varësinë. Nëse nënat tona presin shumë kohë, ne mund të rritemi për të qenë shumë kërkues dhe të befasuar kur bota e jashtme nuk na siguron gjithçka që duam. Ose, mund të mësojmë të mos besojmë në varësinë nga të tjerët krejtësisht. Pastaj vjen “faza anale” (më shpesh e njohur si “trajnimi i vockël”) ku ne përballemi me sfidat e nevojës. Prindërit tanë na tregojnë se çfarë të bëjmë dhe kur të shkojmë – ata na tregojnë se si të jemi të mirë. Në këtë fazë fillojmë të mësojmë rreth testimit të kufijve të autoritetit.

Ne gjithashtu mund të ndalojmë shpenzimin e parave. Nga ana tjetër, nëse prindërit tanë janë shumë tolerantë, ne mund ta provojmë kufijtë e autoritetit dhe të njerëzve të tjerë shumë shpesh. Kjo nuk drejton vetëm tek “të bërit rrëmujë” si një foshnje, por edhe tek të qënët të shthurur dhe të pakujdesshëm kur jemi më të moshuar. Frojd thotë se mënyra se si reagojnë prindërit tanë ka shumë rëndësi.

Nëse ata na turpërojnë kur nuk ia dalim të përmbushim gjërat, ne mund të zhvillojmë të gjitha llojet e frikës dhe anktheve. Por në të njëjtën kohë ne duhet të mësojmë rreth kufijve dhe sjelljes së duhur shoqërore. Me pak fjalë, trajnimi fillestar është koha kryesore për të lundruar në konflikt midis kërkimit tonë të kënaqësisë dhe kërkesave të prindërve tanë. Ne duhet t’i përshtatemi këtyre kërkesave siç duhet, ose do të përfundojmë me probleme serioze.

Frojdi dhe familja e tij; Familja si skena fokale e formimit të neurozës.Më pas vjen “faza fallike” (shkon deri në moshën 6 vjeçare), ku adresojmë problemet e dëshirave gjenitale dhe dëshirat seksuale të sapo formuara dhe të pamundura. Frojd i tronditi bashkëkohësit e tij duke insistuar që fëmijët e vegjël janë seksualë: ata kanë ndjenja seksuale, provojnë ereksione, masturbojnë, duan ta fërkojnë veten në objekte dhe njerëz të ndryshëm (madje edhe tani, kjo ide i vë njerëzit në parehati). Në kohën e Frojdit, fëmijës do t’i thuhej të ndalonte me dhunë; tani ne ua themi këtë me butësi. Por thelbi është i njëjtë: nuk mund të lejojmë seksualitetin e fëmijërisë.

Frojd tha se fëmijët i drejtojnë impulset e tyre seksuale ndaj prindërve të tyre. Ai përshkroi atë që ai e quajti kompleksin e Edipit (të quajtur sipas figurës tragjike greke), sipas të cilës ne jemi të gjithë në mënyrë të pandërgjegjshme të predispozuar ndaj “të qenit i dashuruar me një prind dhe të urrejmë tjetrin”. Kjo tingëllon shumë e çuditshme, por ia vlen të thuhet për të gjithë. Zanifillën e ka këtu: si fëmijë, shumica prej nesh janë shumë të lidhur me nënat tona.

Në fakt, Frojd thotë se djemtë e vegjël automatikisht i drejtojnë impulset e tyre seksuale primitive ndaj saj. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa na do ajo, mami gjithmonë do të ketë një jetë tjetër. Ajo me siguri ka një marrëdhënie (ndoshta me babain tonë) ose nëse jo, një numër përparësish të tjera që na lënë të ndihemi të frustruar dhe të braktisur si fëmijë. Kjo e bën veten tonë të mitur të ndihet xheloze dhe e zemëruar – dhe gjithashtu me turp dhe fajtore për këtë zemërim. Një fëmijë i vogël mashkull veçanërisht do të ndiejë urrejtje ndaj personit që merr mamanë larg dhe gjithashtu ka frikë se ai person mund ta vrasë atë.

