Quantcast
Channel: Revista Who
Viewing all 25704 articles
Browse latest View live

PARALAJMERIMI I FRIKSHEM/ “Fundi erdhi, kjo është dita kur shkatërrohet Toka”

$
0
0

Mos u shqetesoni te bëni plane për Krishtlindje, sepse teoricienët e konspiracionit mendojnë se bota do të përfundojë më 23 shtator”. Keshtu shkruan The Sun, teksa i referohet teorise me pesimiste sipas te ciles bota nuk e ka me te gjate se nje muaj jete, njofton “panorama”.

1

Behet fjale per një teoricien te konspiracionit, i cili ka nxjerrë edhe një paralajmërim për mundësinë e një planeti misterioz të quajtur Nibiruu që godet Tokën.

Madje shumë njerëz besojnë se “Eklipsi i Madh Amerikan” i kohëve të fundit e paralajmëroi mbërritjen e tij. Një numerolog kristian i quajtur David Meade tha se eklipsi ishte një shenjë paralajmëruese.

Por, duhet theksuar se shkencëtarët nuk kanë paralajmëruar asgjë të tillë.

Sipas teorise  se fundit te botes, Nibiru do të shfaqet në qiell më 23 shtator 2017 dhe pastaj do të përplaset me Tokën.

2

Teoria gjithashtu pretendon se të dhënat në lidhje me apokalipsin e ardhshëm ishin të fshehura në piramidat e Egjiptit.

Nga ana tjeter, NASA nuk beson në ekzistencën e Nibiru, megjithëse ka botuar hulumtime që tregojnë se një botë e quajtur Planet X ose Plani 9 është duke qëndruar në buzë të sistemit diellor.


Aktorja turke: “Kurti dhe Sura” ndryshoi jetën time, ja taksiratet që ke kur punon me Kivanç Tatlitug

$
0
0

E bukura Farah Zeynep Abdullah ka hyrë krejt rastësisht në botën e serialeve, ku fama që mori qe e menjëhershme. Me familjen e saj u nisën për t’u vendosur në Londër, e gjatë pushimeve të aktores në Turqi, nisi edhe rrugëtimi në art.

“Pas vitit të parë të universitetit erdha me pushime në Stamboll. I dashuri im prej shumë kohësh e kishte mamanë koordinatore të kanalit D. 3 ditë pasi jam kthyer në Angli ajo më kërkoi në telefon dhe erdhi të më takonte atje për të më ofruar punë. Që kur erdha nga Anglia jam njohur me njerëzit e duhur. Nëse nuk do të ishte seriali “Kurt dhe Sura” unë do të isha akoma atje”, ka rrëfyer zonjusha Abdullah.

28-vjeçarja tregon gjithashtu se puna përkrah yllit Kivanç Tatlitug, ka “taksiratet” e veta. Gjithsesi ajo e vlerëson raportin mes tyre si shumë profesional.

“Lexoj komente nga vajzat e reja arabe që shkruajnë në rrjetet sociale: “ajo është e shëmtuar”. Më vjen për të qeshur në fakt. Ky është taksirati i të gjitha femrave që punojnë me Kivanç. Disa teleshikues janë shumë të dhënë pas bukurisë dhe pamjes së jashtme. Jam suprizuar që janë përfshirë kaq shumë në këtë histori. Marrëdhënia ime me Kivanç ishte shumë e rehatshme dhe njëkohësisht shumë profesionale”./ revistawho.com

FOTOT/ Suada Sherifi vishet nuse, poza me të bardha bashkë me vajzën

$
0
0

Veshur të dyja me të bardha, me nga një kurorë në kokë, dy të bukurat shqiptare Suada Sherifi dhe e vogla e saj Deizi do të na sjellin shumë shpejt poza speciale. Ish Miss-i veshi fustanin e nusërisë për të realizuar një set të ri fotografik. Ajo ka pozuar për mikeshën e saj, këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila prej kohësh fotografinë e ka kthyer në biznes. Nuk dihet nëse këto foto janë për qëllim reklame, apo thjesht për qejf. Ajo që shihet është se janë shumë të bukura./ revistawho.com

Gjithnjë mes yjeve botërorë, ja kë ka takuar këtë herë ish-konkurrenti i “Big Brother Albania”

$
0
0

Ai njihet si një nga konkurrentet më interesantë të “Big Brother” në Shqipëri, por edhe si djaloshi që rri mes yjeve. Shpesh e kemi parë Toros Shahnaian teksa pozon me personazhet më të famshëm në botë. Fotoja e fundi është kjo që shihni më poshtë, me aktorin Matt Damon, realizuar në Venezia, qytet ku Toros jeton prej vitesh. “E pyeta a e njeh Shqipërinë, m’u përgjigj me një britmë ‘Yesss'”, tregoi Shahnaian për “revistawho.com”.

FOTO NE BRENDESI/ Pak ditë para dasmës, Marina Vjollca dhe Alketa Vejsiu bashkë në Milano

$
0
0

Siç tashmë dihet, më 10 shtator do të mbahet dasma më e shumëpritur e kësaj vere, ajo midis të bukurës nga Tirana Marina Vjollca dhe të suksesshmit nga Prishtina Getoar Selimi. Ndarja e ftesave ka nisur e të gjithë janë kuriozë të dinë se kë kanë ftuar çifti i famshëm në dasmën që do të mbahet në Shqipëri. Po aktualisht nusja e ardhshme ndodhet në Milano. Marina dhe Getoari ja kanë besuar organizimin e ceremonisë së tyre agjencisë së eventeve të Alketa Vejsiut. Dy prezantueset ndodhen sonte bashkë në qytetin italian, me shumë gjasë ndoshta për të zgjedhur fustanin e bardhë. Së shpejti përveçse mikesha ato do të jenë edhe kolege, pasi Marina ka lidhur një kontratë me “Tv Klan” duke u larguar përgjithmonë nga “Top Channel”./ revistawho.com

Gruaja i vdiq tre vjet më parë, burri zbulon të vërtetën shokuese në Instagram

$
0
0

Emri i saj është Anna Zayachkovskaya, është 25 vjeçe dhe u shpall e vdekur në vitin 2015.

Kjo vajzë e bukur, u kurorëzua Miss Ukraina në vitin 2013, por përtej triumfit dhe famës, jeta e Anës ka ndryshuar në mënyrë dramatike kur në vitin 2015 u martua në mënyrë civile me Gianluca Cervara, një milioner italian 40 vjeçar me të cilin planifikoi të martohej në kishë në dhjetor të atij viti. Megjithatë, edhe pse jeta e kësaj gruaje të bukur e të re dukej e përsosur, Ana mbajti një sekret vërtetë të tmerrshëm …

Ndërsa ajo ishte në shtëpinë e saj në Milano, Ana doli për të pirë një puro si zakonisht, por orët kaluan dhe kaluan dhe vajza kurrë nuk u kthye… Gianluca gjithmonë ka mbetur në dyshim për shkak se jo vetëm u zhdukën 6000 dollarë amerikanë, por edhe dokumentet personale të gruas së tij.

Vetëm një javë më parë, Gianluca po lundronte përmes llogarisë së Instagram dhe gjeti habinë më të madhe dhe më të tmerrshme të jetës së tij: Anna ishte e gjallë, e lumtur dhe tani jetonte me kushëririn e Gianluca në New York City, shkruan “opinion”. Aktualisht Anna jeton në New York, rifilloi karrierën e saj të modelimit dhe jeton lidhjen e  dashurisë me Roberto Cervara, kushëririn e burrit të saj, pasi ende është gruaja e Gianlucës.

FOTOT/ Dita e fundit e pushimeve, Tea e “Big Brother” superseksi me bikini

$
0
0

Ka kaluar pushime të lumtura këtë verë, bukuroshja e “Big Brother” Tea Zhuli. Siç ka rrëfyer për mediat bashkëjetuesi i saj Kristi, me të cilin u njoh në shtëpinë me kamera por u dashuruar jashtë saj, ata kanë shijuar pafund bashkë stinën e nxehtë. Po përtej lumturisë, ajo që bie në sy në fotot e Teas, janë linjat e saj prej modeleje. Ajo shfaqet shumë seksi me bikini sidomos në foton e fundit, ku shënon edhe se është dita e fundit e pushimeve të tyre verore./ revistawho.com

U varros sot pasi e vrau ish-e dashura, mediat turke: Turp i madh, njerëzit kishin ardhur sikur ishte festival

$
0
0

Vrasja makabre në katin e 10-të të një hoteli, në Beşiktaş, ku mbeti viktimë aktori i njohur turk, Vatan Şaşmaz, ka tronditur të gjithë botën e artit në Turqi. Sot, Vatan Şaşmaz, i cili u qëllua për vdekje nga ish e dashura Filiz Aker me 4 plumba, u dërgua në banesën e fundit.