Ky kompleks i tërë – tani fjala ka kuptim – siguron një sasi të madhe ankthi për një fëmijë tashmë të vogël. (Sipas Frojdit, vajzat e vogla nuk e kanë më të lehtë – vetëm se ata kanë një kompleks paksa të ndryshëm).
Fëmijëria është e mbushur me xhelozinë dhe çështjet e lidhura me lidhjen, veçanërisht ndaj nënave tonaPor të gjitha llojet e gjërave mund të shkojnë shumë keq. Shumica prej nesh përjetojnë një formë të konfuzionit seksual rreth prindërve tanë që më vonë lidhen me idetë tona të dashurisë. Mamaja dhe babai të dy na japin dashuri, por e përziejnë atë me lloje të ndryshme sjelljesh shqetësuese. Megjithatë, sepse i duam dhe varemi prej tyre, ne qëndrojmë besnik ndaj tyre dhe gjithashtu ndaj modeleve të tyre shkatërruese.

Pra, për shembull, nëse nëna jonë është e ftohtë dhe bën komente të dobëta, ne do të jemi të prirur për ta dëshiruar ose për të na u dukur shumë e mirë. Si rezultat, megjithatë, mund të jemi të prirur për ta asociuar gjithmonë dashurinë me ftohtësinë.
RRITJA

Në mënyrë ideale, ne duhet të jemi në gjendje të kemi seks gjenital pa probleme, dhe në një afat të gjatë, të bashkojmë dashurinë dhe seksin me dikë që është i mirë. Natyrisht, kjo ndodh rrallë. Në mënyrë tipike, nuk mund ta ndezim dëshirën seksuale dhe dashurinë njëkohësisht ndjenja seksuale nuk i përket ndjenjave të buta.
Frojd krahasoi çështjet e ngjashme që ne shpesh e kemi me intimitetin ndaj iriqve gjatë dimrit: ata duhet të përqafohen për ngrohtësi, por ato gjithashtu nuk mund të vijnë shumë afër, sepse janë me gjemba. Ai e mori hua këtë analogji nga një tjetër Mendimtar i Madh, Schopenhauer.Neurozat nuk krijohen vetëm brenda individëve. E gjithë shoqëria mban neurotikë. Në librin e tij “Civilizimi dhe pakënaqësitë e tij” (1930), Frojd shkroi se një shkallë represioni dhe mosfunksionimi psikologjik është thjesht kostoja e jetesës në një shoqëri. Shoqëria insiston në rregullimin e seksit, imponon tabunën e incestit, kërkon që të largojmë dëshirat tona të menjëhershme, kërkon që ne të ndjekim autoritetin dhe i bën të hollat të disponueshme vetëm përmes punës. Një civilizim jo represiv është një kontradiktë.