Mes mijëra fansave, miqve dhe të afërmve, ceremonia mortrore u mbajt në xhaminë Üsküdar Güzeltepe. Xhamia që filloi të mbushej para namazit të drekës, ishte e mbipopulluar për shkak të turmës që më shumë se gjithçka tjetër ishte kureshtare për të parë çfarë po ndodhte.

Mes pjesëmarrësve, pati edhe diskutime e debate, sepse të pranishmit e mbledhur donin t’i bënin fotografi dhe video arkivolit. Më shumë sesa për ta përcjellë të ndjerin, turma dukej se ishte mbledhur për të parë një festival apo një film.

“Turp i madh…” e kanë konsideruar mediat turke atë që ka ndodhur sot në lamtumirën e fundit të aktorit 43-vjeçar. Megjithatë, në ceremoninë mortore nuk munguan miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët.

Pamja më e dhimbshme ishte ajo e nënës dhe bashkëshortes së aktorit. Nëna e Vatan Şaşmaz, Safiye Şaşmaz, mezi qëndronte. Në krah kishte edhe bashkëshorten e tij, Yasemin Adalı. Të dyja kanë qenë duke u kapur për dore në pritje për të përcjellë të dashurin e tyre në banesën e fundit.

Mediat zbuluan sot edhe gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti. Yasemin Adalı do të sjellë në jetë në jetë një djalë./ Class


FOTO/ Po Majlinda? Majk në shoqërinë e dy të dashurave

$
0
0

Lidhja e tyre është përfolur aq shumë sidomos pas lindjes së djalit të tyre, Roan. Madje u mendua dhe për një ribashkim të mundshëm pasi u kapën disa herë “mat” në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mesa duket për Majkun, Majlinda është një kapitull që i përket së shkuarës. Reperi i njohur ka postuar një foto duke pirë nën shoqërinë e dy të dashurave. Në të vërtetë ato janë thjesht piktura të varura në dhomën e tij. Majlinda ka disa ditë që po merr dhurata të shtrenjta që mendohej se vinin nga Majk, por a është kjo foto një kundërpërgjigje? Dyshja prej kohësh nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale./revistawho.com

Merr drejtimin e “Jo vetëm modë” në vend të Floriana Garos?! Flet për herë të parë Nevina Shtylla

$
0
0

Siç e dini prezantuesja bukuroshe Floriana Garo u largua përfundimisht nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re krah të fejuarit të saj në Zvicër. Floriana iku në kohën më të mirë të saj, sa i takon jetës profesionale. Ajo po vazhdonte me sukses punën për programin “Jo vetëm modë”, ku mbante edhe pozicionin e autores, një program shumë i mirë në profilin e tij. Dilema nëse do të vazhdojë apo jo transmetimi në sezonin e ri e kush do ta zëvendësojë Florianën, përfundoi këto ditë. Në portale qarkulloi lajmi se një tjetër vajzë gjithaq e bukur, do të marrë në dorë drejtimin e programit të “Tv Klan”. Ajo është Nevina Shtylla, imazhi më i ri që i është bashkuar këtij televizioni si prezantuese e spektaklit “Maratona e Këngës”. Me të mbaruar udhëtimi nëpër qytetet me “Maratonën”, zonjusha Shtylla do të nisë punën për “Jo vetëm modë”. Ajo e ka konfirmuar lajmin për “revistawho.com”, duke na thënë se s’mund ta refuzonte një propozim të tillë. “Po mund ta konfirmoj që emisioni do të vazhdojë e më është besuar mua. Sigurisht që ishte një propozim që s’mund ta refuzoja”, na tha ajo./ revistawho.com

Sot 20 vjet pa Ledi Dianën, ja shprehjet e saj më të njohura

$
0
0

Ishte 31 gushti i vitit 1997 kur në Paris humbi jetën tragjikisht Ledi Diana, princesha e trishtuar. Jeta e saj karakterizohej nga shumë momente që hynë në histori, duke nisur që nga martesa me Princin Charles, divorci plot “helme”, dashuria e saj e re por kurrë e “bekuar” nga familja mbretërore angleze. Por veç këtyre jeta e Dianës ishte e mbushur edhe me beteja të panumërta humanitare dhe shumë prej shprehjeve të saj kanë mbetur të ngulitura në mendjen e atyre që e deshën. Ja disa prej tyre:

“Të gjithë kanë nevojë të ndihen të vlerësuar. Cdokush ka potencialin që të japë diçka në këmbim.”

“Nëse gjen dikë për ta dashur në jetën tënde, duhet ta mbash fort, duhet ta ruash… E nëse je kaq me fat sa të gjesh një njeri që të do, atëherë ti duhet ta mbrosh.”

“Bëj një gjest rastësor mirësie, pa pritur asnjë shpërblim, me bindjen se një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ty.”

“Cdokush nga ne synon të tregojë se sa i do të tjerët, por në të njëjtën kohë edhe se sa e do veten.”

“Nuk ngushëllohet njeriu që vuan, duke i treguar vuajtjet e atij që jeton në komoditet.”

“Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Shumëkush nuk e pëlqen këtë, por kjo është ajo që unë jam.”

“Dua që fëmijët e mi të mësojnë të kuptojnë emocionet e njerëzve, pasiguritë dhe shqetësimet e tyre, shpresat dhe ëndrrat e tyre.”

“Jeta është veçse një udhëtim.”

“Do të doja të isha mbretëreshë në zemrat e njerëzve, por nuk e shoh veten si mbretëreshë e këtij shteti.”

“Kudo ku ka vuajtje, atje dua të jem, që të bëj çfarë mundem.”/ revistawho.com

Nis “lufta” televizive për sezonin e ri, ja kush është i ftuari i parë i Ermal Mamaqit

$
0
0

Së shpejti nisin transmetimet e të gjitha programeve televizive shqiptare, emisonet e përditshme, të përjavshme si dhe spektaklet e mëdha. E lufta për audiencë sa vjen e rritet sezon pas sezoni. Teksa kanalet shqiptare por perfeksionohen dita ditës, teknikisht, grafikisht etj, edhe pjesës së përmbajtjes po i kushtohet vëmendje e madhe. Por Shqipëria është vend i vogël, e personazhet vazhdojnë të mbeten të paktë në numër, krahasuar me numrin e “divaneve e kolltukëve” të studiove ku kërkojnë t’i ulin. Sigurisht që fokusi i të gjithëve është aktualiteti, tek personazhi i momentit e një të tillë ka bindur Ermal Mamaqi. Në një kohë kur një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë së kaluar të Edi Ramës, nuk mori post në këtë të renë, të gjithë janë kuriozë të dinë pse dhe si. Ndaj ai ka ftuar për këtë, vetë Saimir Tahirin. Si ju duket?/ revistawho.com

Kivanç Tatlitug i shmanget pyetjes për refuzimin e Katie Homes, aktori: Këto janë gjëra…

$
0
0

Kivanç Tatlitug nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth lajmit se është injoruar nga Katie Holmes, edhe pse është përndjekur shumë nga gazetarët turq rreth kësaj teme. Siç ju kemi bërë me dije më herët në “revistawho.com”, Brad Pitt-it të Turqisë i është propozuar roli kryesor në një film që do të xhirohet në Amerikë. Roli i partneres së tij iu ofrua yllit Katie Homles por ajo refuzoi duke thënë: “E kush është ky?!”. I pyetur rreth këtij refuzimi, Tatlitug është përpjekur të shmanget. “E kam me nxitim. Këto janë gjëra të parëndësishme e për të cilat nuk kam dëshirë të flas”, ka thënë ai./ revistawho.com

Skandal me pullë të kuqe në burgun e minorenëve, djemtë detyroheshin të bënin seks me kujdestaret

$
0
0

Një skandal me pullë të kuqe ka ndodhur në burgun e minorenëve Horizon, në lagjen njujorkeze të Bronksit. I gjithë institucioni është marrë nën vëzhgim dhe pritet të procedohet pas deklaratave të Franklin Maldonado, një 18-vjeçar që akuzon rojet femra se kanë përdhunuar të burgosurit e rinj, duke i përdorur si skllevër seksi në këmbim të favoreve për një jetë më të lehtë brenda burgut.