ANALIZA
Frojdi u përpoq të shpikte një kurë për neurozën: psikoanalizën. Por që nga fillimi, oferta ishte shumë e kufizuar. Ai mendonte se pacienti duhet të jetë nën pesëdhjetë, ose mendjet e tyre do të ishin shumë të ngurta. Ishte shumë e shtrenjtë, veçanërisht pasi mendonte se pacientët e tij duhet të vinin katër herë në javë.
Dhe ai ishte mjaft pesimist për rezultatin: ai besonte se në rastin më të mirë ai mund të transformonte pakënaqësinë histerike në mjerimin e përditshëm. Megjithatë, ai mendonte se me një analizë të vogël, njerëzit mund të zbulonin neurozat e tyre dhe të përshtateshin më mirë me vështirësitë e realitetit.
Zyra e Frojdit në Londër, me një shtrat për pacientët e tij për t’u ulur ose për t’u shtrirë në analizëKëtu janë disa nga gjërat që Frojd pa se duhej të “analizoheshin” në seancat e tij:
ENDRRAT
Frojd besonte se gjumi ishte një rast për ne për t’u relaksuar nga vështirësitë e të qënit të ndërgjegjshëm, dhe veçanërisht për të përjetuar atë që ai e quajti përmbushje e dëshirave.
Sapo të zgjohemi, duhet të kthehemi në botë dhe në diktatet e superego-s sonë moraliste, prandaj zakonisht i shtypim ëndrrat tona. Kjo është arsyeja pse ne shpejt harrojmë ëndrrat sado vërtet emocionuese të kenë qënë ato.
PARAPRAKSI
Frojd donte të kuptonte se si pacientët e tij përdornin fjalët. Ai mendonte se ishte veçanërisht e thënë kur ata kishin një gabim të gjuhës, ose një parapraxis (ne tani quajmë këto gabime “Lapsuse Frojdiane”). Për shembull, Frojdi shkroi për një njeri që e pyeti gruan e tij (të cilën ai nuk e donte) që t’i bashkohej atij në Amerikë. Ai donte të thoshte që ajo të merrte anijen Mauretania, por në fakt ai i shkroi se ajo duhet të vinte në Lusitania – e cila u fundos në brigjet e Irlandës nga një nëndetëse Gjermane në Luftën e Parë Botërore, duke rezultuar në humbjen e të gjithëve në bord.
SHAKATË
Frojd mendonte se humori ishte mekanizëm mbijetesor psikologjik. Në shaka e tij dhe në raportin e tyre me pandërgjegjshmërinë, ai shpjegoi: “Shakatë mundësojnë kënaqësinë e një instinti (qoftë joshëse apo armiqësore) përballë një pengese që qëndron në rrugën e saj.” Shkurtimisht, përrallat – si ëndrrat – na lejojnë ne që të anashkalojmë autoritetin dhe të kënaqim dëshirat.
Ai vdiq në vitin 1939 nga kanceri në nofull. Duke ndjekur hapat e Frojd, analistë të tjerë zhvilluan teknika të reja psikoanalitike, dhe me kalimin e kohës fushën e gjerë dhe të larmishme të psikiatrisë moderne.
Pjesa më e madhe e terapisë moderne është shumë e ndryshme nga ajo e Frojdit, por gjithçka filloi me premisën e tij për të zbuluar pjesët e errëta dhe të vështira të jetës sonë të brendshme dhe për t’i zbutur ato, ngadalë, nën drejtimin e një dëgjuesi të trajnuar.
Ne mund të mendojmë se e kemi tejkaluar Frojdin, ose se ai ishte qesharak gjatë gjithë kohës. Ka një tundim të thuhet se ai e ka shpikur gjithçka, dhe jeta nuk është aq e vështirë sa ç’thotë ai. Por, një mëngjes, ne e gjejmë veten të mbushur me zemërim të pashpjegueshëm ndaj partnerit tonë, ose duke u drejtuar me ankth të rreptë në tren për në punë dhe na kujtohet sërish se sa e vështirë dhe Frojdiane është në të vërtetë puna jonë mendore. Sigurisht që ne mund të vijojmë ta refuzojmë ende punën e tij. Por, siç Frojd tha, “Askush nga ata që vazhdon ta mbajë fshehur çelësin nuk do të jetë kurrë në gjendje ta hapë derën”. /Konica.al/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/shneta/zigmund-frojd-pse-njerezve-u-rri-mendja-gjithe-diten-vec-per-seks-426402/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

FOTO/ “Ujë e sapun”, ja si duket Era Istrefi pa grim

$
0
0

Ajo po ndjek pak e nga pak hapat e suksesit ndërkombëtar. Dhe tashmë nuk keni pse habiteni më! Era Istrefi po shëndrrohet në një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Stili i saj unik e ka diferencuar që në fillim dhe vazhdon ta shoqërojë drejt rrugës së suksesit të garantuar. E kemi parë gjithmonë të kuruar në detaje, por a jeni kuriozë të dini se si duket Era Istrefi pa grim? Këngëtarja simpatike ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet ujë e sapun, duke i lënë pak vend imagjinatës. Si me grim, si pa grim ajo mbetet një yll!/revistawho.com

VIDEO/ E mbani mend Anila Mimanin? Ajo është rikthyer me një projekt të ri muzikor

$
0
0

Më thoni kush nga ju nuk ka dëgjuar ndonjëherë baladat e dashurisë që Anila Mimani ka kënduar dikur? Jo më kot ajo ishte një nga këngëtaret më të preferuara asokohe dhe vazhdon të mbetet akoma dhe sot. Por për një periudhe kohe të gjatë i ka munguar tregut muzikor shqiptar. Tashmë është rikthyer me një projekt të ri . Kënga është publikuar ditën e djeshme dhe mban titullin “Ti nuk e di”. Anila ka preferuar të mbetet po te i njëjti stil, duke i kënduar dashurisë. Me zërin e saj melodioz ka arritur të sjell një këngë të ëmbël verore./revistawho.com

 

 

Viewing all 25698 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>