Franklin ka zbuluar se gjatë vitit 2013-2014 kur ishte 14-15 vjeç në Horizon, kishte pasur raporte të vazhdueshme seksuale me Natalie Medford, përgjegjëse e strukturës. Sipas rrëfimit të tij gruaja i kishte thënë se nëse djaloshi do t’i plotësonte nevojat e saj, do të ishte i mbrojtur nga dënimet disiplinore e gjthashtu do të gëzonte disa privilegje si përdorimi i celularit, mundësia për të parë filma ” të veçantë”, më shumë ushqim dhe kurrë në dënim. “Nuk kisha zgjidhje dhe ajo bënte gjithçka për të më bindur se po bëja gjënë e duhur”, ka thënë ai. Prej atij momenti, kujdestarja filloi ta merrte rregullisht nga qelia për ta çuar në zyrën e saj.

“Me sa di unë, në atë periudhë kishte edhe një kujdestare tjetër që bënte të njëjtën gjë, abuzonte seksualisht me një djalë tjetër. Burrat që punonin aty bënin sikur nuk kuptonin, fshihnin kokën “poshtë rërës”. Një roje një ditë më tha se ishte e zakonshme që koleget e tj të bënin seks me të dënuarit”, ka thënë djaloshi.

Tani e gjithë ngjarja ka shkuar në duart e autoriteteve që kanë nisur hetimet dhe kjo frymë në burgun e minorenëve i ka ditët e numëruara./ revistawho.com

FOTO NE BRENDESI/ Kapen “mat” në aeroport, ja ku po shkojnë Tuna, Patrisi dhe Tian

$
0
0

Gjatë verës çifti Tuna e Patris dhe vogëlushi i tyre Tian kanë lëvizur nëpër vende të ndryshme, sa në Shkup, Prishtinë, Brezovicë apo edhe në plazhet e jugut të Shqipërisë. Por për ta pushimet ende nuk kanë mbaruar.

“Prive” ka publikuar një foto nga aeroporti i Prishtinës ku duket Tuna, Patrisi dhe Tiani gati për udhëtim. Ata janë në pritje të fluturojnë drejt Stambollit. Mësohet se stacioni i fundit veror për çiftin është Turqia dhe një resort luksoz atje.

Edhe Patrisi, në profilin e tij në Instagram, ka postuar një foto ku duken tri duart e familjes: e tij, Tunës dhe Tianit në karrocë.


Ushqimet dhe pijet që duhet t’i shmangni pas orës 19:00

$
0
0

Çdo njeri duhet të hajë vaktin e fundit të paktën tri-katër orë para se të flejë. Ekspertët shëndetësorë gjithmonë ua këshillojnë këtë gjë njerëzve sepse, sipas tyre, kjo e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimet tjera shëndetësore.

Sidoqoftë, kjo nuk mbetet më vetëm këshillë, sepse një hulumtim i ri sapo e ka verifikuar këtë gjë. Hulumtimi turk me 700 të rritur tregon se njerëzit që hanë pas orës 19:00 kanë rritje drastike të shtypjes së gjakut, gjë që i bën ata më të prirë për shumë sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Studiuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se ngrënia e liron një sërë hormonesh të stresit kur trupi duhet të relaksohet.

Ditëve të sotme shumë njerëz e harrojnë faktin se koha kur hanë bukë është po aq e rëndësishme se ajo çka hanë. Momentin e parë që ndjehen pak të uritur, ata mendojnë vetëm për ushqim. Ushqimi është kthyer në shpërblim, në zbutës stresi ose diçka tjetër që nuk ka të bëjë me urinë.

Kjo zakonisht ndodh me punëtorët të cilët me padurim presin të hanë dhe pinë diçka pas një dite të lodhshme në punë.

Sidoqoftë, nëse i përkitni kategorisë së lartcekur të njerëzve, është koha të dini se ka pije dhe ushqime të caktuara – të cilat nëse konsumohen pas orës 19:00 – mund të shkaktojnë fitimin e peshës dhe sëmundjet e zemrës.

– Kafeina

– Alkooli

– Mishi i kuq

– Ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës

– Ushqimet me përqindje të lartë të sheqerit

Çfarë është lumturia? Ja çfarë thonë të famshmit që e kanë provuar…

$
0
0

10. “Lumturia nuk është diçka e gatshme. Ajo vjen nga veprimet që ju bëni” – Dalai Lama

9. “Lumturia është si një puthje. Duhet ta ndani atë, për ta shijuar” – Bernard Meltzer

8. “Pjesa më e madhe e mjerimit tonë ose e palumturisë tonë, nuk përcaktohet nga rrethanat tona por nga gatishmëria jonë” – Martha Washington

7. “Mos harroni se njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin më shumë, por ata që japin më shumë” – H. Jackson Brown, Jr.

6. “Veprimi mund të mos sjellë gjithmonë lumturi, por nuk ka lumturi pa veprim” – Benjamin Disraeli

5. “Lumturia nuk është mungesa e problemeve, është aftësia për t’u përballur me ta” – Steve Maraboli

4. “Nëse dëshironi lumturi për një orë, merrni një sy gjumë.

Nëse dëshironi lumturi për një ditë – shkoni në peshkim.

Nëse dëshironi lumturi për një vit – trashëgoni një pasuri.

Nëse dëshironi lumturi për një jetë të tërë – ndihmoni dikë tjetër” – Proverb kinez

3. “Njerëzit e lumtur janë të bukur, bëhen si pasqyrë dhe e pasqyrojnë atë lumturi” – Drew Barrymore

2. “Gjithkush dëshiron të jetojë në majë të malit, por e gjithë lumturia dhe rritja personale, ndodhin gjatë kohës që jeni duke u ngjitur” – Andy Rooney

1. “Lumturia nuk është një objektiv … Është një nënprodukt i një jete të jetuar mirë” – Eleanor Roosevelt / Bota.al

FOTO/ Shkruani në Google Translate ‘Djali i hallës’, do të qeshni me lot me përkthimin që i bëhet

$
0
0

Google është mjeti më i mirë e më i shpejtë në botë, për këtë s’ka aspak dyshim. Por siç duket gjigandi “Google” jo në çdo gjë është perfekt, të pakgten kur flitet për gjuhën shqipe.

Produkti tashmë i njohur në pothuajse gjithë botën “Google Translate” ka vite të tëra që i ofron shërbimet e përkthimit në gjuhën shqipe nga gjuhët e huaja, ose anasjelltas. Për gjithë këto vite Google ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta rregulluar dhe përmirësuar këtë produkt, e ende ka ngecje të shumta.

Sot kemi parë një gjë interesante tek ky produkt në gjuhën shqipe, kur kemi provuar ta përkthejmë fjalën “Djali i hallës”.

Nëse në Google Translate e shkruani “djali i halles” në gjuhën angleze përkthimi do t’u dale “Son of a bitch”, e që nuk i përshtatet aspak fjalisë origjinale. “Son of a bitch” e ka kuptimin “I biri i ku***”./ syri.net

Image

Themeluesi dhe drejtuesi i programit të famshëm italian “Zelig”, në Tiranë për dasmën e Bes Kallakut

$
0
0

Giancarlo Bozzo është një emër shumë i rëndësishëm i medias dhe televizionit në Itali. Në vitin 1986 ai krijoi spektaklin e parë kabare, që sot 30 vjet më vonë mban emrin “Zelig”. Një nga programet kult të humorit italian, që radhitet prej vitesh në majat e audiencës. Në këtë spektakël, ka fituar audiocionin edhe aktori shqiptar Bes Kallaku, i cili thuhet se së shpejti do të nisë një karrierë të suksesshme në Itali. Por përpara kësaj Besi ka një “punë” tjetër shumë më të rëndësishme për të kryer. Duhet të martohet me të bukurën Xhensila Myrtezaj. Pas shumë vitesh dashuri ata do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit pikërisht sonte. Në mesin e të ftuarve është edhe italiani Bozzo, i cili ka ardhur enkas në Tiranë për këtë dasmë. Aktori ynë e ka falenderuar pak më parë edhe në Instagram./ revistawho.com

Un post condiviso da bes kallaku (@bes_kallaku) in data:

Aktorja e “Portokalli”-së bëhet gati për dasmë: Të bëhemi të bukura se martojmë Bes Kallakun

$
0
0

Aktorja simpatike e “Portokalli”-së Albana Perhati, nuk mund ta kalonte pa batuta këtë ditë të veçantë, kur martohet kolegu i saj Bes Kallaku. Aktorja e talentuar e disa prej personazheve më të spikatur në spektaklin e humorit të “Top Channel” ka publikuar në Instagramin e saj disa postime për dasmën e Besit dhe Xhensilës. Sigurisht me shumë humor… Në fillim ajo ka thënë se do hajë pak që të shijojë dasmën por ndërkohë ka fotografuar një picë. Ndërsa pak më parë, “Bukra” ka bërë një trajtim fytyre që të jetë sa më e bukur sonte. Ajo është shfaqur me maskën e zezë, por me siguri në mbrëmje do të bëhet një yll./ revistawho.com

Viewing all 25704 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>